Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAMURRAS– Plagosja e trefishtë në Mamurras që ndodhi mesditën e kaluar, e kishte zanafillën që në orët e para të mëngjesit. Dosja.al ka mësuar se reagimi i të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi, ka ardhur pas një aksioni të efektivëve të komisariatit në Kurbin.
Në orët e paradites, tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).
Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.
Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Medani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Plumbat kanë kapur edhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Tashmë të tre të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa në pranga janë vënë: efektivi Medani si autor; Gjon Fufi, Nikoll Vorfi (Fufi) që ndodhet në spitalin e Traumës dhe Rudolf Fufi.
Të tre këta të fundit akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim. Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit të punonjësit të policisë David Medani si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin pjesëtarët e fisit Fufi.
Efektivi Medani akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER -Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi përndiqte një 17-vjeçare.Policia njofton se 34-vjeçar N.K., e ka përndjek...
TIRANË– Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të hetimit, Aida Hajnaj, ka njoftuar se janë 32 vende vakante pune për pozicionin e punës ‘hetues’.Hetuesit të cilët ...
TIRANË – Një raport i publikuar gjatë 2019-ës, gjeti se pagesat e përfituara nuk kanë aspak lidhje me efikasitetin.Konkretisht, deputeti me më shumë të ard...
POLIÇAN– Policia e Poliçanit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim. I riu me inicialet L.B kishte thyer masën e arrest...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka ndarë në ‘Facebook’ një video nga vaksinimi i të moshuarve me vaksinën kundër Covid. Ajo shkruan se deri më tani ja...
Prokurori Tasim Puci e mbylli seancën e tij dëgjimore të martën në këmbë, ndërsa lexoi një deklaratë me referenca biblike mbi përgjegjësinë dhe mbajtjen e saj. ...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Ndroq ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur. Drejtuesi i mjetit është larguar ...
TIRANE-Moti mbetet i paqëndrueshëm ditën e sotme, me reshje shiu kryesisht të dobëta, ndërsa dëbora kufizohet në terrenet malore mbi 1000 m lartësi, pasditja dh...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu, tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shock’ se Shqipëria nuk ka pse i dëgjon thirrjet e të huajve, të cilat apelojnë që qeve...