"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Policia ngre pika kontrolli, nuk lejon më mjete që të shkojnë drejt Kakavijës, kërkojnë që emigrantët të kthehen në b
15 Gusht 2020, 16:41Nga DOSJA
KAKAVIJË– Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe pranë pikës kufitare të Kakavijës, që të ndalojnë kalimin e automjeteve drejt doganës. Pas thirrjes nga autoritetet shqiptare që emigrantët të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri, tashmë policia ka ngritur pika kontrolli.
Shumë prej mjeteve po kthehen mbrapsht në mënyrë që të shmagen radhët e gjata në pikën kufitare.
Kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka, konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Vërleni dhe efektivë të Forcave të Armatosura, u kanë bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në banesat e tyre, pasi me rregullat e reja, nuk do të mund të kalojnë të gjithë drejt Greqisë.
Ndërkohë, në Kakavijë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Gjashtë punonjës të burgut të Fierit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se përveç këtyre gjashtë punonjësve, të infektuar me koronavi...
LEZHË -Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samule Ndoj, nga fshati Kallmet i Le...
TIRANË– Personi që shikoni në foto është Samuel Ndoj, 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë, katër ditë pasi priste në radhë kilometrike, q...
DURRËS -Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në det rreth 100m larg bregut. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.15 në Durrës në zonën e Po...
KAKAVIJË– Konsulli shqiptar në Janinë, Eltion Vërleni ka deklaruar se prej ditësh janë në negociata me palën greke për të zgjatur orën e punës dhe për të m...
FIER– Një 36-vjeçar me inicialet I. P., është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se po përgatiste një vrasje të trefishtë. Sipas nj...
Aktualitet15 Gusht 2020, 15:12
KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...
KAKAVIJË– Qytetarët shqiptarë nuk durojnë dot më. Ndërkohë që prej më shumë se dy orësh pala greke është tërhequr dhe nuk po kalon më asnjë automjet, emigr...