LIVE UPDATES
Politike

U vendos përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, kandidati i 'BF': E drejta shkoi në vend! Qytetarët, gati të dalin sërish për të votuar

Ndërsa i pyetur nëse janë bërë denoncime për këto shkelje, ai u shpreh se kjo është njësoj sikur të bësh luftë me mullinjtë e erës.

15 Qershor 2023, 19:26 Nga I.A
U vendos përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, kandidati i
Shkëlqim Hoxha

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që në këtë bashki të përsëriten zgjedhjet. Në një lidhje telefonike për “Panorama TV”, Hoxha tha se prisnin edhe më shumë, pasi kërkesa ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por theksoi se e drejta shkoi në vend. Hoxha tha gjithashtu se qytetarët e Rrogozhinës janë gati që të dalin sërish në zgjedhje, ndërsa u shpreh i bindur në fitore.

“Prisnim edhe më shumë, por e drejta shkoi në vend sepse ajo ishte diçka shumë e hapur dhe flagrante dhe kryetari i bashkisë nuk mund të vendosej nga një kuti e krijuar jashtë rregullave dhe pa vendim KQZ. Kërkesa jonë ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por siç duket Kolegji e ka gjykuar kështu dhe u vendos që të përsëriten zgjedhjet duke e quajtur të pavlefshme kutinë e burgut dhe duke përsëritur zgjedhjet në gjithë bashkinë. Unë deri këtu kam ardhur me mbështetjen e qytetarëve dhe kanë qenë ata që më kanë mbështetur çdo ditë. Mendoj se ata janë gati të dalin edhe njëherë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Ne problemin kryesor e kemi pasur me kutinë e burgut sepse është ngritur pa vendim KQZ dhe KZAZ. Është njëlloj sikur të mblidhen një grup njerëzish dhe të thonë hajde të ngremë një qendër votimi. Kjo ka qenë shkelje flagrante. Pastaj ka pasur edhe shkelje të tjera, nuk ka pasur rregulla fushate, janë ndarë lekë, janë shtruar rrugë”, tha Hoxha.

Ndërsa i pyetur nëse janë bërë denoncime për këto shkelje, ai u shpreh se kjo është njësoj sikur të bësh luftë me mullinjtë e erës.

“Ne presim që vota e qytetarëve të shkojë aty ku ishte nisur. Unë jam i bindur 100% se do kemi rezultat më të mirë dhe do shpallem fitues. Tentativa do të ketë dhe jam i sigurt që do ketë, por ne do bëjmë punën tonë. Por këtë radhë dimë ku janë pikat e dobëta," tha Hoxha.

shkëlqim hoxha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë