LIVE UPDATES
Politike

Përplasja Thaçi-Berisha/ Meta: Të panevojshme, refuzoj të bëhem pjesë e ndarjes së faktorit shqiptar

28 Maj 2019, 19:48 Nga DOSJA
Përplasja Thaçi-Berisha/ Meta: Të panevojshme, refuzoj të

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Debat +” në TV Dukagjini, tha se përplasja mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës është e panevojshme

Meta u shpreh se nuk ka qejf të behet pjesë e ktyre debateve dhe se është kundër ndarjes së faktorit shqiptar.

Zoti Meta, mos mendoni se po zgjasim e pyesim shumë për këtë punë, se ne dëshirojmë të bëjmë skandale këtu ose dëshirojmë të bëjmë deklarata të mëdha. Për ne është shqetësuese dhe dëshirojmë të marrim një mendim. Ka aq deklarata dhe qëndrime të ashpra dhe të ulëta ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, posaçërisht mes zotit Berisha dhe zotit Thaçi, sa që neve po na duket se ato po helmojnë opinionin edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Ju lutmë, a ekzistojnë këto dy vija, apo jo?

Unë nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e perceptimeve që mund të jenë krijuar, apo që sponsorizohen për të thelluar ndarjet midis Shqipërisë dhe Kosovës a faktorëve të caktuar, apo për të rreshtuar këtu faktorë në unison me disa faktorë të tjerë.

Unë refuzoj hapur të bëhem pjesë e këtyre ndarjeve dhe keqkuptimeve apo konfuzioneve që nuk e paraqesin mirë faktorin shqiptar në tërësi, me pjekurinë e duhur dhe me vetëpërmbajtjen e duhur në çaste vendimesh të rëndësishme, por mund t’ju them me siguri të plotë se qëndrimet e mia që, në thelb, janë pak a shumë ato që ju shpreha që në fillim për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi; janë vetëm ato mesazhe e qëndrime që i kam përsëritur në mënyrë të qartë e të palodhshme me të gjithë drejtuesit institucionalë të Kosovës dhe me të gjithë drejtuesit e opozitës së saj qoftë me zotin Isa Mustafa, qoftë me zotin Albin Kurti, madje edhe me drejtues të tjerë të opozitës dhe kam theksuar se është e rëndësishme për t’u bashkuar në këtë temë, që edhe ata duhet të japin kontributin e tyre në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet tani apo sa më parë që të jetë e mundur. U kam thënë se as atyre vetë nuk u intereson, në rast se u intereson të mund të përfitonin nga zgjedhjet e parakohshme që kjo çështje të mbartet në të ardhmen, pasi përsëri është një çështje që do të kërkojë një shumicë të rëndësishme për të marrë vendimet e duhura; pra, është një çështje që është shumë më mirë që të zgjidhet tani, sesa të lihet apo të shtyhet për në të ardhmen.

Zoti President, a vëreni ndërhyrje të Shqipërisë në Kosovë, për të qenë më direkt?

Ne nuk mund të ndalojmë askënd në Shqipëri që të japë mendimet apo opinionet e tij.

Ne nuk kërkojmë që të luani rolin e policit, megjithatë, cila është bindja Juaj dhe si e shihni?

Mendoj se ndikimi i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë një ndikim që të nxisë bashkëpunimin dhe unifikimin e faktorëve këtu për çështje te rëndësishme të Kosovës. Për çështje të tera, për mënyrën sesi përdoret buxheti i Kosovës, etj. kjo padyshim kudo ka qeveri e opozitë që do të debatojë dhe s’do të merren vesh kurrë.

Kjo është një formë dëshirore e asaj.

Ky është vullneti apo disponimi.

Udhëheqës të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë pasur tendencë që as në një avion të mos hipin, për shkak të dasive dhe përçarje që kanë midis tyre.

Unë nuk e kam këtë informacion, por mendoj se është e rëndësishme të ecim në këtë drejtim. Mendoj se replikat me njëri-tjetrin, aq më tepër me karakter denigrues janë të panevojshme. Mund të ketë dallime për çështje të caktuara, por duhen gjithnjë argumente dhe duhet të jetë qëllimi i përbashkët për ta faktorizuar Kosovën në këto negociata, në këtë dialog dhe Shqipëria këtë rol duhet të ketë gjithmonë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci ilir meta sali berisha hashim thaci ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit