LIVE UPDATES
Politike

Benet Beci betohet si kryebashkiak i Shkodrës: Do të jetë bashkia ku ndahen punët, do ketë ndryshime

Në fjalën e tij ai premtoi se do të punojë me përkushti për çdo banor të këtij qyteti.

19 Qershor 2023, 14:11 Nga I.A
Benet Beci betohet si kryebashkiak i Shkodrës: Do të jetë bashkia
Benet Beci

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka marrë zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Beci gjatë fjalës së tij para Këshillit Bashkiak, ka falenderuar paraardhësin e tij për detyrën e bërë, ndërkohë që ka shtuar se në këtë bashki do të ketë ndryshime të mëdha. Në fjalën e tij ai premtoi se do të punojë me përkushti për çdo banor të këtij qyteti. Po ashtu Beci tha se besimi që i dhanë qytetarët shkodranë është garanci për sukses.

"Së pari më lejoni t’i uroj të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e këshillit bashkiak për detyrën. Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave. Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave.

Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë. Të nderuar këshilltarë, Pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), te ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie a një grupimi.  Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë. Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet. Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim. Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët! Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve," tha Beci.

beneti beci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj