"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ATENTATI ndaj Bledar Muçës/ Si është gjendja e të plagosurve? Klienti 24-vjeçar mori 5 plumba, shpëton mrekullisht, kunat
25 Gusht 2021, 12:28Nga DOSJA
TIRANË– Gjendja e personave të plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçës është stabilizuar. Elvis Tafani, një nga pesë të plagosurit e atentatit ndaj Bledar Muçajt në Lushnje, duket se ka shpëtuar mrekullisht. 24-vjeçari që ishte klientë gjatë atentatit, është prekur nga pesë plumba, dy prej të cilëve kanë depërtuar tejpërtej në trup.
Mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën të riut duke i hequr predhat nga trupi. Në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndodhen dhe pesë të plagosurit e tjerë të atentatit ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj.
Judin Velo, 32 vjeç, kunati i Bledar Muçaj, është transportuar për mjekin të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, teksa raportohet se ndodhet jashtë rrrezikut për jetën. Ndërkohë, edhe tre gra të cilat mbetën të plagosura gjatë atentatit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekreza Sauli, 26 vjeçe është prekur në pjesën e kokës nga plumbi, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë Majlinda Gjyla ka marrë plagë të shumta nga xhamat e thyer, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pa rrezik për jetën është dhe Sara Lici, e cila u prek nga një plumb në pulpën e këmbës.
Mbrëmjen e 23 gushtit, persona ende të paidentifikuar, hapën zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të “Bar Pedonale” në Lushnje, duke vrarë pronarin e lokalit Bledar Muçaj, i cili kishte lidhje familjare me anëtar të bandës së Lushnjes dhe klanit “Hakmarrja për Drejtësi”. Ndërsa mbetën të plagosur kunati i tij dhe katër klientë të rastësishëm në lokal.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Qyteti i Lezhës po vuan rafikun e rënduar të automjeteve. Radhët e krijuara janë deri në 8 kilometra, kryesisht në daljet e Lezhës për nga Ti...
Rrugët e brendshme të lagjes Mbrostar Ferko në Fier janë në gjendje të amortizuar. Pluhuri në vere dhe balta në dimër shoqërojnë banorët e kësaj lagjeje gjatë g...
TIRANË– ‘Dhunuesi’ i femrave në Tiranë me emrin Denis i cili u arrestua ditë më parë pasi sulmoi një vajzë të re është lënë i lirë. ‘JOQ’ ka ndarë disa pos...
TIRANË– GJKKO ka refuzuar të ndryshojë masën e sigurisë për Edlira Naqellarin. Ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqel...
ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar në Itali pas shpërthimit të gazit në ndërtesë.Sipas mediave ital...
TIRANË– Bledar Selmajan vrau shokun e tij me plumb në kokë për prishje të pazareve të drogës. Pasi e qëlloi me plumb në kokë Xhuljan Bullarin, më 20 gusht,...
LUSHNJE– Një plagosje me Lushnje është regjistruar ditën e sotme, dy ditë pas makabrës së ndodhur në qendër të qytetit. Një 56-vjeçar me iniciale L.K. ka...
LEZHË– Nikoll Ndreca është arrestuar nga policia në Mirditë pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ...