Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
VIDEO- Vazhdon krimi mjedisor i firmës së ndërtimit “Kontakt” në Mjull Bathore, banorët: Policia na ka braktisur
30 Shtator 2021, 14:38Nga DOSJA
TIRANË– Firma e ndërtimit “Kontakt” në pronësi të ndërtuesit Fatmir Bektashi vijon të thellojë skandalin e krimit mjedisor në periferi të Tiranës, në zonën e quajtur Mjull Bathore. Nga pamjet e publikuara nga JOQ shihet se jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë ditës qindra ton dherash shkarkohen në këtë zonë nga makinat e rënda që janë kthyer në autokolonë.
“Megjithëse kemi marrë në telefon disa herë policinë për të parë se çfarë po ndodh, ata nuk vijnë duke na braktisur të parët,”- thotë një zotëri i moshuar, por siç duket ky krim mjedisor ka edhe mbështetjen e shtetit .
Dosja.al publikoi pamje të tjera nga ky skandal mjedisor një ditë më parë, të dërguara nga vetë banorët e zonës që janë të detyruar të ‘mbyllin gojën’ përpara një masakre të tillë.
Fatmir Bektashi ndërtues që ushtron aktivitetin e tij në Tiranë është duke ngritur kompleksin “Mangalem” në zonën e Ali Demit. Pasi nxjerr dheun nga themelet mbush makinat e tonazhit të rëndë dhe i dërgon ato përgjatë rrugës së senatoriumit, duke përfunduar në Mjull Bathore.
Kush do ta ndalojë?
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Pas situatës kaotike të krijuar në gjykatën e apelit në Korçë si pasojë e shkarkimeve apo dorëheqje e gjyqtarëve nga Vetingu, pamjaftueshmëria e gjyqtarë...
TIRANË– Punimet për ndërtimin e një thertoreje në fshatin e Laknasit, janë ndërprerë, deri më 20 tetor, ditë kur do të zhvillohet dhe seanca gjyqësor...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në një prononcim për “ABC Live” ka deklaruar se nuk ka asnjë gjasë që Aldi Rama, i riu që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha publikoi një video të momentit kur i vendosin lëndë plasëse shtëpisë së një shefi të Stacionit të Policisë...