LIVE UPDATES
Bota

“Plas” debati në Kosovë, shkak ndalimi i mbajtjes së shamisë në një shkollë në Gjakovë

1 Prill 2022, 13:02 Nga DOSJA
“Plas” debati në Kosovë, shkak ndalimi i mbajtjes së

KOSOVË– Një shenjë në derën e një shkolle në Gjakovë, që tregon për veprimet e ndaluara brenda objektit, ka nxitur reagime të shumta. Për shkak të simbolit të shamisë aty, deputetja Duda Balje e pa si rast të mirë për t’u futur në vallën e reagimeve, duke iu drejtuar personalisht drejtoreshës Florentina Gjergjaj. Kjo e fundit pastaj mori edhe kërcënime, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjergjaj iu përgjigj Baljes duke e akuzuar për sulme e nxitje të urrejtës, ndërsa paralajmëroi se do t’u drejtohet edhe organeve të sigurisë. Për këtë zhvillim, ka reaguar edhe BIK, duke i kërkuar Ministrisë shfuqizimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë. Debati i pashtershëm për shaminë në shkolla, është rikthyer. Arsye për këtë ka qenë vendosja e një shenje që ndalon bartjen e shamive në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, afër kësaj shenje, ndodhen edhe simbolet që ndalojnë armët, cigaret dhe grimosjen e nxënësve dhe veshjen ekstravagante.

Pas shpërndarjes së kësaj fotoje, kanë shpërthyer reagimet në rrjete sociale. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje,  mbrëmë i është drejtuar drejtoreshës, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese.

“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar”, ka thënë Balje.

Ajo kërkoi sqarim edhe nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës.

“Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka shkruar Balje.

Reagimit të saj, i është përgjigjur drejtoresha e shkollës Florentina Gjergjaj, e cila mbrëmë edhe është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo e ka quajtur linç reagimin e Baljes duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë dhe duke e akuzuar deputeten e komunitetit boshnjak se po  bënë vetëm për vota.

“Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

“Sidoqoftë, për fushatën e kërcënimeve që ju nxitet sonte ndaj meje, natyrisht se nesër do t’i drejtohem autoriteteve të sigurisë. Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi” ka shtuar ajo.

Derisa debati për shaminë ka “vërshuar”, por Gjergjaj në një komunikim me mësimdhënësit e shkollës, së pari kishte kërkuar që nxënësit me veshje ekstravagante dhe grim të terpruar të mos i lejojnë të hyjnë në shkollë.

“Bazuar në UA 06/2014 MASHT, Rregulloren Komunale për Institucionet Edukative Arsimore neni 37 pika 1.8, po ashtu në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, duke marrë parasysh shumë raste që po hasi edhe personalisht që nxënësit brenda shkollës shihen me veshje ekstravagante dhe me grim të tepruar, kërkoj nga: Kujdestarët e klasave që të përcjellin mesazhin te nxënësit dhe te prindërit që do të veprojmë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe nxënësit me veshje të tillë dhe me grim nuk lejohen të hyjnë në shkollë (ashtu siq ka ndodhur edhe në të kaluarën). Kujdestarët e ditës që njëri prej jush të jetë në hyrje dhe në bashkëpunim me rojen të mos lejoj nxënësit që kanë veshje të tillë ose grim të hyjnë në shkollë”, thuhet në një email që Gjergjaj ua kishte dërguar mësimdhënësve të shkollës, të cilën e ka siguruar Express.

Gazeta Express sot ka provuar të marrë përgjigje nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoresha për Arsim, por të njëjtit s’kanë qenë të qasshëm. Me reagim s’ka dalë ende as Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Çka thotë Udhëzimi Administrativ?

Më Udhëzimin administrativ të MASHT’it përcaktohen të drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmëria në mësim dhe masat e procedurat disiplinore dhe zbatimi i tyre ndaj nxënësve të cilët i shkelin rregullat e etikës.

Në Nenin 3 të këtij udhëzimi, renditen veprimat e ndaluara për nxënësit. Në pikën 1.13 të këtij Neni, si veprim i ndaluar është edhe “bartja e uniformës fetare”.

Përveç bartjes së uniformës fetare, veprime të ndaluara konsiderohen edhe: mungesa e paarsyeshme, mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrta si dhe mjetet e tjera që rrezikojnë jetën e nxënësve dhe personelit, veprimet e dhunshme, bartja dhe konsumimi i drogës, duhanit  alkoolit, hyrja me vonesë në orë mësimi, prishja e rendit dhe qetësisë, lëshimi i orës pa leje, përdorimi i celularit, bartja dhe përdorimi i ditarit të klasës, falsifikimi i dokumentacionit, kopjimi, dëmtimi i inventarit dhe veshjet ekstravagante dhe grimi i tepruar.

Për këtë të fundit, Drejtoresha Gjergjaj e kishte bërë një kërkesë gjatë kësaj jave për mësimdhënësit.

BIK kërkon anulim të Nenit të Udhëzimit Administrativ

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ashpër për shenjën për ndalimin e shamisë të vendosur në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, raporton Express

Sipas BIK, ky veprim “e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner”

Nga ky institucion fetar kanë kërkuar anulimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.

Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3  paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet në reagim./Gazeta Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni besimi fetar duda balje shkolla ne gjakove besimi fetar duda balje shkolla ne gjakove

Sondazh

Poll
Bota 1 Prill 2022, 11:09

Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

SHBA-Një djalë 12-vjeçar është qëlluar për vdekje sëbashku me dy  kushërirat e tij, teksa gjendej në një makinë të parkuar. Sipas NY Daily news, ngjarja ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit