LIVE UPDATES
Politike

"Rroga minimale do të jetë 500 euro"/ Berisha: Ky minimum jetik prej 200 eurosh do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr

Berisha gjithashtu u ndal edhe te vendosja e minimumit jetik, i cili do të jetë 200 euro dhe do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak ose nuk merr fare.

2 Dhjetor 2024, 18:10 Nga E. D
"Rroga minimale do të jetë 500 euro"/ Berisha: Ky minimum
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi projektin ekonomik të PD-së, ku premtoi se rroga minimale do të jetë 500 euro. Berisha gjithashtu u ndal edhe te vendosja e minimumit jetik, i cili do të jetë 200 euro dhe do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak ose nuk merr fare.

"Në qoftë se, kemi të ardhura të supozojmë 100 lekë, ato do përdoren për realizimin e të gjitha objektivave tona për investimin tek njeriu, tek jeta e tij, tek përballimi i saj, etk begatimi i tij dhe pastaj do kenë destinacion tjetër. Jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë pregatitur programin, por mirënjohës edhe deputetëve dhe departamentet për amendamentet që kanë pregatitur. Sigurisht, këto amendamente nuk votohen, por këto amendamente janë hipoteka jonë, janë zotimi ynë solemn për t’i votuar në buxhetin e parë të PD.

Për të vendosur në buxhetin e parë të PD, minumin jetin, 200 si fillim dhe është 3 herë më i vogël se në Itali. Atje, i kanë më lirë ushqimet se sa këtu. Pra, të mos mendojmë se, pensionisti shqiptar ka të drejtë 100 herë, 1000 herë të krahasohet, sepse bashkëmoshatari i tij i blen më lirë ushqimet në Itali se sa këtu, apo në Greqi, dhe ky është hapi i parë.

Ky minimum jetik do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr. Mbi këtë minimum jetik, do të rriten pensionet me 20% me objektiv, dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale. Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë.

Sigurisht, që, po të punosh me skllevër, fiton më shumë. Po ne nuk jemi e asaj filozofie. Njerëzit që punojnë duhet të paguhen të paktën 500 euro, është minimum. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo. Nuk ka për të lëvizur. Sepse, rroga maksimale që ta dini ju, të nderuar miq, i kemi më të larta se në Kroaci, se në Slloveni, se në vende të tjera. Sigurisht, në konceptin e vjetër kjo ndodh, kur nuk ke asnjë lloj karakteri human as njerëzor, i lejon vetes një gjë të tillë.

Duhet të ritheksoj këtu, nuk premtohet dhe nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme. Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë? Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqitparë se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo. Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur? Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%? Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës