Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Llamba dhe sistem ventilimi për fushën e “Air Albania”, ja kostoja totale
7 Janar 2021, 17:36Nga DOSJA
TIRANË-Fusha e “Air Albania Stadium” ishte në gjendje më të keqe se kurrë në derbin Tirana-Partizani, përballje kjo e vlefshme për javën e 6-të të Superiores dhe ishte pikërisht ndeshja e fundit që u zhvillua në këtë stadium. Problemet i shfaqi që në fillim, por u mendua se do të kalonin. Fusha e “Air Albania Stadium” ishte i vetmi element i stadiumit të cilësuar si më i miri në Ballkan që nuk i përgjigjej këtij vlerësimi, e madje që ka ardhur duke u përkeqësuar.
Krytetari i Komisionit të Infrastrukturës pranë FSHF, Arben Dervishaj, ka folur sa i përket terrenit të stadiumit por dhe hapat që do të merren për ta bërë stadiumin të rikthehet në gjendjen më të mirë.
“Sa i përket fushës nuk është në kushtet më të mira dhe gjithmonë ka marrë kritika. Për këtë arsye janë porositur llamba dhe sistem ventilimi, për të bërë terapinë e duhur.
“Brenda datës 15-20 janar do vijnë llambat dhe sistemi i ventilimit për një terapi intensive që do t’i bëhet fushës së Air Albania pasi nuk na premton koha për ta ndërruar dhe të jetë gati për ndeshjet e marsit që janë eliminatoret e Botërorit. Llambat dhe sistemi i ventilimit së bashku me tapetin kushtojnë 900.000 euro”, ka thënë Dervishaj.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ARGJENTINË-Ende ekziston një mister i madh për trashëgiminë e Diego Armando Maradonës, pas fjalëve të Sebastian Baglietto, i emëruar administrator i trash...
ITALI – Lajmi i ditëve të fundit të dhjetorit, se Zlatan Ibrahimoviç do të ishte i pranishëm në teatrin “Ariston”, gjatë ditëve të festivalit të këngës n...
ZVICËR-CIES (Observatori mbi futbollin ndërkombëtar) ka përfituar nga ardhja e 2021 për të përpiluar klasifikimin e parë të vitit: lojtarët me vlerën më të...
TIRANE – Pas zhbllokimit të merkatos nga CAS, skuadra e Partizanit ka hapur dyer. Qoftë për largimi, por edhe për ardhje, të cilat edhe pse përfliten, ende nuk ...
SHKODER – Vllaznia, nesër në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” do të ketë përballë skuadrën durrsake të Teutës. Për këtë takim të pare për vitin 202...
1000 – Me nëntë minutat e aktivizimit dje të Danielit, në sfidën Milan-Juventus, emri i familjes Maldini është edhe më i lidhur me historinë e klubit kuqezi. Me...
ITALI – Milani duhet të rifillojë. Në një sezon shumë intensiv dhe të ngjeshur, kuqezinjtë nuk kanë mundësi të humbin kohë, por ata duhet të pranojnë aromën e n...