LIVE UPDATES
Sport

Përgatitësi fizik Laurenti: “Nuk ekziston më koncepti, që një trajner i bën të gjitha”

8 Janar 2021, 11:49 Nga DOSJA
Përgatitësi fizik Laurenti: “Nuk ekziston më koncepti,

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari, i cili ka bërë bashkë disa nga lektorët më të mirë në Itali dhe po u ofron pjesëmarrësve një mundësi të shkëlqyer për t’u kualifikuar profesionalisht, përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore.

Pjesë e ekipit udhëheqës të këtij kursi është edhe Luka Laurenti, zv.trajneri i përgatitjes atletike të kombëtares shqiptare të futbollit. Duke folur për ecurinë e deritanishëm të kursit, Laurenti shprehet i kënaqur për këtë nismë dhe angazhimin e pjesëmarrësve, ndërsa thekson se në ditët e sotme nuk mund të flasësh për sport apo futboll, pa folur për rolin e përgatitësit atletik.

“Sigurisht është një nismë mjaft e vyer. Roli i përgatitësit atletik në vitet e fundit është bërë i një rëndësi thelbësore dhe është tashmë një figurë e domosdoshme për stafin teknik të çdo skuadre. FSHF e ka kuptuar se sa e rëndësishme është të investojë për këtë profesion dhe ky kurs e vërteton më së miri këtë fakt. Ky është vetëm fillimi, do të organizojmë më shumë kurse, sepse kemi parë që ka shumë kërkesa, shumë interes dhe shumë pjesëmarrje.

Është vërtetë në nismë e mirë dhe do të falënderoj FSHF-në për besimin e dhënë. Deri tani kursi po shkon mirë, të gjitha leksionet po i bëjmë on-line dhe mendoj se produkti final do të jetë mjaft i mirë pasi interesi është i madh. Përmes platformave të komunikimit online ne kemi sjellë në këtë kurs disa nga profesorët më të mirë në Itali, të cilët japin mësim edhe në Koverçano. Jemi përpjekur të sjellim në këtë kurs profesorët më të mirët në qarkullim në mënyrë që trajnimi të jetë sa më specializuar.

Në ditët e sotme një skuadër ka një staf me përgatitës atletikë brenda stafit teknik. Nuk ka më vetëm një trajner atletik, në klubet e mëdha kanë 7, 8, apo 9 përgatitës, ku secili është specializuar për një fushe të ndryshme të përgatitjes fizike. Të flasësh për një sport, pa folur për përgatitësin, tashmë është e pamundur. Nuk ekziston më koncepti, që një trajner i bën të gjitha”,- është shprehur Laurenti për FSHF.

Ish-futbollisti i njohur, Orjand Abazaj, i cili është një nga pjesëmarrëset e këtij kursi, vlerëson iniciativën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe thekson se roli i përgatitësit atletik po bëhet gjithmonë e më i kërkuar në botën e futbollit.

“Mendoj që kjo është një iniciativë shumë pozitive nga ana e Federatës, bota ka ecur në përgatitjen atletike dhe ky është një vlerësim shumë pozitiv. Mendoj që duhet t’i jepet shumë përparësi përgatitjes atletike dhe në strukturat edhe te të rinjtë, te moshat dhe të jetë një stërvitje graduale dhe të ketë një program, një periodizim të stërvitjes gjatë gjithë kohës dhe që të bëhet e mundur që edhe Shqipëria, jo vetëm në nivelin tekniko-taktik, por edhe në atë fizik, të ketë mundësi të nxjerrë elementë që të luajnë jashtë sa më shumë.

Personalisht shpresoj që kjo të jetë edhe një mundësi tjetër për ne të këtij kursi, që të ecim përpara dhe t’i japim një shtytje tjetër përgatitjes fizike kudo në Shqipëri.
Kursi është një nivel shumë i lartë. Ne jemi shumë të lumtur me këtë nismë. Profesorët që janë, përveçse kanë qenë trajnerë dhe preparatorë të ekipeve më me emër në Itali dhe në Europë, por është e mbështetur shumë edhe në kërkime shkencore”,-
shprehet Abazaj.
Në çdo skuadër futbolli shqiptare duhet të ketë sipas rregullores një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kursi per pergatitesit fizike fshf kursi per pergatitesit fizike

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik