"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
5 vjet për një gjyq/ Gjykata e Apelit në Korçë ka vetëm katër gjyqtarë
30 Shtator 2021, 14:33Nga DOSJA
Pas situatës kaotike të krijuar në gjykatën e apelit në Korçë si pasojë e shkarkimeve apo dorëheqje e gjyqtarëve nga Vetingu, pamjaftueshmëria e gjyqtarëve dhe vonesat kanë përfshirë edhe gjykatën e shkallës së parë.
Aktualisht në këtë gjykatë ushtrojnë funksionin 4 gjyqtarë nga 14 që duhet të ketë mes tyre edhe kryetarja e gjykatës e cila gjykon një numër të kufizuar çështjesh. Vetingu por edhe arsye të tjera mes të cilave transferime apo ndarje nga jeta e gjyqtareve kanë bërë që gjyqësori i Korçës të shkojë drejt kolapsit.
Ngarkesa e gjyqtarëve nga ana tjetër rrezikon edhe vendime te padrejta dhe në të gjitha rastet të dëmtuar mbeten qytetaret të cilët duhet të presin vite të tëra për të gjetur drejtësi ndërsa edhe kjo e fundit mund të shoqërohet me vendime të gabuara.
Përfaqësues të Dhomës së Avokatisë ngrenë shqetësimin se në këto kushte një qytetari që kërkon drejtësi mund t’i duhen deri në 5 vite për një çështje.
Kur 4 gjyqtarë nuk mjaftojnë as për gjykimin e çështjeve më emergjente përfaqësuesit e Dhomës së Avokatisë apelojnë qe nga njëra anë qytetarët të shmangin çështjet civile dhe të gjejnë vetë zgjidhje ndërsa nga ana tjetër kërkojnë që të gjenden zgjidhje alternative dhe të shmanget mungesa e drejtësisë për qytetarët.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Punimet për ndërtimin e një thertoreje në fshatin e Laknasit, janë ndërprerë, deri më 20 tetor, ditë kur do të zhvillohet dhe seanca gjyqësor...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në një prononcim për “ABC Live” ka deklaruar se nuk ka asnjë gjasë që Aldi Rama, i riu që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha publikoi një video të momentit kur i vendosin lëndë plasëse shtëpisë së një shefi të Stacionit të Policisë...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha. Në një ditë me shi, kryeminis...