LIVE UPDATES
Aktualitet

Plas ahengu tek ‘313’-a! Policët hapin USB-në me këngë dhe video humori të ‘Portokalli’, i përket Viktor Markut, i

25 Gusht 2021, 13:05 Nga DOSJA
Plas ahengu tek ‘313’-a! Policët hapin USB-në me

TIRANË– Pas tentativës për arratisje të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, në burgun 313 duket se ka nisur ahengu me muzikë dhe video humori. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se dy ditë më parë, policia ka gjetur një USB në qelinë e Anton Gjokës, për të cilin kanë nisur hetimet.

Kjo USB u konstatua në një televizor, i cili në datë 21 gusht 2021 kishte dalë për rikontroll së bashku me disa televizorë të tjerë se ju mungonte vula. Policët nuk janë mjaftuar me kaq dhe kanë hapur USB-në, për të parë 223 materiale, nga të cilat 205 ishin muzikë kryesisht shqiptare dhe 17 pamje filmike të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar deklaratën e punonjësit të policisë, Aldo Plaku me detyrë kontrollor, i cili ka thënë: “Më datë 23.08.2021, kam marrë shërbimin si zakonisht dhe rreth orës 07:30, cdo gjë ka vazhduar normalisht me kontrollin e ushqimeve që sjellin familjarët për të paraburgosurit. Rreth orës 14:50 kemmi pezulluar kontrollin e ushqimeve pasi duhet të kontrollonim disa pajisje elektronike televizora, të cilët kishin dalë jashtë në datë 21.08.2021 nga Forcat Operacionale të Drejtësisë së Përgjithshme të Burgjeve, televizore të cilëve u mungonin vulat e institucionit vula që me kalimin e kohës dhe vapës bien se me vinovil ngjitet ajo letra, pasi do i kontrollonim, do i vulosnim dhe do i fusnim përsëri brenda. Kështu filluam një nga një, gjithsej ishin 7 televizore.

Ky televizori që konstatuam USB mund të ketë qenë i dyti apo i treti në radhë, USB-ja ishte e dallueshme sepse nuk ishte e fshehur, dukej qartë në trupin e televizorit anësor, aty ku ka vendin e vet. Hoqa USB, përpiluam proces-verbalet përkatëse për USB-në, e hapëm dhe nga brenda televizorin se ndoshta mund të kishte sende të tjera të fshehura po nuk konstatuam gjë tjetër. Pasi mbaruam kontrollin, i kemi futur në regjim të brendshëm të gjithë televizorët.”

Ndërsa i paraburgosuri Anton Gjoka ka deklaruar se USB-ja i përkiste të paraburgosurit tjetër Viktor Marku, të cilit ia kishte marrë para 10 ditësh për të dëgjuar muzikë. Ndërsa televizorin ia kishte marrë Fatmir Haxhiut. 

“Televizori im është djegur dhe nuk kam mundësi ekonomike të blej televizor tjetër. Nuk e di që është send i ndaluar, ajo ka shërbyer vetëm për të dëgjuar muzikë, nuk kam gjë tjetër për të shtuar”, deklaroi Gjoka.

Ndërsa Viktor Marku pranoi se ia kishte dhënë USB-në Gjokës, duke shtuar se e ka marrë nga të paraburgosur të tjerë që janë liruar.

“Unë ja kam dhënë këtë USB, unë e kam marrë nga të paraburgosur të tjerë të cilët janë liruar sepse kështu funksionon në burg kur lirohesh nuk i merr sendet me vete, por i dhuron. Nuk e kam ditur që është send i ndaluar, kam menduar se duke pasur vetëm muzikë nuk ka ndonjë problem. Po ta kisha ditur, nuk do ta mbaja se vetëm probleme të tjera nuk dua”, tha Marku.

Marrë nga Top-Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anton gjoka fatmir haxhiu usb me muzike te 313 viktor marku anton gjoka fatmir haxhiu usb me muzike te 313 viktor marku

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale