Aktualitet

‘Rasti i Kavajës’, komisioneri: Nëse ka shkelje, do të ndiqen procedurat për hetim administrativ

Lidhur me identifikimin e të afërmve të të miturës së përdhunuar në Kavajë ka reaguar edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.
Featured image of article: ‘Rasti i Kavajës’, komisioneri: Nëse ka shkelje, do të ndiqen procedurat për hetim administrativ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka reaguar lidhur me publikimin e videos që zbuloi identitetet e familjarëve të vajzës së përdhunuar në Kavajë.

Në reagimin e publikuar nga zyra e Komisionerit thuhej se lidhur me rastin do të bëhej vlerësimi I duhur ashtu siç edhe ndodhte për çështjet e tjera.

“Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës,”– shkuhet më tej në reagim. 

Identiteti i të afërmve të vajzës u bë publik nga vetë kryeministri Edi Rama. (Lexo këtu) Ishte zëdhënesja e shtetit, Elisa Spiropali ajo që vizitoi familjen, ndërsa videoja u publikua në Facebook-un e kryeministrit. (Shiko këtu) Ditën e sotme, Spiropali ka treguar edhe prapaskenat e takimit me familjarët e vajzës. (Lexo këtu)

Reagimi  i plotë:

Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.
Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.
Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Shto Koment