Aktualitet

Po shkonin drejt Anglisë, kapen 69 migrantë shqiptarë në bordin e anijes, arrestohen tre anëtarët e ekuipazhit

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) arrestoi gjithashtu tre anëtarët e ekuipazhit të anijes, të cilët dyshohen se po tranportonin emigrantë të paligjshëm. Mediat bëjnë me dije emigrantët për shkak të motit të keq ishin futur  nën kuvertë.
Featured image of article: Po shkonin drejt Anglisë, kapen 69 migrantë shqiptarë në bordin e anijes, arrestohen tre anëtarët e ekuipazhit Anije

ANGLI- Një anije peshkimi me 69 migrantë të fshehur në bord është gjetur nga anijet e Forcës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar,  në Kanalin Anglez. Mediat  e huaja bëjnë me dije se të gjithë emigrantët në bord ishin me orgjinë shqiptare. Mësohet se më pas shqiptarët janë shoqëruar në Harwich, ku dhe janë marrë në pyetje.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) arrestoi gjithashtu tre anëtarët e ekuipazhit të anijes, të cilët dyshohen se po tranportonin emigrantë të paligjshëm. Mediat bëjnë me dije emigrantët për shkak të motit të keq ishin futur  nën kuvertë.

Anija prej 30 metrash kishte lundruar një natë më parë nga Ostendi në Belgjikë dhe u gjet pranë Great Yarmouth, Norfolk.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëndrejtori i hetimeve i NCA, Craig Naylor tha: Kjo ishte  një ngjarje e rëndësishëm dhe një përpjekje e rëndësishme për të kapur personat që kalojnë në mënyrë të paligjshme në pikat kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment