Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shemsi Prençi: Deputetët shqiptarë kanë sjellë para nga Holanda
18 Prill 2019, 20:10Nga DOSJA
Zyrtarisht qeveria shqiptare thotë se nga autoritetet holandeze nuk ka ardhur asnjë shqetësim për krimin shqiptar. Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se ky shqetësim nuk ka ardhur në Tiranë. “Absolutisht nuk ka patur një shqetësim nga autoritetet holandeze. Ka patur ftesë për bashkëpunim, që ata elementë kriminalë që janë t’i arrestojmë. Në 7 operacione ndërkombëtare kemi marrë pjesë. Edhe për grupin Bajri ka pas ndarje informacioni. Në tavolinën e drejtorit të policisë së Shtetit nuk kanë ardhur emra për kriminelët shqiptarë në Holandë”, tha zonja Voda.
Por sipas gazetares Klodiana Lala, një pjesë e zyrtarëve të policisë paguhen nga krimet e organizuara.
“Të flasësh që s’ka krim në Shqipëri i bën me nerva dhe shqiptarët”, tha analisti Mark marku.
“Listat e personave që kanë ardhur nga Holanda dhe vende të tjera. Në Policinë e Shtetit ka persona që listat që vijnë, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkret, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht që kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para dhe kanë drejtuar grupe kriminale i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë me biznesmenë kriminelë. Ka pas dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, tha mbrëmjen e sotme se autoritetet shqiptare nuk po bashkëpunojnë siç duhet me autoritetet homologe të Holandës.Si...
TIRANË- Gazetari holandez në Tiranë, Vincent Triest, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka treguar detaje nga një intervistë e zhvilluar me ministrin...
TIRANË- Prej disa ditësh shkrimtari dhe njëherësh drejtori i Institutit Kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, është në një debat të fortë me deputetin ...
TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga pasi përfituan më shumë se 34 mijë euro teksa mashtruan një shtetase.Sipas njoftimit të policisë, B. P., 36 vje&cced...
VLORË– Ministri i Brendshëm Sandër Llleshaj ka qenë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Llesha...
TIRANË- Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aeriporti i Rinasit me sigurinë, dhe mundësinë e prishjes së ...
ANGLI– Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh, është paraqitur sot në Gjykatë pasi dyshohet se ka marrë stoli me vlerë 500 mijë paund. Sipas mediave vend...
SHQIPËRI- Një nismë e pazakontë po bëhet virale në rrjet dhe po mbështetet çdo ditë nga më shumë njerëz. Bojkot kompanive celulare! Shkaku… dihet! R...