Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i çojmë në SPAK
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Edi Rama dhe Mark Rutte Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, presim një lajm të mirë për ener...
Foto ilustruese E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnj...
VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua 4 Korrik, 17:19 Hasalla e...
TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Për këtë ditë ka pasur urime nga politikanët, por jo vetëm. I pari ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili uroi këtë ditë me një video nga Tirana, ku tha se në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndërsa kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili u shpreh se sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë, teksa kujton kohën kur në Qytetin Studenti u thirr për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90.
Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Sipas Bashës, 31 vite më vonë, thirrja ‘Për Shqipërinë si gjithë Europën’ mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.
Po ashtu, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenarë që i kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, ndërsa shqiptarët përqafojnë të ardhmen e tyre evropiane.
Ndërkohë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha në Ditën e Rinisë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shpërndarë urimin zyrtar nga Ambasada Amerikane, por ka i ka shtuar edhe një mesazh personal. Në postimin e saj, Kim siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Dita e rinisë/ Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp, të ulim kokën
Dita e Rinisë, Meta: Liria e demokracia në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë
Sinjali i fundit/ Berisha më 11 mban Kuvendin, Yuri Kim: Të zgjedhim të ardhmen
Kreu i PD, Basha uron 8-Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja
Ambasada e SHBA në Tiranë uron të rinjtë shqiptarë për 8 Dhjetorin
Meta del për vrap nga Liqeni! Me 2 gishta lart uron: Gëzuar 8 Dhjetorin
8 Dhjetori! Rama uron të rinjtë: 2022-shi viti juaj, dita u dedikohet vetëm ju
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VLORË – Kur kanë kaluar rreth dy javë pasi është marrë vendimi që policët në të gjithë vendin t’u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë edhe ...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 11 persona, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim, ndërsa ka nisur procedim penal për 4 të tjerë, të cilë...
FRANCË- Kontrabandisti James Wisbey është arrestuar gjatë transportit në mënyrë të paligjshme të emigrantëve shqiptarë përtej Kanalit Anglez nga Franca. Me...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mban një aktivitet me demokratët për të kujtuar Ditën e Rinisë më 8 dhjetor të vitit 1990. Po...
LEZHË – Policia e Lezhës ka organizuar një tjetër aksion të suksesshëm për kapjen e personave në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kësht...
KRUJË – Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për tre punonjësit e Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë që s...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka kujtuar Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin në Shqipëri. (SHIKO KËTU) Por ka një problem me foton e zgjedhur. ...
LEZHË– Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe Marie Marku, janë personat e arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se ishin organizatorë për një atentat...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në lidhje me parandalimin e vrasjes që u bë nga policia e Lezhës. Policia u informua se çifti Marku dhe dhënd...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shfaqur ankesa për punët që janë lënë të patrajtuara në institucionin që ai drejton. Duke u shprehur se ...