LIVE UPDATES
Aktualitet

LAJM I HIDHUR/ Vdes inspektori i policisë së Kukësit, pësoi hemoragji cerebrale në orarin e punës, dedikimi i kolegëve: D

22 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
LAJM I HIDHUR/ Vdes inspektori i policisë së Kukësit, pësoi

KUKËS– Refik Axhami, me detyrë inspektor në Komisariatin e Kukësit është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi i hidhur bëhet me dije nga Policia rajonale, ku shpjegohet se fatkeqësisht Axhami ka pësuar hemoragji cerebrale teksa ishte në orarin e punës, me datë 18 prill dhe u paralizua menjëherë.

Pas dy ditësh në agoni, më 20 prill në orën 03:00, Axhami ndërroi jetë duke lënë pas tre djemtë dhe bashkëshorten e tij.

Policia e Kukësit ngushëllon të afërmit dhe kolegët e insepktorit, me të cilët i ndjeri ndau vite punë.

Dedikimi i Policisë së Kukësit

Më datën 20.04.2020, rreth orës 03.00, u nda nga jeta punonjësi i Policisë Inspektor Refik Axhami, efektiv i Komisariatit të Policisë Kukës, në DVP Kukës. Ndarja e parakohshme nga jeta e Refikut, tronditi familjen e tij, bashkëshorten, tre djemtë, të afërmit, kolegët dhe bashkëqytetarët me të cilët u rrit dhe kaloj gjithë këto vite së bashku. Ishte pasdite e datës 18.04.2020, rreth orës 17.30, ku Inspektor Refik Axhami, vijonte të përmbushte detyrat institucionale për garantimin e rendit publik në qytetin e Kukësit se bashku me kolegët e tij, ku një goditje e menjëhershme e hemorragjisë cerebrale e paralizoj menjëherë.

Megjithëse kolegët e dërguan me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku mjekët i dhanë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas e dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku i është nënshtruar një mjekimi më të specializuar, por goditja kishte qenë fatale dhe Refiku, nuk mundi që ta përballoj me sukses, dhe në orët e para të mëngjesit të datës 20.04.2020, ndërroj jetë.

Refik Axhami, lindi me 13 Shkurt 1966, në fshatin Shtiqen, Kukës. Më 10 Maj 1996, pranohet në strukturat e Policisë së Shtetit në detyrën trupe shërbimi dhe gatishmërie në Komisariatin e Policisë Kukës, ku shërbeu per gati 24 vjet.

Gjatë këtyre viteve, Refiku ka kryer detyra të ndryshme, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, në strukturat e rendit publik, policisë kufitare, dhe nga viti 2015, ka kryer detyrën e ndihmës specialistit të zonës (SPZ), në Seksionin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kukës. Gjatë periudhës 24-vjeçare të shërbimit në strukturat e Policisë së Shtetit, Refiku është karakterizuar nga korrektësia në marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët, profesionalizmi dhe devotshmëria në përmbushjen e të gjithë detyrave të ngarkuara. Disa cilësi të veçanta që Refiku, manifestonte në marrëdhëniet me kolegët dhe qytetarët ishin: Ndjenja e lartë e përgjegjësisë në kryerjen e detyrave, respekti për kolegët dhe qytetarët, thjeshtësia, qetësia, qendrimi parimor dhe profesionalizmi, si dhe vlerësimi që i bënte problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të zonës policore, që kishte në përgjegjësinë e tij.

Ishin këto cilësi që e bënin Refikun, të ishte i respektuar nga kolegët dhe eprorët, por nepërmjet këtyre cilësive kishte arritur të fitonte besimin e qytetarëve. Inspektor Refik Axhami, ishte një punonjës policie me integritet moral dhe profesional. Gjatë kryerjes së detyrave ligjore, por edhe jashtë saj, Refiku vepronte i udhëhequr nga vetëkontrolli dhe toleranca, duke trajtuar qytetarët dhe kolegët me respekt dhe mirësjellje. Ai ushtronte përgjegjësitë institicionale vetëm në përputhje me ligjin dhe procedurat standarde, si dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Me ndarjen para kohe nga jeta të Refikut, familja humbi një bashkëshortë dhe baba shembullor, Kukësi humbi një qytetar të denjë që i dha kaq shumë qytetit të tij, në fushën e rendit publik dhe sigurisë së jetës së qytetarëve, ndërsa ne kolegëve të tij, do të na mungojë një koleg model, në mënyrën e sjelljes dhe me përkushtimin dhe profesionalizmin që manifestonte në kryerjen e detyrave ligjore që i ngarkoheshin.”

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e kukesit refik axhami vdes inspektori refik axhami policia e kukesit refik axhami vdes inspektori refik axhami

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet