Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një prej tyre ishte dhe pretendimi se Hyseni kishte shkuar për të zhvilluar një takim në Beograd.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për mediat se drejtues të Shërbimit Informativ të Shtetit janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Pas anulimit të dëgjesës së shefes së SHISH, Vlora Hysenit, jashtë për mediat Salianji ka treguar çështjet për të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Një prej tyre ishte dhe pretendimi se Hyseni kishte shkuar për të zhvilluar një takim në Beograd.
"Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për drejtuesen e re të SHISH, për të cilat dhe i pyeta. Pyeta nëse ka pasur shkarkim nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës të zonjës Hyseni për shkak të lidhjeve me Serbinë apo jo. Pyetje që mori të gjithë sherrnajën dhe bëri që komisioni të mbyllej. Pyetja e dytë që është shqetësuese për publikun, është që a ka pasur para, gjatë, apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH, udhëtim në Beograd, siç media ka raportuar. Shqetësimi i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me shpartallimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militanët e PS-së.
Shqetësimi i katërt, ku dhe u mbyll mbledhja, ishte që drejtues të atij shërbimi informativ apo nga shërbime të shteteve partnere janë kapur duke bërë shantazh, duke u përfshirë në veprimtarinë kriminale dhe për këtë po e pyesja me iniciale. U mbyll mbledhja.
Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, mund t’i bëjnë këto me njerëz të pamundur, por kur goxojnë ta bëjnë edhe me ne, do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithë frika e drejtuesve, ishte frika se ishte vendosur para kamerave. Bënë luftë me mediat për të mos i dhënë mundësinë publikut nëse ka paligjshmëri në vendosjen e saj, një shqetësim që është ngritur ka qenë mungesa e bashkëpunimit të SHISH me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Do të jetë në një moment tjetër. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për deputetët,"-tha në prononcimin e tij, Salianji.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit...
Pamje nga Komisioni i Sigurise TIRANË- Anulohet dëgjesa e shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit tek Komisioni i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Sali Berisha, tha se nga projektligji i opozitës për minimumin jetik prej 200 eurosh do përfitojnë 1...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot se fondet për pagesën prej 200 eurosh për minimumin jeti...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha se pagesa prej 200 eurosh për qytetarët është nj&e...
Komisioni per çeshtjet ligjore TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriu...
Pamje nga Komisioni i Sigurise TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e...
Nasip Naço TIRANË- Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Deputetët e ...
Pamje nga Komisioni TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale u përfshi në debate të fortë...
Foto ilustruese TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkojnë që të mblidhet Komisioni i Sigurisë dhe të...