Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/Autorët kishin informator të brendshëm, në vilë nuk u ndez as alarmi
20 Janar 2020, 08:59Nga DOSJA
Tiranë-Detaje të reja kanë dalë nga plagpsja e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në Allias, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se autorët janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që biznesmenët kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se autorët kanë pasur informator të brendshëm pasi grabitja ndodhi pikërsisht ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore nga furrat “Laze” dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit. Po kështu alarmi i vilës aktivizohej në orën 22:30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme. Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët. Nuk dihet ende nëse ata kanë marrë para.
Si janë futur në banesë?
Pas banesës dy katëshe të familjes Laze është një tjetër vilë katër katëshe, ku disa hyrje ishin lëshuar me qira. Autorët kanë kaluar murin rrethues dhe janë futur në vilën e çiftit Laze nga pjesa e pasme, ku nga kjo anë nuk ka kamera.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur. Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i qëlluan me armë zjarri. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al) Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën ng...
Tiranë- Transgjinorja Anxhela ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në jetë. Në emsionin “Thumb” në RTV Ora News, Anxhela ka treguar se kur ishte a...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Mësohe...
TIRANE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Burime ...
RINAS- Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak të mjegullës së dendur...
Shqipëri– Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin.Mesatarisht, 44% e ...
Tiranë- Gazetari Çim Peka ka reaguar për shkrimin e medias gjermane “Bild”, ku në të thuhej se 675,000 euro, të paguara nga rusët për Nick Muzin për ll...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Allias, ku të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh. Mësohet se &ccedi...
TIRANË– Fluturimi i ‘Wizzair” për në Londër është anuluar për shkak të mjegullës. Dosja.al ka siguruar edhe video e foto nga brenda avionit ku bie në sy mj...