LIVE UPDATES
Politike

"Pushteti fabrikoi lajm të rreme duke përdorur një foshnjë", PD: Thirrja për ambulancë u ishte refuzar! Familjarët e transportuan me makinë private drejt spitalit

Ajo shtoi se zonja në fjalë e di se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital. Bardhi theksoi se shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla.

9 Tetor 2024, 13:46 Nga N.F
"Pushteti fabrikoi lajm të rreme duke përdorur një
Silvi Bardhi

TIRANË- Koordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat në lidhje me lindjen e një foshnjë në makinë gjatë protestës së 7 tetorit në Tiranë. Gjatë fjalës së saj Bardhi u shpreh se ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet.

Ajo shtoi se zonja në fjalë e di se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital. Bardhi theksoi se shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla.

Sipas saj pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur. Bardhi theksoi se zonja e dinte të vërtetën se thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Prandaj familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.

Deklarata e Bardhit:

Përshëndetje! Si nënë, si qytetare e Tiranës por edhe si grua e aktivizuar në Partisë Demokratike, dua së pari t’i uroj shëndet të plotë nënës së re dhe jetë të gjatë fëmijës që u lind më 7 tetor, ditën e marshimit popullor në kryeqytet.

Le të jetë ky fëmijë një ogur i mirë për vendin dhe frymën e lirisë dhe protestes, kundër abuzimeve dhe së keqes në pushtet! Zonja në fjalë e di, siç e di tashmë edhe publiku, se arsyeja për këtë lindje të pazakontë nuk ishte protesta e opozitës, por refuzimi i autoriteteve për t’i dërguar në banesë ambulancën që do ta transportonte në spital.

Shtatzania e kësaj nëne të re, u përdor nga Partia Socialiste, e cila është specialiste në mashtrime të tilla. Kujtoni pak rastin e Griseldës së Kavajës, partnere e ish-kryebashkiakut socialist të qytetit, e cila jo vetëm “u mor peng nga pushteti i Berishës” por edhe iu hoq fëmija në bark. Ky makabritet i sajuar iu përcoll me një letër alarmante të gjitha institucioneve ndërkombëtare nga zyrat e PS.

Fëmija doli jastëk dhe rrëmbimi i stisur si pjesë e konflikteve në çift, por askush në PS nuk kërkoi falje as pati turp. Kuzhinierët e së keqes në qeverinë Rama, fabrikuan edhe kësaj here një shtatzani problematike, lindjen e një nëne në makinë si pasojë e protestave të Berishës.

Edhe këtë herë mashtruan, falsifikuan dhe përhapën dezinformim. Si me magji, ekzaktësisht i njëjti titull u shfaq në të gjitha mediat që kontrollohen nga Rama, nga televizionet kombëtare deri te portalet e vogla të gjobvënies.

Pushteti u mundua me çdo kusht të denigrojë opozitën me një lajm të shpikur. Pushteti u mundua gjithashtu të përdorte nënë e re si dëshmitare të rreme, por ajo me integritet qytetar refuzoi të takonte ministren e Shëndetësisë, si edhe të flasë në media variantin që i kishin parapërgatitur. Zonja e dinte të vërtetën: thirrja në numrin e Urgjencës dhe kërkesa për Ambulancën i ishte refuzar. Në këto kushte familjarët e kishin transportuar me makinë private drejt spitalit.

pd silbi bardhi lindje protesta e 7 tetorit 2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet