LIVE UPDATES
Ekonomi

Policët më të mirë janë ekonomistët

8 Maj 2022, 06:30 Nga DOSJA
Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të narkotikëve (narco(s)). Libri është shkruar si një punë hulumtuese e informacionit, por edhe i investigimit në terren, të zinxhirit të narkotikëve nga “prodhimi në fushë” te shpërndarja e deri te konsumatori. Duke ndjekur zinxhirin nga mbjellja në vendet e Amerikës së Jugut, por jo vetëm, deri në tregjet kryesore të konsumit në shtetet e pasura të veriut, autori e shpjegon këtë aktivitet, duke e përqasur me parimet dhe funksionimin e zinxhirit të furnizimit, konkurrencës përkundrejt marrëveshjeve të fshehta, çështjeve të administrimit të burimeve njerëzore, marketingut dhe françizës, novacionit dhe tregtisë online e deri në diversifikimin në tregje të tjera.

Koncepte të cilat janë më se të natyrshme të përdoren e ndiqen në studimin e bizneseve të ligjshme, nuk janë të pavlefshme edhe për “biznesin” e prodhimit e trafikimit të drogës, apo të tjera të ngjashme me të. Pra, ku qarkullon paraja (kapitali) dhe përfshihen faktorë prodhimi (lëndë e fuqi punëtore), parimet dhe mekanizmat që drejtojnë aktivitetin duket janë të njëjta.Ajo që dallon është klasifikimi në i ligjshëm apo i paligjshëm në bazë të kritereve ligjore, apo të etikës shoqërore e morale në fuqi, në një kohë të caktuar dhe në një territor gjeografik të caktuar. Në të njëjtën logjikë, autori përpiqet të hedhë dritë me arsyeshmërinë dhe efektivitetin e politikave të kontrollit e të ndalimit të këtij trafiku, që përdoren sot nga qeveritë.

Kujtojmë që historia e shoqërisë njerëzore njeh mjaft debate të tilla, ku ngërthehen arsyetimet ekonomike me ato morale e etike, duke arritur në përfundime për të cilat vijon të jetë në dilemë. Pothuaj 90 vite më parë, në 1933, në SHBA, Kongresi hoqi ndalimin mbi prodhimin, transportimin dhe shitjen e pijeve alkoolike. Ndërsa “Ndalimi” ishte i vështirë të gjente zbatim dhe u shoqërua me prodhim dhe shitje të paligjshme, rritje të dhunës së bandave e krimeve të tjera të lidhura me këtë aktivitet, arsyet pro tij ishin nga ato të moralit e të besimit, deri në nevojat për të orientuar përdorimin e drithërave në prodhimin e ushqimeve e jo të alkoolit. Në dekadat e fundit, një tjetër fushatë masive e ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente publike të mbyllura, e shoqëruar edhe me fushatë edukuese mbi dëmin shëndetësor që shkakton, ka pakësuar ndjeshëm konsumin, pa u ndërmarrë ndalime e masa drastike mbi prodhimin dhe tregtimin e tij. Në ballafaqimin e argumenteve ekonomike me ato etiko-morale, një tjetër variabël i rëndësishëm rezulton të jetë edukimi.

Mbi një hulli të tillë argumentesh, autori i “Narconomics” zhvillon mendimin e tij mbi “biznesin e dogës” dhe sfidon politikat e shteteve, të sintetizuar në titullin e kapitullit të fundit “Përse ekonomistët janë oficerët e policisë më të mirët” (i perifrazuar në titullin e këtij shkrimi-recensë). Autori shqyrton ngjashmëritë goditëse ndërmjet menaxherëve të zakonshëm dhe mafiozëve, duke filluar nga dhimbja e kokës për burimet njerëzore deri në kërcënimin që krijojnë shitësit me pakicë online. Ai hedh dritë edhe mbi katër gabimet e mëdha që kanë penguar përpjekjet e zyrtarëve për të trajtuar industrinë e drogës.

Gabimi 1: Obsesioni me ofertën. Sa herë që lufta drejtohet fuqishëm kundër ofertës, sidomos te prodhuesi, rritja e çmimit si pasojë e rënies së prodhimit nuk shoqërohet domosdoshmërisht me frenim të konsumit, pasi kërkesa për drogë duket se ka natyrë joelastike. Për rrjedhojë, kartelet përdorin fuqinë e tyre blerëse për të detyruar prodhuesit të absorbojnë çdo rritje kostosh. Që politika e goditjes së ofertës të ketë efekt, ajo duhet të përqendrohet në fundin e zinxhirit furnizues, te bota e pasur, ku produkti ka mjaft vlerë dhe nëse konfiskohet, mund të shkaktojë njëfarë dëmi të ndjeshëm për shitësit e drogës, si dhe nevojitet të kombinohet edhe me luftën kundër kërkesës.

Gabimi 2: Kursimi i parave në fillim, për t’i paguar më vonë. Në luftën kundër krimit, duke e justifikuar me parullën se “siguria publike nuk ka çmim” dhe marrjen e përkrahjes popullore në këmbim, paratë harxhohen për përforcim, por jo për parandalim. Shkurtimet e fondeve në programet e edukimit dhe të rehabilitimit të shkelësve të ligjit për figura krimi që lidhen me drogën, mund të kursejnë disa para, por nuk sjell efektivitet në luftën kundër trafikut të drogës. Autori citon studime që kanë vlerësuar se për 1 milion dollarë të shpenzuar si fond për luftën kundër ofertës në vendet e origjinës në Amerikën Latine, reduktimi i konsumit të kokainës në SHBA është vetëm 10 kg, e mund të rritet në 20 kg, nëse lufta do të zhvillohej në rrugëtimin e kokainës drejt tregut të konsumit.

Në të kundërt, financimi i programeve të parandalimit të zhvilluara në shkolla arrijnë të reduktojnë konsumin me 25 kg, rezultat që rritet në pakësim prej 100 kg i konsumit nëse fondi 1 milion dollarësh shpenzohet për programe trajtimi të personave të varur nga droga. Trajtimi është dhjetë herë më efektiv sesa përndjekja. Prandaj autori thekson se është koha që bujaria e qeverive me policinë dhe koprracia e tyre për zhvillim, të ndërrojë kah.

Gabimi 3: Veprimi në shkallë vendi kundër një biznesi global. Ndërsa biznesi i drogës sot zhvillohet pa kufi, përpjekjet për ta penguar atë zhvillohen kryesisht brenda kufijve shtetërorë, pa menduar shumë se ç’ndodh përtej kufirit. Këtë situatë, autori e tipizon me terminologjinë amerikano-latine “efekti i furrtareve”, sipas të cilit droga mund të luftohet me sukses në një vend, për t’u shfaqur në një tjetër. Nëse kartelet e drogës janë tashmë biznese globale, nuk ka një autoritet ndërshtetëror për kontrollin e tyre.

Gabimi 4: Ngatërrimi i ndalimit me kontrollin. Autori nxjerr në pah përmasat e frikshme të rritjes së biznesit të drogës, duke ritheksuar dilemën nëse ndalimi është vërtet qasja më efektive për ta vënë atë nën kontroll, për të nxjerrë kartelet nga ky biznes dhe për të mbrojtur publikun.

Prej vitit 1998, kur Kombet e Bashkuara hodhën parullën “Një botë pa drogë: mund t’ia arrijmë”, prodhimi dhe konsumi janë shumëfishuar, pavarësisht fondeve të mëdha të përdorura nga qeveritë për të imponuar ndalimin. Prandaj sugjeron autori, ka ardhur koha të përdoret “një gamë mënyrash” për ta trajtuar këtë “industri”. Pa dashur të arrijmë në përfundime shteruese mbi mënyrat më të dobishme e përshtatshme për të trajtuar biznesin e drogës, qartazi përfitimet do të ndihen në ato vende ku shteti dhe institucionet e tij janë të fortë, veprojnë me integritet dhe përgjegjshmëri. Shtetet me organizim të dobët strukturor e institucional, ku padyshim futet Shqipëria, me shumë gjasë do të korrin më shumë frytet e hidhura dhe të helmëta të legalizimit apo përdorimit të “gamës së mënyrave” për trajtimin e drogave, të lehta apo të forta, sesa përfitimet e shumëpërfolura teorike.

Marrë nga Monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi policët tom wainwright policët tom wainwright

Sondazh

Poll
Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet