LIVE UPDATES
Aktualitet

10 Nëntor 2020, 18:00 Nga DOSJA

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe familjarë të tyre denoncojnë se të sëmurët qëndrojnë me orë të tëra në auto-ambulanca dhe e marrin mjekimin aty, pasi në Infektiv nuk ka më shtretër.

Babi është në ambulancë dhe akoma nuk i ka ardhur radha për tu futur brenda. Isha te Covid 3, por nuk më pranuan pasi me thanë se i transferojnë vetë,”- shprehej një qytetare para pak ditësh.

 “I afërmi im prej dy orësh po mjekohet në ambulancë. Po merr ndihmën me oksigjen sepse nuk ka vend brenda në spital. Ambulanca thotë se nuk ka vend, ka njerez shume Brenda, dhe po rri në ambulancë. Nuk ka asnjë lloj sëmundje tjetër është goxha burrë dhe kishte temperature, dhimbje koke dhe nuk e dimë a është me Covid a jo. Është bllokuar në mushkuri, nuk ka bërë tampon fare. Mund të rrezikojë që të infektohet. Oh ç’desha unë që e solla këtu në spital,”- shprehej dhe një tjetër.

Ndërkohë që sytë e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre janë drejt dyerve të Infektivit, nga ana e mjekëve nuk ka ende një sqarim të qartë në lidhje me këtë kaos. I pari që foli ishte Skënder Brataj. Drejtori i Urgjencës Kombëtare që është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranoi hapur se pacientët mjekohen edhe në auto-ambulanca.

Sipas Bratajt, auto-ambulancat janë si mini-spitale dhe pacientëve aty nuk u mungon asgjë.

Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulanca dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulance ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër. Kemi situatën në kontroll,”- tha Brataj. 

Një ditë më parë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero mohoi të kishte kaos para Infektivit. Ai u shpreh se është një procedurë për të kaluar nga autoambulanca në urgjencë e më pas në pavion. Pipero sqaroi se ka një hallkë shërbimi që duhet realizuar me përpikmëri, ndaj pacientët duhet të bëjnë durim.

Unë përditë kaloj nëpër pavijone, përditë shikoj të sëmurë. Natyrisht ka momente të caktuara kur prurjet në urgjencë janë më të mëdha se shtretërit në urgjencë, por jo në spital dhe duhet disa minuta, ndoshta dhe më shumë se kaq që të sistemohen, pra të kalojnë në pavion personat që janë në urgjencë dhe të futen edhe të tjerë. Nuk është kaq e thjeshtë të administrosh një pacient nga autoambulanca në urgjencë dhe nga urgjenca lart në pavijon. Secila procedurë do kohën e vet dhe shpesh duket sikur “obobo munguan vendet”. Në fakt është procedura që zgjat sepse kemi të bëjmë me jetën e qytetarit dhe duhet të jemi të përgjegjshëm në cdo hallkë të shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve,”- tha Pipero.

Ndërsa vetë Najada Çomo, tha se auto-ambulancat janë aty për të pritur pacientët që dalin nga spitali dhe që t’i dërgojnë ata në shtëpi. Fakti që pacientët presin me orë të tëra për tu futur në spitale, Çomo e mohoi.

Me ardhjen e pacientëve ne bëjmë një kombinim të gjërave, bëhet një triazh siç thuhet dhe në gjuhën mjekësore, për ta parë nëse ka kritere për tu shtruar apo jo. Kjo nuk bëhet seose nuk ka shtretër, por ndonjëherë pacienti nuk ka kritere për të hyrë brenda. Edhe auto-ambulancat që shikoni jashtë Infektivit, janë aty gati për të marrë pacientët që dalin nga spitali dhe e dërgojnë në vendin ku banojnë. Kështu që auto-ambulancat janë aty për t’i pritur ata brenda. Ambulancat nuk janë aty për të mbajtur disa orë pacientët, nuk ndodh kjo gjë që një pacinet të presë me orë të tëra në ambulance,”– tha Çomo.

Por cili nga këto versione është i vërtetë?

A janë aty auto-ambulancat për të mjekuar pacientët paraprakisht deri në sistemimin e tyre në pavion? A janë aty auto-ambulancat për të shërbyer si mini-spitale? Apo auto-ambulancat janë aty për të pritur pacientët dhe për t’i kthyer sërish në shtëpitë e tyre?

Dosja.al ka kontaktuar edhe zyrtarisht Ministrinë e Shëndetësisë për një informacion më të detajuar, por deri në publikimin e këti lajmi, nuk ka marrë përgjigje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auto-ambulancat perpara infektivit spitali i infektivit auto-ambulancat perpara infektivit spitali i infektivit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj