LIVE UPDATES
Politike

Ish-ministri Solis: Nëse do ishim në luftë, Rama do jetonte me qira tek shtëpia e Henri Çilit në Labinot

17 Prill 2020, 10:32 Nga DOSJA
Ish-ministri Solis: Nëse do ishim në luftë, Rama do jetonte me

TIRANË– Një nga njerëzit që dje në mbrëmje ka shkaktuar më tepër polemika është një personalitet i politikës dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai është ish-Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis. Ai ka komentuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal. Fjalët që përmendi për deputetët shqiptarë, janë bërë hit në rrjetet sociale; ai tha se deputetët janë bërë si majmunë me kallashnikov në krah, që gjuajnë kuturu e vrasin njerëz.

Pjesë nga biseda:

Ky ishte një nga mesazhet që doja të përcillja dje”, tha Solis.

Enkel Demi: A jemi në luftë vërtetë?

Leonard Solis: Nuk jemi në luftë. Doja të bëja dallimin me këtë. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, situatë pandemie. Jemi në një situatë ku askush nuk të shtrin dorën dhe sidomos në fazën e parë të pandemisë kur është faza e lock down-it, e shokut. Është një situatë tepër e vështirë shëndetësore por nuk është luftë. Nëse do të ishte luftë do kishte bombardime, prishje, shkatërrime. Kryeministri shqiptar do të banonte me qira në shtëpinë e Henri Çilit në Labinot-Mal, dhe jo në Surrel. Lufta nuk ka terezi, nuk ka llogari, por merr të mëdhenj e të vëgjël, është e tmerrshme, nuk ka rregulla, nuk ka formula. Shumë ministra dhe ministresha do kishin ikur nga qeveria fshehurazi pa dhënë dorëheqjen. Lufta pasi përfundon hap fronte të reja pune, hap fronte në ndërtim, ndërkohë që epidemiologjia është shumë më e hidhur në këtë pjesë. Nuk hap vende pune, prodhon mizerabilitet, prodhon papunësi, prodhon ulje konsumi etj, gjithë të këqijat i ka, por nuk është luftë.

Enkel Demi: Fjalën luftë e kanë përmendur një pjesë e mirë e pushtetarëve të vendeve të tjera…

Leonard Solis: Varet se çfarë lufte i thua, por në kuptimin klasik është tjetër gjë. Për luftën duhet të bëhet dallimi në aspektin ekonomik njerëzor, të aspektin e kritereve të formulës. Nuk ka luftë që bëhet mbi 70 vjeç.

Enkel Demi: Dje kryeministri ynë tha që kjo është një situatë krejt e vecantë, por ekonomia edhe mund të bjerë, por ringrihet, ndërsa jetët e njerëzve nuk rikthehen. Ai ka zgjedhur shkatërrimin ekonomik, për mbrojtjen e jetëve.

Leonard Solis: Për të qenë i sinqertë është një situatë që deri tani është menaxhuar mirë. Task forca dhe ISHP ka për detyrë që atë dallgë sëmundje, që do përmbysë spitalet, ta hollojnë, dhe të mos krijojnë dyndjen, ku njerëzit të vdesin, ku mjekët detyrohen të vendosin se kë do të trajtojnë. Kjo për shumë faktorë deri tani, është arritur.

Mund të krenohemi në Ballkan dhe në Europë për menaxhimin e mirë, në kohën e duhur. Problemi qëndron se ne e kemi nisur këtë garë sikur është 100 m, dhe jo një maratonë.  Problemi është se, çfarë frymëmarrje do të mbajmë për ekonominë, dhe çfarë frymëmarrje do të mbajmë edhe për sistemin shëndetësor, dhe për ata qindra-mijëra të sëmurë që sot nuk po marrin dot asnjë shërbim në spitalet publike, sepse janë të bllokuar për hatër të Covidit. Në këtë situatë mundet të sakrifikojmë shumë persona që nuk kanë Covid, por që vdesin, edhe këta janë viktima, ndaj dhe duhet të kemi një ekulibër.

Enkel Demi: Shqipëria ka kaluar situata dramatike në pikëpamjen ekonomike edhe më parë, por në rastin konkret bëhet fjalë për investime shumë të mëdha që janë hedhur në Shqipëri dhe kriza është krizë likuiditeti, që do të thotë se nëse nuk ka likuiditet, nuk ka mundësi të qarkullosh mall, pra nuk ke mundësi të blesh sheqer e miell. Njerëzit që po kërkojnë sot ndihmë, janë të shtresës së mesme. Pikërisht këta po paragjykohen, dje janë paragjykuar futbollistët, me idenë se ata kanë fituar para, dhe nuk kanë nevojë për ti ndihmuar, kjo mund të na cojë në një lloj kolapsi që ne si shoqëri të kemi nevojë për respiratorë…

Leonard Solis: Është tjetër gjë analiza e e konomisë në makro që bëjnë ekspertët lidhur me parametrat, borxhin etj. Ajo që shoh çdo ditë është se ne vuajmë në mënyrë kapilare, familje për familje, pavarësisht se problemi qëndron në makro. Edhe shtresa e mesme vuan, po qe se nuk do të lejohej gradualisht në varësi të situatës, situata do të përkeqësohej, dhe shteti nëse u thotë njerëzve që; nuk do shkoni në punë për një kohë afatgjatë,  duhet ti ketë koqet deri të gjuri.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi leonard solis plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi leonard solis plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet