LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja mes 2 grupeve në Vlorë/ Nipi i ‘Çipurit’ dhe një menaxher ‘club-i’, kapen për sulmin ndaj Inez Hajrullë

16 Nëntor 2019, 09:29 Nga DOSJA
Përplasja mes 2 grupeve në Vlorë/ Nipi i

VLORË– Shatë muaj nga atentati me armë që ju krye Inez Hajrulla në ambientet e kompleksit “Oslo” në Vlorë, prokuroria dhe policia e këtij qyteti, ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve të këtij krimi të rëndë, ku objektivi kryesor për tu eliminuar, ishte pikërisht Inez Hajrulla. Ky i fundit një emër i njohur në Vlorë dhe që në kartotekat kriminale të policisë, dyshohet si person që i përket një grupimi kriminal në këtë qytet, mundi ti shpëtojë pa asnjë dëmtim sulmit me armë të datës 10 maj 2019. Ndërkohë plumbat e kallashnikovit që vinin nga një automjet tip “Range Rover” me ngjyrë jeshile, kanë plagosur në këmbë një punonjës të bashkisë Vlorë, të quajtur Dajko Canodemaj, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Hetimi shtatë mujor, i udhëhequr nga prokurori i Vlorës Alfred Saliu, çoi në zbulimin e emrave të personave të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Zbulimi i këtyre emrave tregon edhe një herë tjetër se atentati ndaj Hajrulla, është kryer si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë, luftë kjo që është ndezur prej disa vitesh dhe nuk dihet se ku do përfundojë. Mes katër personave të arrestuar me vendim të gjykatës së Vlorës është dhe Daut Elmazi 25-vjeç, që sipas burimeve të policisë dyshohet se është nipi i Armando Sulejmanit, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”. Ky i fundit në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati mafioz me 78 plumba kallashnikovi, ku vetë Çipuri mori dy plumba në këmbë ndërsa dy personat që e shoqëronin në makinë, Arjan Hasanaj dhe kunati i “Çipurit” Resti Rexho janë bërë shoshë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30, kur lagjia e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përfshirë në “luftë”, pasi të shtëna të shumta armësh janë dëgjuar në rrugën “Dhimitër Konomi”, aty ku po udhëtonin me një mjet tip “Passat” tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani. Pikërisht në këtë atentat “Çipuri” ka qëlluar plot 6 herë me një pistoletë prodhim amkerikan me mulli të tipit “Magnum SW 357 SMITH WESON”. Për këtë armë, Armando Sulejmani është arrestuar dhe vijon të jetë ende në burg. Goditja frontale për të eliminuar “Çipurin”, ngriti dyshime të forta, se atentati ishte mirë organizuar nga anëtarët e grupit rival. Katër muaj nga ky atentat me 78 plumba, në kompleksin “Oslo” sulmohet me dy kallashnikovë për tu vrarë Inez Hajrulla. Autorët largohen përmes Vlorës, përballë bashkisë, dhe askush nuk i ndalon, megjithëse përplasen me një automjet të rastit.

Ka dyshime të forta se ky atentat është kryer në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku dy personat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho mbetën të vrarë ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë. Sipas burimeve të policisë, këto dyshime përforcohen akoma dhe më tepër, pasi gjatë hetimeve për sulmin me armë ndaj Hajrulla, ka dalë dhe emir i Daut Elmazit. Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë e Vlorës pasi në muajin Maj 2016 në Vlorë i ka shpëtuar një atentati me armë. Dauti dyshohet se është lidhje miqësore e Armando Sulejmanit, ndërkohë që në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 80 orë punë të detyruar nw komunitet, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta”. Së bashku me Daut Elmazin, pas kërkesës së prokurorit Saliu, gjykata e Vlorës ka miratuar dhe arrestimin e tre personave të tjerë si të përfshirë në atentatin ndaj Hajrulla, të cilët janë Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier, Ardjan Ahmeti 26 vjeç nga Tirana dhe Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë. Burime pranë policisë thanë për “Shqiptarja.com” se Dejvison Serjani, është menaxher i një klabi nate të njohur në Tiranë. Hetimet e kryera, kanë zbuluar se katër personat e arrestuar janë të përfshirë në atentatin me armë ndaj Inez Hajrulla. Identifikimi i tyre është kryer nëpërmjet pamjeve filmike të disa kamerave të sekuestruara në Vlorë, përgjimeve telefonike dhe analizave të qelizave telefonike. Pas sigurimit të disa provave prokuroria ka kërkuar arrestimin e katër personave.

Ja si ndodhi sulmi me armë ndaj Inez Hajrulla

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e lokalit “A&B Mazana” që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona që dyshohet të jenë katër të arrestuarit e mësipërm, kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në sheshin ndërmjet lokalit “A&B Mazana” dhe restorant “Rajan” janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe tek bar “Aurora”.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit “A&B Mazana”, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment nga pamjet filmike duket që gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve dhe del nga rrezja e filmimit të kamerave. Pas vetëdorëzimit në polici, Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian. Pas ekspertimit balistik të kësaj pistolete, rezultoi se kjo armë ishte pistoletë imituese. Pas këtij rezultati, Inez Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashaj janë liruar.

Marrë nga Shqiptarja.com

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne vlore inez hajrulla atentati ne vlore inez hajrulla

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Nëntor 2019, 06:44

Tiranë- Valbona Molla, përpara se të ndërronte jetë nga sëmundja në zemër ka lënë një video mesazh tepër të ndjerë dhe përlotës ku kërkon mbështetjen e gjithë s...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit