LIVE UPDATES
Ekonomi

Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia “kalon” bujqësisë

8 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia

Kultivimi i kanabisit në të zezë duket se është dega më produktive e bujqësisë dhe ka evoluar me shpejtësi në pesë vitet e fundit, në drejtim të teknologjisë dhe kultivarëve. Gazetari Artan Hoxha tha se, procesi i kultivimit është përmirësuar ndjeshëm nëpërmjet investimeve dhe ekspertizës, duke bërë që trafikantët të ruajnë fitimet, duke zvogëluar sipërfaqet e mbjella.

Përmirësohen kultivarët

Nga viti 2016, kur bimët narkotike u mbollën masivisht në të gjithë vendin duke krijuar mbiofertë që ndikoi në uljen e çmimit në tregun europian, tani proceset janë më të kontrolluara. Zoti Hoxha tha se, farat e kanabisit që mbillen në Shqipëri vijnë nga Holanda dhe janë të sigurta, teksa një lloj kultivari i cilësuar Gorrilla ka bërë revolucion në rendimet. Ky është një lloj hibridi i formuar në laboratorët spanjollë që jep prodhim për rreth dy muaj dhe ka një nivel shumë të lartë të substancës rekreative (THC—së) 25% nga rreth 12-14% që kishin kulturat e tjera që mbilleshin në Shqipëri. Bima është rezistente dhe jep prodhim të sigurt dhe të lartë në pak sipërfaqe.

Ndryshe nga bohçet e llojeve të tjera të kanabisit, një kilogram nga lloji Gorrilla kushton deri në 4500 euro. Kultivuesit gjithashtu kanë shmangur përdorimin e farave vendase që shpesh kanë dalë shterpë, duke importuar fara të sigurta nga jashtë.

Sofistikohen investimet në serra dhe teknologji

Duke operuar në territore shpesh të vështira dhe pa infrastrukturë, kultivuesit e kanabisit kanë zhvilluar teknika të reja dhe moderne në parcela, që nga sistemet e ujitjes me pika deri te zhvillimi i serrave moderne. Zoti Hoxha disponon foto, të cilat tregojnë disa hektarë serrë të mbjella me kanabis, të cilat do t’i kishte zili edhe biznesi më i mirë i serrave të perimeve në Shqipëri.Për mbulesë përdoret një lloj plastmase që kushton 20 euro metri katror dhe siguron dritën dhe temperaturat e duhura për bimën. Të gjitha parcelat janë të pajisura me sistem vaditës me pika, teksa shërbimet e konsulencës agronome merren nga jashtë. Një pjesë e madhe e kultivuesve kanë investuar në teknologji për të shmangur rrezikun e kontrolleve dhe zbulimin nga policia.

Hoxha tha se, fermat e konsoliduara kanë instaluar sisteme teknologjike nga Izraeli, të cilat monitorojnë parcelat dhe zonat rreth e qark, duke shmangur rojet që shpesh shndërrohen në dëshmitarë kur i kap policia. Sistemet janë të pajisura me sensorë që lajmërojnë lëvizjet dhe shpesh improvizojnë zhurma që ngjajnë si krisma, me qëllim që të trembin vizitorët rastësorë. Zakonisht ferma të tilla kanabisi kanë marrë garanci nga organet e rendit, – tha Hoxha, pasi investimet janë me vlerë të lartë.

Diversifikohet prodhimi në banesa dhe serra

Për të ruajtur të ardhurat, bizneset e paligjshme të kanabisit kanë diversifikuar prodhimin, duke përdorur serrat dhe shtëpitë. Tendenca për të zgjeruar kultivimin në shtëpi është rritur së fundmi, për shkak të kohës së shpejtë të vjeljes dhe çmimit të lartë. Kushtet e kontrolluara të prodhimit në banesë japin një prodhim të sigurt, – tha Hoxha. Një kilogram kanabis i kultivuar në shtëpi kushton rreth 2100 euro. Hoxha ka të dhëna se vetëm në Tiranë ka rreth 100 banesa të mbjella me kanabis. Gjithashtu kultivimi i kanabisit për qëllim rekreativ është zhvendosur në një pjesë të madhe në serra dhe në zonat malore sidomos në male. Serrat sigurojnë rritje të shpejtë dhe cilësore të prodhimit, si për të gjitha kulturat e tjera bujqësore. Një kilogram kanabis në serë kushton rreth 1800 euro.

Përmirësohet zinxhiri i përpunimit të kanabisit, rriten fitimet

Si në çdo kulturë tjetër bujqësore, edhe për kanabisin, investimet në përpunim e rrisin vlerën e produktit dhe fitimet gjithashtu. Vitet e fundit, grupet kanë rritur investimet në laboratorët dhe njësitë e përpunimit të kanabisit, tha zoti Hoxha. Stoqet e kanabisit që nuk mund të shiten jashtë si bohçe të paketuara bëhen vaj ose çokollatë (një proces presimi që u bëhet bohçeve për t’i ruajtur më gjatë).

Klima dhe fuqia punëtore favorizon kultivimin në Shqipëri

Shqipëria, si një vend mesdhetar ka avantazhin klimatik, si për çdo kulturë tjetër bujqësore edhe për kultivimin e kanabisit. Sipas zotit Hoxha, ky është një avantazh i cili ndihmohet edhe nga një fuqi tashmë e kualifikuar punëtore që merret me kultivimin dhe përpunimin e bimës. Rendimenti i prodhimit edhe për kanabisin është sipas zonave gjeografike. Në Veri, për shembull, sezoni i korrjes zgjat më shumë dhe rendimenti është më i ulët, ndërsa në qendër dhe në Jug, klima është më e favorshme duke siguruar mbjellje më shumë se dy herë brenda vitit. Rendimentin më të lartë e kanë kultivarët në zonën e Jugut. Përveç klimës së favorshme, Shqipëria ka një fuqi punëtore të kualifikuar, e cila ka vite që punon në kultivimin e kanabisit.

Procesi i prodhimit zakonisht realizohet nga djem të rinj dhe gra, ndërsa në kohën e vjeljes dhe zhveshjes së bohçeve angazhohen shumë punonjës, që kryesisht janë gra. Punonjësit kanë përshkallëzuar njohuritë në përpunim, sidomos për nxjerrjen e vajit dhe çokollatës. Një litër vaj kanabisi mesatarisht kushton 40 mijë euro dhe kërkon të paktën 20 kilogram bohçe. Transporti i vajit bëhet më lehtë, për shkak të sasisë së ulët, ndërsa fitimi është i lartë në krahasim me eksportin bruto të bohçeve.

Të angazhuar, rreth 20 mijë persona, paga mbi mesataren

Në të gjithë vendin angazhohen në kultivimin e kanabisit rreth 20 mijë persona në vit me sezone, thotë Hoxha. Ata zënë rreth 5% të punësimit total të raportuar nga INSTAT në bujqësi dhe gjithashtu janë sa 25% e fermerëve të pajisur me NIPT në Tatime. Pagat për punonjësit e kanabisit janë më të larta se në degët e tjera të bujqësisë. Një punonjës në sektorin e prodhimit paguhet mbi 2 mijë lekë në ditë nga rreth 1,5 mijë lekë që paguhet një punonjës në ditë në serrat e Lushnjës dhe Divjakës. Ndërsa në procesin e përpunimit, pagesat janë më të larta dhe shkojnë nga 3 deri në 5 mijë lekë në ditë, sipas të dhënave nga tregu. Pagat për punonjësit e kanabisit janë në mesataren e vendit rreth 55 mijë lekë në muaj.

Kanabisi sjell deri në 1 mld euro të ardhura në vit

Kanabisi është bërë një biznes më i kontrolluar, duke ulur sipërfaqen dhe duke rritur vlerën e prodhimit prej teknologjisë dhe përmirësimit të kultivarëve. Grupet po ruajnë nivelin e të ardhurave, duke kultivuar shumë pak. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Giuseppe Arbore, në një dalje publike, tha se prej periudhës 1 maj deri në 31 tetor 2021 u kryen 70 misione mbikëqyrje nga ajri, kundrejt 67 misioneve apo fluturimeve të kryera vitin e kaluar dhe u identifikuan 1119 plantacione dhe u asgjësuan 92428 bimë narkotike”, tha z. Arbore. Zoti Hoxha pohon se këto asgjësime nuk përfshijnë serrat dhe fermat e kontrolluara të kanabisit, por mbjelljet rastësore jashtë kontrollit të grupeve të mëdha. Shumica e mbjelljeve nuk janë dëmtuar nga policia, pasi mbjelljet kryhen pasi të jenë inspektuar zonat në pranverë nga Guardia di Finanza.

Kultivarët e Gorrillas mbillen dhe piqen për 6-9 javë sipas zonave, në kohën mes kontrolleve, që zakonisht bëhen në pranverë dhe në vjeshtë. Në Shqipëri, ka shumë ferma që kultivojnë nga 50 deri në 100 mijë rrënjë, apo edhe më shumë. Institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë ekonominë informale në 30-40% e PBB-së, ose 14 miliardë euro më 2021. Sipas këtyre raporteve, pjesa e ekonomisë së zezë është më shumë se rreth 4 miliardë euro, ku rreh një e treta, mbi 1 miliard euro, vlerësohet se gjenerohet nga tregtia e kanabisit.

Sipas gazetarit Hoxha, të ardhurat nga kanabisi gjejnë shpërndarje në formën e korrupsionit që nga qarqet politike, policisë, pushtetit lokal dhe gjithashtu në formën e pagesave për transportuesit, përpunuesit, transportuesit dhe agronomët etj. Kanabisi siguron të ardhura të rregullta për rreth 20 mijë familje në vendin tonë. Kultivimi i bimës ka nxitur tregtinë që mbështet rritjen kanabisit, që nga inputet bujqësore, deri tek njësitë e sofistikuara laboratorike për prodhimin e vajit.

Marrë nga Monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi kanabis ne shqiperi kanabis ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet