Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët dyshohet se janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe se kishin informacion për planet e kësaj familjeje. Mësohet se autorët kanë pasur informator të brendshëm pasi grabitja ndodhi pikërsisht ditën e dielë, kur bëhej mbledhja e xhirove javore nga furrat “Laze” dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit. Autorët kanë kaluar murin rrethues dhe janë futur në vilën e çiftit Laze nga pjesa e pasme, pikërisht nga ana ku nuk ka kamera. Po kështu alarmi i vilës aktivizohej në orën 22:30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme. Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët.
Por ata u pikasën nga vajza 17-vjeçe, Dejzi Laze, e cila ndodhej brenda banesës në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në dëshminë e saj para grupit hetimor 17-vjeçarja ka dëshmuar se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë. “Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës” , është shprehur ajo.
Ndërsa vetë Afërdita Laze ka dëshmuar se autorët kërkonin lekë, por nuk mundën të gjenin asgjë. “Vajza dëgjoi zhurma dhe na tha dikush po hyn në shtëpi. Pasi dëgjova të shtëna dola në korridor ata më qëlluan. Autorët kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin lekë po nuk mundën të gjenin gjë.”, është shprehur ajo.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët ata kanë qëlluar me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre.
J.V;E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RINAS- Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak të mjegullës së dendur...
Shqipëri– Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin.Mesatarisht, 44% e ...
Tiranë- Gazetari Çim Peka ka reaguar për shkrimin e medias gjermane “Bild”, ku në të thuhej se 675,000 euro, të paguara nga rusët për Nick Muzin për ll...
TIRANË– Dy personat që shikoni në foto janë Petrit dhe Aferdita Laze, çifti I bashkëshortëve që mbetën të plagosur mrbëmjen e sotme në Allias,...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Allias, ku të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh. Mësohet se &ccedi...
TIRANË– Fluturimi i ‘Wizzair” për në Londër është anuluar për shkak të mjegullës. Dosja.al ka siguruar edhe video e foto nga brenda avionit ku bie në sy mj...
TIRANË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Allias. Sipas njoftimit, dy të plagosurit janë &cced...
TIRANË– Njëri nga çifti i bashkëshortëve që u plagosën mbrëmjen e sotme dyshohet se ka ndërruar jetë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Allias. Burime nga vendngjajrja bëjnë me dije se të plagosurit me armë janë një ...
TIRANË– Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri në lagjen Allias në kryeqytet. Çifti, Petrit dhe Afërdita Laze ndodheshin brenda banesës së tyre, ...