"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Po torturohen prej ditësh në Kakavijë, Haki Çako thirrje emigrantëve: Duhet të kthehen, nëse nuk ndryshon procedura e kan
15 Gusht 2020, 18:37Nga DOSJA
KAKAVIJË-Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish në lidhje me situatën në pikën kufitare të Kakavijës. Në një komunikim për mediat, Çako tha se të gjitha strukturat janë në krye të detyrës, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kthehen, pasi nëse nuk ndryshon procedura nga pala greke, e kanë të kotë që qëndrojnë në radhë.
“Me të gjitha strukturat ne jemi në krye të detyrës, qytetarët duhet të na mirëkuptojnë se nëse nuk ndryshon kjo procedurë e kanë të kotë të qëndrojnë në radhë, por do të duhet të kthehen”, u shpreh ai.
Në Kakavijë, situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke ka punuar me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Shqiptarët qëndrojnë prej 4 ditësh në radhë dhe disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u bëri thirrje shqiptarëve, që të kthehen mbrapsh, pasi nuk do të mund të kalojnë dot të gjithë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka komentuar radhët kilometrike në Kakavijë, teksa shkruan...
Aktualitet15 Gusht 2020, 18:10
LEZHË– Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.Mësohet se persona të paidentifikuar, teksa udhëtonin me një motor...
KAKAVIJË– Qytetarët emigrantë që presin të kalojnë kufirin për të shkuar drejt Greqisë, nuk pranojnë të kthehen. Pavarësisht thirrjeve të autoritetev...
TIRANË -Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar në lidhje situatën kaotike në Kakvijë. Ai u shpreh për “Faxnews”, se ishp-ja nuk do të kryej...
GREQI– Mediat greke kanë raportuar me bujë, aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samuel Ndoj. ‘Prot...
KAPSHTICË -Pas problemeve të dy ditëve më parë, situata në pikën kufitare të Kapshticës është normalizuar. Mësohet se radha e mjeteve në këtë pikë kufitare...
TIRANË -Pas ndereve që gjatë 1 viti në detyrë, i ka bërë Luan Bregasit, duke i “pastruar” miliona lekë detyrime financiare për “Birra-Tirana” e 57 biznesve...
KAKAVIJË– Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe pranë pikës kufitare të Kakavijës, që të ndalojnë kalimin e automjeteve drejt doganës. Pas thirrjes...
FIER– Gjashtë punonjës të burgut të Fierit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se përveç këtyre gjashtë punonjësve, të infektuar me koronavi...