Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se asnjë biznes nuk mund të kërkojë fitimin e munguar nga një qeveri që po lufton kundër armikut Covid-19. Ne një lidhje me “Skype”, në emisionin “Argument”, Veliaj numëroi të gjitha asetet luksoze që janë të regjistruara në Tiranë, në emër të biznesmenëve të mëdhenjë në Tiranë.
Gjatë intervistës, Veliaj shtoi edhe se biznesi i madh duhet të tregohet i arsyeshëm. Madje sipas kryetarit të Bashkisë, të gjithë këta biznesmenë vazhdojnë të paguajnë taksën e luksit dhe kërkojnë nga qeveria fitimin e munguar, janë të paarsyeshëm. Kryetari i Bashkisë tha se ata mund të shisnin një nga këto mjetet luksit dhe të paguanin punëtorët.
“Kam dëgjuar biznese që i thonë kryeministrit: “Po fitimin e munguar”? Nuk ka bërë vaki, edhe Lufta e II-të Botërore, edhe Lufta e Ftohtë, apo luftëra të tjera, që bizneset jo vetëm të mos bëjnë sakrificë, por t’i kërkojnë qeverisë, e cila është në luftë, më paguaj edhe fitimin. Tani, Enio, për kuriozitetin tënd, në Tiranë sot janë regjistruar 43 Bentley, në Tiranë ka 7 Aston Martin, 185 Cadillac, 23 Ferrari, 149 Hummer. Ka më shumë Hummer biznesi i madh sesa Olta Xhaçka dhe ushtria jonë e NATO-s.
Në Tiranë ka 10 Lamborghini, 57 Maseratti, 16 Rolls Royce, 10 Maybach (Mercedes), 20 Corvette, 1066 Porsche dhe 403 Range Rover të tipit të fundit. Unë e kuptoj kur je biznes i vogël dhe i mesëm, bashkia të heq taksat, kurse qeveria të heq rrogat. Por, kur një biznes i madh në 6 javë, nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, përkundrazi ka paguar edhe taksën e Hummer, të Corvette, Aston Martin, Ferrari-t, Lamborghini-t, Porsche, pra e ka paguar taksën e luksit dhe i thotë qeverisë “dua fitimin e munguar”, ndërkohë që duhet gjithashtu që qeveria dhe bashkia të kontribuojë për ata punëtorë, se ata punëtorë ta kanë blerë Aston Martin, ata punëtorë ta kanë blerë Corvette, ata punëtorë ta kanë blerë Ferrari-n, puna e këtyre punëtorëve të ka nxjerrë në selamet.
Kur një biznes i madh, në 6 javë nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, por përkundrazi kanë paguar dhe taksën dhe i kërkojnë qeverisë fitimin e munguar. Kur të shoh që do të shiten këto makina dhe pronarët janë të gatshëm të heqin dorë nga luksi, asnjë nga këto biznese nuk do përfitojë heqjen e taksës së ndërtimit apo larjen e fitimit të munguar. Prandaj, duhet t’i ndajmë gjërat dhe të tregohemi realist. Taksa e ndërtimit është diçka e lirë. Mos ndërto tani, shko ndërto në korrik. S’ti ka vënë njëri duart n fyt, që ‘aman ndërtoje ti tani”. Prit e mos paguaj taksën. Gjithsesi ka edhe biznesmenë që nuk kanë kërkuar gjë nga qeveria, por janë treguar solidarë që edhe na kanë ndihmuar sa herë kanë mundur.
Sjellja e sipërmarrjes është pak a shumë si sjellja e njerëzve. Kemi njerëz që dalin vullnetarisht për të bërë diçka të mirë, ka edhe të tjerë që janë mjaft cinikë. Ai që nuk bën asgjë e ka të lehtë të ankohet. Kemi disa biznese që pavarësisht vështirësisë na kanë ndihmuar me maska, ushqime, ashtu siç ka edhe biznese që nuk paguajnë punëtorët ose tatimet dhe duan ndihmë shtesë nga qeveria. Për bizneset, reale, solidare oferta e Bashksië shkon krah për krah me qeverinë. Në mars-prill nuk do paguhet asnjë taksë,”- tha Veliaj.
Më tej, Veliaj tregoi edhe se si është bërë vendisja e rendit tek tregjet.
“Nesër kemi një ditë të madhe sprove, pasi është dita e fundit para karantinës së fundjavës, prandaj puna më e madhe do të jetë nëpër tregje ku kemi dhe fluksin më të madh. Jam krenar që jam kryetar i Tiranës, pasi janë njerëzit më të civilizuar, ku njerëzit kuptojnë se këto masa bëhen për të ruajtur higjienë maksimale. Në dy tregje ku kemi pasur probleme, kemi vendosur kangjella dhe kemi bërë disa hyrje-dalje. Por, gjithsesi janë disa mentalitete që nuk i vë dot kangjella, prandaj duhet të emancipohemi. Blerja masive si Viti i Ri në vakt ku nejrëzit magazinonin ushqime pafund, nuk ka më sens. Prandaj, ftesa për qytetarët është konsumoni sa duhet, pasi tregjet hapen sërish. Në tregjet e shumicës vërtet është kufizuar lëvizja e njerëzve, por jo e mallrave. Vetë Bashkia e Tiranës ka rezerva për 3-4 muaj. Produkte bujqësore gjithashtu kemi plot furnizim nga tregu i brendshëm,”- tha kryetari i Bashkisë.
Momenti pas minutës së 10:00
Për të ruajtur stabilizimin e çmimeve, Kryetari i Bashkisë Tiranë u shpreh se ky është një fenomen, i cili ndodh në të gjithë botën, por njerëzit duhet të denoncojnë spekulantët që abuzojnë me çmimet:
“Ne kemi çdo të enjte takime javor me disa nga kryetarët e Bashkive kryesorë në botë. Pra, është një klasë virutale me liderët më të njohur në botë. Pra, ky nuk është fenomen shqiptar i rritjes së çmimeve. Spekulantë kemi në çdo qytet, Neë York, Toronto, Milano apo Romë. Pra, ka njerëz që tentojnë të përfitojnë. AKU vë gjoba në disa pika, por kjo nuk mjafton. Thirrja ime është së pari denonconi. Prandaj, të sillemi si njerëz të përgjegjshëm dhe të denoncojmë abuzuesit,”– shtoi Veliaj.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do të jenë të likuiduar,të gjithë ata që kanë përfituar nga paketa e parë, që janë bizneset e vogla që ajnë prekur drejtpërdrejt nga kriza për shkak të Covid-19. Rama u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë edhe shpërndarja e pagave të luftës për kategorinë e dytë, ku futen bizneset e mëdha, turizmi dhe bizneset evogla që nuk janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo kategori do të marrë 40 mijë lekë të reja.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një apel të fortë kundrejt gjyqtarëve, prokurorëve, dhe anëtarëve të organeve të reja të drej...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar autoritetet hungareze për dhurimin e masave mbrojtëse për luftën ...
Shkodër- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një deklaratë për mediat është shprehur se problemi më i madh në këtë situatë të rënduar nga infeksi...
Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi është shprehur së fundmi se mazhoranca miratoi ndryshimet në Kodin Penal me urdhër të Ilir Metës. Në një postim në Facebook, Mur...
KUKËS- Pushteti lokal në Shqipëri funksionon në mënyrë të çuditshme. Në disa qytete, kryebashkiakët kanë më pak peshë se një kryeplak fshati, e në t...
Tiranë– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó. Në një postim në Facebook Basha ka d...
TIRANË– Një nga njerëzit që dje në mbrëmje ka shkaktuar më tepër polemika është një personalitet i politikës dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai është ish-Min...
Tiranë-Ditën e sotme presidenti Ilir Meta, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Të dy Presidentët disktuan...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i ka bërë thirrje qeverisë që në këtë kohë krize të ndihmojë biznesin në Shqipëri. Zhupa në një postim në Fa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka harruar krejtësisht se çdo person, të paktën ata që jetojnë në Tiranë, mund të porosisin ushqime nga restorante të ...