LIVE UPDATES
Politike

"Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat"/ Rama për DW: Dorëheqja nuk do të jetë opsion, jam mandatuar nga 868 mijë shqiptarë për ta çuar Shqipërinë në BE

I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve. Ai gjithashtu deklaroi se dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion, duke theksuar se mandati i tij është për të përmbyllur procesin e negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

2 Korrik 2026, 18:46 Nga E. D
"Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat"/ Rama për DW:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur rreth protestave që po mbahen prej më shumë se një muajsh, Inteligjencën Artificiale dhe demokracinë. Kryeministri u pyet lidhur me zhvillimet turistike në bregdet dhe nëse Inteligjenca Artificiale mund të luajë rol në mbikëqyrjen e investimeve. Në përgjigje, Rama tha se nuk sheh lidhje mes dy çështjeve, por theksoi se IA mund të ndihmojë në rritjen e njohurive dhe aftësisë për tu informuar dhe këshilluar.

Gjatë intervistës, Rama u pyet edhe për projektet turistike dhe akuzat për privatizimin e hapësirës publike, deklarata të cilat lideri i qeverisë i hodhi poshtë. Sa i përket ndryshimeve ligjore të vitit 2024 për mbrojtjen e mjedisit, Rama tha se janë bërë ndryshime në ligj, por jo në thelb dhe sipas tij, nuk janë bërë shkelje të standardeve dhe kritereve europiane. 

Duke folur për Inteligjencën Artificiale dhe algoritmet e rrjeteve sociale, Rama u shpreh se algoritmet favorizojnë përmbajtje që nxisin zemërim dhe frikë. I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve. Ai gjithashtu deklaroi se dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion, duke theksuar se mandati i tij është për të përmbyllur procesin e negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fund të intervistës, Rama u pyet se nëse nuk do të ishte kryeministër a do tu bashkohej protestave për çështje si shëndetësia apo administrata, për të cilën kreu i qeverisë tha se nuk do ta bënte nëse do të bazohej te faktet dhe informacioni i vërtetë. Ai shtoi më tej se probleme si shëndetësia, arsim dhe fusha të tjera kanë ekzistuar prej kohësh, janë trajtuar pjesërisht dhe se qeveria ka mandatin para për të vijuar zgjidhjen e tyre. 

Intervista e Plotë:

DW: Kryeministër Edi Rama, jemi këtu në “Jahrhunderthalle” dhe sapo ju dëgjova të mbani një fjalim kryesor, ku folët për Inteligjencën Artificiale dhe demokracinë, pushtetin dhe qeverisjen. Shqipëria është në pritje të një prurjeje të madhe parash. Po flasim për 4 miliardë euro që vijnë nga zhvillimet turistike në vijën bregdetare. Mendoj se pyetja ime hapëse është se çfarë roli do të luajë Inteligjenca Artificiale në mbikëqyrjen e këtyre parave? 

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk shoh lidhje mes të dyjave, por ajo që mund të them është se përmes Inteligjencës Artificiale, ne mund t'i japim vetes çdo ditë më shumë njohuri dhe mund të përfitojmë nga një ndihmë që është absolutisht e paimagjinueshme në aftësinë për të na informuar, në aftësinë për të na këshilluar. Pra, aty do të shkojë gjithçka.

DW: Po në lidhje me çështjen e besimit? Ju folët për arkitekturën e pushtetit. Për momentin, në Shqipëri, ka një thyerje besimi tek ajo "arkitekturë". Demonstruesit po flasin për mungesën e konsultimit dhe mbikëqyrjes demokratike, mungesën e konsultimit me publikun dhe mbikëqyrjen. Si do t'i siguroni ata se kjo do të ndodhë?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Në Shqipëri nuk është thyer besimi. Në Shqipëri, ekziston një shembull i bukur i lirisë, i demokracisë në veprim, i një bulevardi që u përket njerëzve nga të gjitha sferat e jetës që kanë pikëpamjen e tyre, që duan që zëri i tyre të dëgjohet. Pra, kjo është një meritë për Shqipërinë dhe ky nuk është problem për Shqipërinë. Ky është një shembull i shkëlqyer se sa larg kemi arritur, duke kujtuar se në të njëjtin bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm gjatë jetës sonë politike, u vranë njerëz duke protesuar. Pra, do të thoja se ky është një shembull i bukur që Shqipëria po i tregon botës dhe është një shembull shumë unik për rajonin tonë.

DW: Do të doja shumë të flisja me ju për bukurinë, sepse si artist, ju e kuptoni rëndësinë e bukurisë dhe e kuptoni se si transformimi publik i hapësirës mund të ndryshojë mënyrën se si një komb ndihet për veten. Nëse e ardhmja e Shqipërisë duket si një resort luksoz Trump-Kushner, çfarë tregon kjo për Shqipërinë që po krijoni?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Para së gjithash, mund të më japin leksione për shumë gjëra - për ekonominë, për çështjet ligjore, për bujqësinë, për kujdesin shëndetësor - por ka një gjë për të cilën askush nuk mund të më bëjë leksione dhe kjo është bukuria. Dhe jo sepse jam artist, por sepse kam shërbyer si ministër i Kulturës, kam shërbyer si kryetar bashkie dhe po shërbej si kryeministër, duke e bazuar pikërisht të gjithë mendimin tim te bukuria. Dhe transformimi i hapësirës publike dhe transformimi i hapësirave urbane ka qenë pjesë e rrugëtimit tim. Dhe nëse Shqipëria sot po mirëpret 12 milionë turistë, është falë kësaj përpjekjeje. Pra, bukuria është diçka në të cilën besoj, është diçka për të cilën luftoj. Tani, ju sillni emra këtu sepse jeni paragjykuese. Nuk jam në gjendje të përgjigjem...

DW: A është kjo..?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Jo, jo, më lejoni të përfundoj. Nuk jam në gjendje të përgjigjem sepse ju përmendni emra. "Si mund të duket një projekt nga Trump dhe Kushner?" Çfarë është kjo pyetje? Si mund t‘i përgjigjesh? Unë nuk po përmend  asnjë projekt.  Projekti është duke u zhvilluar dhe kur të jetë gati, atëherë do ta diskutojmë projektin. Nuk do të diskutojmë për njerëz, personazhe dhe beteja ideologjike me njerëz. Këto janë betejat tuaja. Mund t'i bëni ju, por nuk është beteja ime. Beteja ime është të sjell në Shqipëri investime të huaja direkte. Beteja ime është të nxis zhvillime që do të jenë absolutisht - jo thjesht të shkëlqyera për Shqipërinë, por do të jenë një dhuratë për Europën.

DW: A është privatizimi i hapësirës publike një çmim që jeni të përgatitur ta paguani për këtë transformim?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Kjo është një tjetër gënjeshtër që po thuhet shpesh dhe është bërë fakt, të cilin ju tani po e përdorni për të ngritur një pyetje, sepse nuk ka privatizim të hapësirës publike. E thjeshtë! Nuk ka! Është gënjeshtër.

DW: Ju mund të garantoni që të gjithë do të kenë qasje…

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk është se mund ta garantoj. Jetojmë në një qytetërim, i cili që nga koha e romakëve ka marrë një vendim shumë të thjeshtë: Kushdo që bën akuza duhet të japë prova. Ju jeni gazetare, apo jo? Dhe jeni këtu për të informuar audiencën tuaj. Dhe pyetja juaj bazohet në një gënjeshtër. Dhe më pyesni për "garanci", ndërsa duhet të më tregoni se ku është privatizimi dhe ku është ndonjë e dhënë që keni gjetur që ju shqetëson se do të ketë privatizim të tokës publike. Nuk do të ketë! Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë.

DW: Në vitin 2024, ligjet e Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit u ndryshuan me qëllim hapjen e rrugës për turizmin e hoteleve luksoze. Dhe kjo është diçka që i ka shqetësuar njerëzit në Shqipëri, së bashku me shqetësimet e tyre për mungesën e konsultimit publik. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Unë mendoj se, përsëri, faktet janë shumë të rëndësishme. Por përsëri, faktet lihen mënjanë. Sepse po, ne kemi bërë ndryshime në ligj. Por a e dini çfarë? Ne nuk e ndryshuam thelbin e ligjit dhe ndryshimet tona nuk janë në shkelje të standardeve dhe kritereve europiane, të cilat do të sigurohemi që të verifikohen përmes një procesi që ka të bëjë me negociatat tona. Pra, përsëri, paragjykimet nuk janë argumente dhe insinuatat nuk janë fakte. Dhe faktet janë e vetmja gjë që kam. Nëse keni fakte për të sfiduar faktet e mia, ju lutem m’i sillni. Por nëse keni paragjykime dhe nëse keni beteja ideologjike për të bërë me Trump dhe nëse keni gjëra të tjera në mendje, jeni të lirë t'i keni ato, por unë nuk mund t'ju ndihmoj me përgjigjet e mia.

DW: Në fjalimin tuaj ju folët për zemëratën digjitale. Ju shpikët fjalën "angerithm". Dhe gjithashtu folët për përvojën shumë pozitive të qeverisë suaj me përdorimin e AI-së, duke përfshirë edhe futjen në punë të një ministreje që është edhe vetë një algoritëm i Inteligjencës Artificiale. Nëse jemi në një situatë ku kemi përdorim të mirë algoritmik dhe atë që ju e keni quajtur përdorim të keq algoritmik - ose edhe përdorim të rrezikshëm algoritmik - ku na çon kjo? A na çon kjo në një situatë kontrolli qeveritar të algoritmeve?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk ka një gjë të tillë, pra përdorim të mirë algoritmik, sepse algoritmit nuk i pëlqen e vërteta e mërzitshme. Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat argëtuese. Algoritmi nuk i pëlqen nuancat. Algoritmit i pëlqen skandali. Algoritmit nuk i pëlqen paqja dhe dashuria. Algoritmit i pëlqen zemërimi dhe frika. Sepse është natyra njerëzore që tërhiqet më shumë nga të gjitha këto. Dhe nuk është puna ime të them se si mund të zgjidhet kjo, në një shoqëri demokratike, si Europa. Por mendoj se Europa dhe bota demokratike po bëjnë një gabim, që një ditë mund të jetë arsyeja e fundit të demokracisë, e cila është pranimi i lirisë së “reach”, si një zgjatim i lirisë së fjalës. Liria e “reach” (shtrirjes) nuk është liri e fjalës. Liria e shtrirjes është ajo që diktaturat kishin si armën e tyre më vdekjeprurëse kundër lirisë. Të hyjnë në tru dhe të mbjellin atje të vërtetën e tyre, duke shtypur çdo të vërtetë tjetër. Algoritmi nuk ka nevojë të shtypë me polici sekrete ose me gjyqtarë të kontrolluar. Algoritmi shtyp përmes mbytjes dhe përmes amplifikimit. Duke amplifikuar gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën. Çdo studim thotë se ajo që shpërblehet në mediat sociale janë gënjeshtrat. Ajo që pranohet më pak, është e vërteta.

DW: Zoti Rama, protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e tyre të dytë. Në ditët e para keni thënë që për herë të parë në gjithë këto vite qeverisjeje, ju keni konsideruar, e keni menduar dorëheqjen. Para pak ditësh thatë që ky nuk është një opsion, pasi jeni votëbesuar nga populli shqiptar për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Janë dy versione të kundërta. Pas një muaji protestash, cili është qëndrimi juaj?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk janë dy versione të kundërta. Unë kam ndarë në grupin parlamentar opinionet e mia dhe kam shprehur një ndjesi lidhur me faktin se unë jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për t'i bërë gjërat, jo për t'u tërhequr zvarrë. Dhe ndërkohë, dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion për një arsye shumë të thjeshtë: sepse unë jam mandatuar së bashku me Partinë Socialiste nga 868 mijë shqiptarë për të realizuar misionin e mbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dhe ky është një mision historik që nuk mund të lihet në mes për asnjë arsye. Dhe për më tepër pastaj, për faktin se një pjesë e qytetarëve zgjedhin të protestojnë. Nga ana tjetër, protesta është diçka jashtëzakonisht kuptimplotë për Shqipërinë, për nivelin e lirisë, për nivelin e demokracisë dhe për faktin që në Shqipëri protestohet. Njerëz nga të gjitha rrugët e jetës dalin, kanë gjërat e tyre për të cilat dalin, ne kemi detyrën t'i dëgjojmë, kemi detyrën ta lexojmë çdo mesazh që ata na japin, dhe këtë po bëjmë.

DW:  Nëse Edi Rama nuk do të ishte në petkun e Kryeministrit, do të kishte dalë të protestonte për spitale më të mira, për ikjen e trurit që vazhdon prej vitesh, për një sistem, për një administratë më të mirë të cilën e akuzuat para pak ditësh, e fajësuat të themi si përgjegjëse?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Unë nuk kam arsye për të menduar që do të dilja aty, nëse do të bazohesha në faktet dhe në informacionin e vërtetë. Nëse do bazohesha në të gjitha llojet e manipulimeve, gënjeshtrave dhe amplifikimeve, patjetër do dilja edhe unë aty. Por faktet dhe informacioni i vërtetë është ndryshe. Pastaj shëndetësia, arsimi edhe të gjithë të tjerat kanë problemet që kanë. Problemet nuk lindën ditën që filloi protesta, problemet kanë qenë aty, janë shtruar në rrugën e zgjidhjes, janë zgjidhur pjesërisht. Dhe për të çuar përpara zgjidhjen e tyre kemi marrë mandatin e popullit shqiptar me shumicën më të madhe ndonjëherë që kur unë udhëheq Partinë Socialiste. Kështu që nuk mundet dot që të çohesh një ditë të bukur dhe të thuash që "unë dua shëndetësi më të mirë dhe kjo qeveri duhet të ikë". Nuk funksionon. Duhet të presësh kur të vijnë zgjedhjet e tjera./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

protestuesja

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim