LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët e moshuar rezultuan ‘përdorues’/Ndryshohet taktika,nuk do testohen për drogë

8 Dhjetor 2021, 13:05 Nga DOSJA
Policët e moshuar rezultuan ‘përdorues’/Ndryshohet

Pas skandalit që denoncoi Gazetasi.al, ku rezultoi se moshat e treta në polici po dalin përdorues droge dhe kur këto rezultate janë fiktive, Policia e Shtetit ka ndryshuar taktikë.

Sipas burimeve shumë të sigurta, një urdhër i dytë ka saktësuar mbrëmjen e kaluar se këtij testi do t’i nënshtrohen vetëm grupmoshat nga 21 vjeç, deri në 41 vjeç, pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo përtej këtij kufiri.

Ky urdhër verbal i shpërndarë në Drejtoritë e Qarqeve, që është një pikë kthese në kontrollin e drogës, vjen pas dështimit të parë, ku mosha nga50 deri në 63 vjeç, rezultuan pozitivë, ndonëse bindja totale është se ata nuk kanë përdorur ndonjëherë drogë.

“Unë jam 50 vjeçe, – e nis rrëfimin oficerja e policisë për Gazetasi.al, – përfundimisht ishte dërrmuese të të njoftojnë tërthorazi se je pozitive. Kam nisur ilaçet e menopauzës dhe normalja do ishte që të ekzistonte një formular, në të cilin ne të shkruanim a vuajmë nga një simptomë e caktuar, a përdorim ilaçe, qoftë edhe depresioni. Kreva dy analiza, në gjak dhe urinë, ishim pesë veta nga drejtoria jonë dhe pritëm në radhën. Të siguroj që nëse do isha përdoruese, kisha mundësi manipulimi, aty lë kartën e identitetit dhe hyn për të bërë analizën që s’të kontrollon askush. Rezultati dihet. Është dërrmuese, sepse asnjëherë nuk do ta fshij këtë trup që më lanë mbi kurriz në këtë moshë. Jam police”, – deklaron të telefon nën/komisarja, e cila punon në një sektor të policisë, por që lutet të respektohet konfidencialiteti.

“Kjo frikë vjen, sepse policia është shtrënguar. Përfundimisht, sapo të sqarohet kjo gjë, ndonëse nuk do arrij dot ta heq këtë njollë, do ta lë policinë. Ata e dinë se kush është përdorues”, – këmbëngul oficerja, që thotë shkurt: “Nuk kam asnjë mendje t’i kallëzoj, këta që tallen me policinë e kanë një mbrapshti në kokë”.

Por a është ky test veprimi i duhur? Patjetër që po, kundërshton një zyrtar i policisë qendrore. Zyrtari i thotë Gazetasi.al, se informacionet tregojnë që një duzinë policësh konsumojnë hashash dhe kokainë dhe kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Po përse nuk nisin hetimet ndaj tyre bazuar në të dhënat operative? Duke mos dhënë shpjegime se përse nuk ka hetime për këtë skandal që pranohet se në mesin e policisë ka përdorues droge, zyrtari i policisë argumenton për Gazetasi.al, se është vendosur të jetë kjo strategjia, të ndodhë përjashtimi i tyre.

Megjithatë, juristët i thonë Gazetasi.al, se ky rezultat i një kompanie private për të cilën është lidhur marrëveshje në mënyrë të dyshimtë, duke qenë se ajo llogaritet të fusë në xhep gati 1 milion euro nga testi anti-drogë, është i pabazuar juridikisht.

“Pa u marrë aspak me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mungesën e bazës ligjore, ku mbështetet udhëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, vetëm me këtë rezultat të një kompanie private, nuk mund të përjashtohet askush. Më ka kontaktuar një oficer policie, i cili vuan nga diabeti dhe për këtë shkak mbahet nën kontroll me medikamente. Ky oficer ka dalë pozitiv, ndonëse është një polic i respektuar dhe nuk është përdorues droge. Ky rezultat nuk përdoret dot si provë për përjashtim nga policia”, – thotë avokati për paditë civile për Gazetasi.al, i cili ka vendosur të bëjë gati praktikën ligjore.

Hapi tjetër që do hedhë oficeri në fjalë, është kërkesa për t’i kryer analizat pranë mjekësisë ligjore dhe pranë institutit të policisë shkencore.

“Kjo është me pak fjalë, – rrëfehet njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të formulës që u gjet për kontrollin e policisë. – Kemi institucione shtetërore që mund ta bëjnë këtë gjë, kemi hetues që mund t’i zbulojnë këta oficerë që përdorin drogë dhe që mund të jenë të rekrutuar dhe të varur nga grupet kriminale. Ku janë këto struktura? Ky dëm moral që i bëhet çdo polici të ndershëm, është po aq kriminal sa edhe vrasja e një polici në detyrë”, – përmend zyrtari, i cili thotë se ka debatuar përpara se të dilej me një vendim.

Rrëfim

Ka parë shumë shefa. Njëri më i bujshëm se tjetri. Duke përdorur policinë për ‘shoë’, duket se nuk shpëtoi as drejtori i ri i Policisë së Shtetit

“Nanon e njoh dhe më vjen keq që e solli zgjidhjen të tillë. Kur them s’jam përdorues, më kujtohen ata hajdutët që kam arrestuar në jetën time dhe bërtisnin: ‘Nuk e kam bërë unë, s’kam vjedhur’. Këtë po të them tani. Nuk jam përdorues“, – thotë polici, i cili vazhdon në detyrë edhe pse ka dalë pozitiv.

Ai po i afrohet të 60-ave dhe paradoksi sipas tij, qëndron tek paragjykimi. “Të nisësh një pastrim të tillë me paragjykim, është e rëndë: nëse pas kësaj, kur e kanë mësuar të gjithë, a mund të qëndroj më tej në polici? JO. Do jap dorëheqjen, jam burrë, turpi le t’i rëndojë duke nisur nga i pari i policisë dhe më tej secilit aty në drejtorinë qendrore”, – akuzon polici gjatë denoncimit për Gazetasi.al.

Por edhe ai si të tjerët këmbëngul, “jo emrin, le të vijnë të ma thonë pa u fshehur, se di unë ç’do bëj”. Por në të 60-at, edhe ky polic, që dikur ka kaluar vështirësi nga polic objektesh, në disa komisariate nëpër Shqipëri, vlerëson se vështirësia më e madhe ishte kjo.

“Dola përdorues droge, ma kanë thënë në telefon, por ende asnjë copë letër. S’e tregojnë që ua kanë çuar atyre lart, e ata lart, ua kanë thënë këtyre të mive dhe këta fshihen. S’ma kanë thënë në sy”.

Megjithatë nuk ka ende një shifër zyrtare se sa është numri i policëve që kanë dalë përdorues droge në analiza dhe përse nuk u ndoq planifikimi primar, ai i kontrollit të forcave ‘Shqiponja’, që denoncoheshin në komisariatin dixhital, se disa policisë ishin parë duke pirë hashash. “Ata nuk kanë për të dalë jo, do dalim ne që jemi me ilaçe”, – e mbyll polici veteran.

Marre nga GazetaSi

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia testet e policise policia testet e policise

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora