LIVE UPDATES
Aktualitet

Manastirliu: Do të rrisim numrin e tamponëve, testet e shpejta dhe kapari për vaksinën

18 Nëntor 2020, 20:54 Nga DOSJA
Manastirliu: Do të rrisim numrin e tamponëve, testet e shpejta dhe

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu duke iu përgjigjur akuzave të PD-së për testimet, u shpreh se numri është rritur 4 herë krahasuar me qershorin dhe do të vijojë që të rritet sepse është një kërkesë e situatës, por “topin” ia kaloi Komitetit të Ekspertëve.

Gjatë intervistës, ministrja u ndal edhe te testet e shpejta, që pritet që të fillojë të përdoren edhe në Shqipëri. Por si gjendet Shqipëria në rajon në krahasim me shtetet e tjera për numrin e infektimeve dhe fataliteteve? Ogerta Manastirliu u përgjigj duke thënë se bilanci bëhet në fund të luftës.

Pjesë nga intervista e Ogerta Manastirliut në “ABC”

Si është situata me testimet, ju thoni se i keni rritur, por eksponentë të politikës vijojnë që të kërkojnë që të shtohet numri, e keni menduar ta shtoni numrin?
E para më lejoni të huazoj fjalët e drejtorit për Europën të OBSH-së, i cili gjatë konferencës pak ditë më parë, tha se testimi nuk është qëllim në vetvete, pa gjurmimin dhe izolimin nuk kufizon përhapjen. Pa dyshim që testimet janë shumë të rëndësishme.

Prej qershorit dhe deri në sot ka një rritje me disa herë, 4 herë është numri i testimeve të rritura dhe do të vijojmë që të rrisim testimet sepse është një kërkesë e situatës dhe është komiteti që ka vlerësuar strategjinë e testimit. Jo vetëm që kemi rritur testimet, por po krijojmë mundësi të tjera për testin e shpejtë.

Do ta përdorë kushdo?
Ka një udhëzues edhe për testin e shpejtë, si do të bëhet.

Ju thoni se ne kemi më pak vdekje në rajon…
E thonë statistikat. Bilancet bëhen në fund të luftës, jo në mes të luftës dhe për ne aktualisht, cdo fatalitet është humbje e madhe.

I keni llogaritur vdekjet nga covidi-i që nuk kanë vdekur në spital, a i kemi shifrat reale?
Patjetër që i kemi. Shifrat që raportohen në mënyrë transparente që ditën e parë nga kjo epidemi, që në 9 mars dhe deri më sot janë shifrat që raportohen nga ISHP, nga spitalet tona dhe vijnë dhe raportohen cdo ditë për publikun. Si gjendemi në raport me vendet e tjera.

Ata që humbasin jetën në shtëpi, ku i llogarisni?
Analiza bëhet në fund të luftës dhe jo në fillim. Nëse krahasohemi me rajonin jemi në raporte shumë më të ulëta, ashtu si edhe për numrat e të infektuarve.

Edhe një pyetje për vaksinën, kryeministri deklaroi se u pagua kapari, ku është paguar dhe sa është, si është kjo historia dhe kur do të jetë gati?
Qeveria ka marrë një angazhim për të financuar, duke bërë parapagimin prej 3.9 mln dollarë për të pasur mundësi të aksesojë vaksinën e sigurt dhe efektive. Tani kemi disa lajme të mira që vaksina është 95% efektive, patjetër edhe Shqipëria, që është përfshirë në këtë aleancë të COVAX. 3.9 mln dollarë është depozituar, çmimi ende nuk dihet. Vaksina do të jetë falas sipas grupeve të riskuara, janë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurët kronikë.

Sa do të shkojë vlera për vaksinën deri në fund?
Nuk kemi një vlerë fikse, por nga parashikimet, vlera për 20% të popullatës shkon 12 mln dollarë, por ne presim çmimet për ta aksesuar në momentin që do të ketë e disponueshme.

Marrë nga: Abcnews 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës