Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu gratë socialiste shprehen se ky është një akt dhune i papranueshëm dhe i dënueshëm, që cënon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave.
TIRANË- Deputetet e PS-s kanë reaguar pasi deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu shtyu me forcë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit Milva Ekonominë. Sipas tyre ky është një akt dhune dhe sulmi jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën.
Gjithashtu gratë socialiste shprehen se ky është një akt dhune i papranueshëm dhe i dënueshëm, që cënon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave. Më tej deputetet e PS-s thanë se "Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit".
Reagimi:
Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi, është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.
Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.
Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.
Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.
Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.
Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës s&eu...
Mbledhja TIRANË- Një incident ka ndodhur teksa deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në sallën e ...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij n...
Salianji TIRANË- Avokati i Ervin Salianji ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa p&e...
Komisioni TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncensionet në Shëndetësi dhe Check-Up ka rezultuar ditën e ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të m...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së zhvilluar me deputet...
Silvi Bardhi TIRANË- Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për medi...
Hil Curri TIRANË- Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama n&eu...
Mediu TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ...