Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Esmeralda Kane, vajza e pacientit 69-vjeçar që sot tentoi vetëvrasjen pasi u vetëhodh nga dritarja e spitalit ‘Infektiv’ ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Euronews, Kane tregon se babai i saj ka pasur vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera të Covid-19. Ajo shtoi se babai i saj pasi është sjellë nga Fieri në Tiranë ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit pa marrë asnjë shërbim mjekësor dhe se ende nuk e dinë se çfarë e shtyu 69-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt.
Vajza e pacientit 69-vjeçar u shpreh se ngjarjen fillimisht e ka parë në media, por më pas ka qenë vetë spitali, i cili e ka vënë në dijeni. Pavarësisht tentativës për t’u rilidhur me kontaktin që e vuri në dijeni për ngjarjen, Esmeralda Kane thotë se nuk ka marrë ende asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore tëbabait.
“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë dhe po pres. Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, pro vetëm thjesht tre ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit, dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu. Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar. Të them të vërtetën e pashë me titra në media, por nuk kishte emër dhe mbiemër. Pastaj gjysmë ore më vonë më informuan nga spitali dhe unë nuk e besoj dot. Tani nuk kam kontaktuar me asnjë. Kam ritentuar, por nuk është përgjigjur. Dua informacion më afër më shpejt,”- theksoi ajo.
69-vjeçari Reshat Grendi është nën kujdesin e mjekëve tashmë. Ky është rasti i katërt që ndodh. Tre herët e para, pacientët janë vetëhedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht ata kanë ndërruar jetë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Policia ka bërë me dije se një aksident ka ndodhur në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Sipas raportit të policisë personi me iniciale A.K 33 vje&cced...
TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur në lidhje situatën e pandemisë së Covid-19 në vend. Në një postim në Facebook, Hajdari ka ...
BERAT– 6 persona janë infektuar me koronavisur në 24 orët e fundit në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve janë 3 mësues, 2 efektivë po...
TIRANË– Një tjetër protestë zhvillohet tek Unaza e Re. Mbrëmjen e sotme, disa nga banorët e një kopleksi në Astir kanë dalë të heqin rrethimin e një ...
TIRANË– Shefja e Infektivit Najada Çomo ka treguar detaje rreth protokollit të mjekit që përdoret në Shqipëri për të infektuarit me Covid-19.N...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se izolimi i dritareve të spitaleve Covid me kangjella dhe hekura mund të parandalojë vetëvrasjet, ...
KORÇË– Vijon të rritet numrin i mësuesve të infektaur me koronavirus në qarkun e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani ve...
GJIROKASTËR– Dy fasoneri të cilat operonin në Gjirkastër janë mbyllur pas vdekjes së 40-vjeçares nga Lazarati. Gruaja e ndjerë ishte punonjëse...