Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
Detaje nga plagosja e çiftit në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e vajzës: Ishin dy persona të maskuar, njëri kishte armë
20 Janar 2020, 07:58Nga DOSJA
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Mësohet se vajza 17-vjeç ka deklaruar para Policisë se ishin dy persona të maskuar dhe se njëri prej tyre kishte armë.
“Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës”, është shprehur ajo.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet se autorët të jenë të njohur të çiftit dhe ata i priste një person i tretë jashtë banesës.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën nga disa persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre.Autorët hynë në banesë për të grabitur. Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i qëlluan me armë zjarri.
J.V;E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Burime ...
RINAS- Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak të mjegullës së dendur...
Shqipëri– Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin.Mesatarisht, 44% e ...
Tiranë- Gazetari Çim Peka ka reaguar për shkrimin e medias gjermane “Bild”, ku në të thuhej se 675,000 euro, të paguara nga rusët për Nick Muzin për ll...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Allias, ku të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh. Mësohet se &ccedi...
TIRANË– Fluturimi i ‘Wizzair” për në Londër është anuluar për shkak të mjegullës. Dosja.al ka siguruar edhe video e foto nga brenda avionit ku bie në sy mj...
TIRANË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Allias. Sipas njoftimit, dy të plagosurit janë &cced...
TIRANË– Njëri nga çifti i bashkëshortëve që u plagosën mbrëmjen e sotme dyshohet se ka ndërruar jetë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Allias. Burime nga vendngjajrja bëjnë me dije se të plagosurit me armë janë një ...