Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAVAJË- Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebbok postoi një video, ku të pranishëm ishin edhe dy prindërit e të miturit e vajzës së përdhunuar në Kavajë.
Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ajo që vizitoi familjen duke përcjellë edhe porositë e Edi Ramës. (Lexo këtu)
Por këtu nis problemi për të miturën. Edhe pse krahas postimit kryeministri shkruante se media dhe politika duhet që të ruanin privatësinë e vajzës, në videon e postuar prej tij shiheshin qartë babai, nëna, xhaxhai dhe familjarët e të miturës.
Dejate këto që e bëjnë shumë të thjeshtë identifikimin e saj, duke bërë kështu që kryeministri të shkelë ligjin me të dyja këmbët.
Ja çfarë thuhet në ligj për një rast të tillë:
“Nenit 21
Me postimin e fytyrave të familjarëve të viktimës së dhunës, është shumë i thjeshtë identifikimi i saj, në një kohë kur edhe vetë Gjykata e Durrësit gjatë procesit gjyqësor për dhënien e masës së sigurisë për të miturit, i ka identifikuar ata me 7 gërmat e para të alfabetit duke marrë parasysh që vendimi mund të publikohej në media dhe se të miturit të akuzuar për përdhunim mund të identifikoheshin.
Asnjë veprim për identifikimin e tyre nuk është marrë nga mediat, madje edhe në rastet e intervistave me familjarët e të akuzuarve, kamera ka qënë gjithmonë mbrapa duke mos dhënë asnjë detaj të fytyrës së tyre.
Siç edhe shkruhet qartë në pikën 7 të nenit 21 të Kodit të Drejtësisë penale për të miturit: Shkelja e pikës 4, të këtij neni, përbën vepër penale. Pra kryeministri i vendit, Edi Rama ka kryer një vepër penale.
Pas publikimit të videos, reagime të shumta ka pasur nga ana e opozitës. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i jep ultimatum Ramës të shkarkojë Spiropalin dhe të fshijë videon e vizitës brenda një ore. Kurse deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha citon ligjin për të drejtën e privatësisë së fëmijës së abuzuar. (Lexo këtu) Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit sqaroi se nëna dhe vajza e përdhunuar kishin marrë garancinë absolute se do t’i ruhej anonimati. (Lexo këtu)
Një reagim ka ardhur edhe nga Komisoneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili tha se nëse rasti ka shkelje do të ketë hetim administrativ. (Lexo këtu)
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KORÇË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me stukturat e partisë së saj në qyetin e Korçës. Në fjalën e saj, Kryemad...
KORÇË- Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës, ku edhe po zhvillon disa takime, ka vizituar një mjet lundrimi të ndërtuar në mënyrë artiza...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar sërish ndaj kryeminsitrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen e Kavajës.Ajo është shprehur se Rama ‘po bën politikë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video që sipas tij i ka ardhur nga Durrësi ku digjen mbeturinat në mes të të rrugës. Ai ka publikuar ...
Vizita e ministres Elisa Spiropali në familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë ka shkaktuar shumë reagime nga ana e opozitës dhe në rrjetet sociale. Kjo pasi vizi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme me një postim në “Twitter” pas kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të së miturës së abuzuar në Kavajë...
Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë reaguar pas vizitës së ministres Spiropali në shtëpinë e të miturës së përdhunuar në Kavajë. Me anë të një statusi në rrjetet...
Arbana Xharra ka bërë një status në rrjetet sociale ku shpreh dëshirën e saj për të njohur ende ata njerëzit shqiptarë, mikpritës që të zgjasin dorën kur në hal...
Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve të qeverisë “Bashkia që duam”. I ndalur në Korçë këtë pasdite teksa ka konfirmuar kryebashkiakun Sotiraq ...
Në përgjigje ndaj pyetjeve të deputetit holandez, Pieter Omtzigt, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok ka konfirmuar se Komisioni Evropian do të ...