Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Gazetari i News24 Erjon Skëndaj ka bërë një rrëfim tronditës sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24. Ai tregoi se në protestën e 16 marsit të opozitës ku raportonte nga terreni, policia i ka hedhur granatë zhurmuese tek këmbët që i ka shkaktuar probleme me dëgjimin.
Duke u interesuar për këtë armë, Skëndaj tha se kishte mësuar se përdorej nga forcat speciale për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë.
“Në protestën e 16 marsit, më hodhën një granatë taktike zhurmuese, isha i vetëm. Sapo kishin kaluar mjetet e ujit me presion dhe nuk kishte njerëz. Jam 30 metra larg nga parlamenti. Isha i identifikuar pasi kisha dhe xhupin e News dhe me kartë. Kam pasur dhe kundragaz. Nuk kishte njerëz ndonjë kalimtar tek-tuk. Të gjithë largohen, jam vetëm unë që filmoj forcat e FNSH dhe më hidhet një granatë zhurmuese që mua më ka shkaktuar dhe një dëm në veshin e majtë. Nuk jam konsultuar duke qenë se jam dhe gazetar i shëndetësisë, do pres 30-40 ditë mos ka rikuperim gradual. Atë ditë dhe dy-tre ditë më pas veshi më oshëtinte.
Unë kam pyetur ish-drejtues të lartë të forcave RENEA, kjo armë është në dispozicion të forcave speciale, përdoret për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Nga informacionet që kam, kjo armë përdoret për këtë gjë. Kjo është përdorur në protestën e 16 shkurtit. Përveç se bën zhurmë shurdhuese, lëshon dhe gaz CS, neutralizues ose lotsjellës”, deklaroi Skëndaj.
Ai tregoi detaje të tjera për këtë lloj gazi kur u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse është i certifikuar për t’u përdorur kundër qytetarëve.
“Nga drejtues të RENEA-s mësova se gazi përdoret i komanduar, tek personat me rrezikshmëri maksimale, jo në masë. Më është thënë që përmbajtja e piperit kur hyn në sistemin e frymëmarrjes, në indet e buta dhe bllokon frymëmarrjen. Duhet paralajmëruar që përdoret”, tha gazetari Skëndaj.
Për gazetarin Skendaj, është fat që nuk ka patur asnjë viktimë gjatë këtyre protestave nga përdorimi i gazit. “CS dhe CN përdoren por në mënyrë të kufizuar. Duhet paralajmëruar që do përdoret ky gaz dhe për personat që vuajnë nga insufiçenca kardiake. E shikoni makinën e ujit, edhe uji ka përmbajtje piperi. Unë mund t’ju them me besim të plotë atë që kam parë te porta sekondare e parlamentit. Protestuesit e mbyllin vetë portën.
Portën e hapën protestuesit dhe e mbyllën po vetë. Në të dyja protestat gazi është përdorur edhe kur nuk ka patur njerëz apo rrezikshmëri për t’iu afruar Kuvendit. Gazi më i rrezikshëm është ai që pompohet në sasi të madhe. Mund të shkojë në 500 metra lartësi. Është fat që nuk ka vdekur ndonjë i sëmurë me zemër.”-u shpreh gazetari Skendaj.
Marrë nga TPZ
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Zyrtarisht qeveria shqiptare thotë se nga autoritetet holandeze nuk ka ardhur asnjë shqetësim për krimin shqiptar. Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda t...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, tha mbrëmjen e sotme se autoritetet shqiptare nuk po bashkëpunojnë siç duhet me autoritetet homologe të Holandës.Si...
TIRANË- Gazetari holandez në Tiranë, Vincent Triest, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka treguar detaje nga një intervistë e zhvilluar me ministrin...
TIRANË- Procesi i dixhitalizimit të mediave dhe ndryshimeve teknologjike, ka bërë që qeveria të ‘hapë thesin’ e tu japë medieve 4 milionë euro ...
TIRANË- Prej disa ditësh shkrimtari dhe njëherësh drejtori i Institutit Kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, është në një debat të fortë me deputetin ...
TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga pasi përfituan më shumë se 34 mijë euro teksa mashtruan një shtetase.Sipas njoftimit të policisë, B. P., 36 vje&cced...
VLORË– Ministri i Brendshëm Sandër Llleshaj ka qenë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Llesha...
TIRANË- Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aeriporti i Rinasit me sigurinë, dhe mundësinë e prishjes së ...
ANGLI– Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh, është paraqitur sot në Gjykatë pasi dyshohet se ka marrë stoli me vlerë 500 mijë paund. Sipas mediave vend...
KUKËS– Një 53-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar nga policia e Kukësit, 53-vjeçari...