9 Tetor 2024, 15:06
Nga M.B
Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i cili tha se sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputeti i përjashtuar i opozitës, Xhelal Mziu. Lidhur me këtë Bardhi tha se kurrë s' ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima, trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel, të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
Ai ka shtuar se me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Gjithashtu Bardhi thotë se apelon çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës.
REAGIMI I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.
Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.
Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar.
ps pd
Politike
9 Tetor 2024, 14:33
I.A
Mbledhja
TIRANË- Një incident ka ndodhur teksa deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në sallën e ...
Politike
9 Tetor 2024, 14:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij n...
Politike
9 Tetor 2024, 14:15
N.F
Salianji
TIRANË- Avokati i Ervin Salianji ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa p&e...
Politike
9 Tetor 2024, 13:28
I.A
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncensionet në Shëndetësi dhe Check-Up ka rezultuar ditën e ...
Politike
9 Tetor 2024, 13:49
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të m...
Politike
9 Tetor 2024, 13:46
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së zhvilluar me deputet...
Politike
9 Tetor 2024, 13:46
N.F
Silvi Bardhi
TIRANË- Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për medi...
Politike
9 Tetor 2024, 12:48
I.A
Hil Curri
TIRANË- Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama n&eu...
Politike
9 Tetor 2024, 12:41
N.F
Mediu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ...
Politike
9 Tetor 2024, 12:42
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ndërhyrë në zyrën ku mbahet mbledhja e Ko...