LIVE UPDATES
Aktualitet

Përballja me gjykatën! DËSHMITË, Stresi: S’e di pse jam këtu, jam arrestuar kot

12 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
Përballja me gjykatën! DËSHMITË, Stresi: S’e di pse

TIRANË– Janë zbardhur dëshmitë e personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit, të cilët kanë qenë në selinë e PD. Njëri prej tyre tregon se ka hedhur bidonë uji me protestuesit e jashtëm, ndërkohë të tjerët, kanë dhënë afërsisht të njëjtën dëshmi për qëndrimin e tyre në seli, personat me të cilët kanë qenë të shoqëruar dhe kanë mohuar se ka pasur dhunë nga njerëzit brenda PD-së, por kanë deklaruar se ka pasur goditje e sulm nga jashtë.

Reperi Stresi i cili ndodhet në mesin e të arrestuarve është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale e se nuk e di ende pse ndodhet pas hekurave. ‘I nderuar gjykates është hera e parë në jeten time që jam arrestuar kot fare’– mësohet të ketë thënë Stresi.

DËSHMITË

Arkimed Sali Lushaj (STRESI)– I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se nuk e pranon akuzën, pasi ai nuk ka kryer asnjë vepër penale nga ato që policia i ka listuar. Ai ka marrë pjesë në protestë, por nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Ai shprehet se nuk e kupton arsyen e arrestimit në kushtet kur nuk ka kryer asnjë vepër penale e veprim të kundërligjshëm. Prova të tjera renditur për të nuk janë sjellë.

Valdrin Hido Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon se më 12:00, kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të shoqëruar nipin për në Norvegji. Ai ka qenë me vëllanë dhe tre djem xhaxhallarësh dhe një të quajtur Orges, student mjekësie. Janë afruar në Tiranë, kanë parguar mjetin në qendrën tregtare XX dhe kanë shkuar në kafen X, ku po porosisnin diçka dhe aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së dhe nuk orientohet dot në Tiranë.

Arben Teki Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon që më 13:00 kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të shoqëruar nipin për në Norvegji. Ai ka qenë me vëllanë dhe tre djem xhaxhallarësh dhe një të quajtur Orges, student mjekësie. Janë afruar në Tiranë, kanë parguar mjetin në qendrën tregtare XX dhe kanë shkuar në kafen X, ku po porosisnin diçka dhe aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së dhe nuk orientohet dot në Tiranë.

Orges Afrim Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e tregojnë duke kryer veprime të dhunshme për të hapur derën e selisë së PD-së, ai pretendon që më 12:00, ka qenë në një banesë në Tiranë, mandej ka shkuar te pedonalja për të pritur kushërinjtë e tij për një kafe te bar-kafe X, kur po porosisnin diçka aty janë gjetur nga punonjës policie që i kanë shoqëruar. Ai thotë që nuk ka asnjë lidhje me protestën, nuk e di ku ndodhet selia e PD-së.

Qëndrim Besim Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me filmimet që e trajtojnë duke hedhur sende të forta drejt selisë së PD-së, ai pretendon që kanë shkuar në aeroportin e Rinasit për të përcjellë nipin për në Norvegji. Ai ka shkuar në zyrën e avokatisë XX, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka shkuar me mjet në qendrën tregtare X, ka parkuar mjetin në katin-III, ka shkuar te lokali X, ku do të takohej me kushërinjtë Arben Dervishaj, Valdrin Dervishaj, Orges Dervishaj, ka shkuar në tualet dhe, kur është kthyer, kamarieri i ka treguar që të tjerët i kishte marrë policia. Ai është afruar në furgonin e policisë dhe atje ka kërkuar arsyen e shoqërimit të tyre. Me dëshirën e tij është futur në mjetin policor dhe kërkon që t’i jepet arsye e saktë se përse mbahet i shoqëruar, kur nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm, sepse nuk i intereson kjo çështje partiake, që zhvillohet në Shqipëri.

Arben Hyda Dervishaj – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime procesverbale i cunguar.

Raporti i shërbimit për të pesë këta të lartpërmendur nga Kosova përshkruan që ata kanë qenë pjesë e njerëzve që ndodheshin jashtë godinës së PD-së dhe që kanë hedhur sende e objekte të forta drejt selisë, janë ndarë nga turma dhe kanë shkuar e janë ulur në kafen X; pas kësaj, forca policore janë afruar dhe i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 1 Tiranë.

Alban Ilir Zajmi – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në këtë protestë si simpatizantë i PD-së. Në prën 11:30 ka hyrë në oborrin e kësaj partie nga krahu i xhamisë dhe ka qëndruar në oborr. Sipas Raport-shërbimit rreth orës 12:50, Alban Zajmi është konstatuar duke qëlluar me gurë te selia e PD-së ndaj godinës. Për këtë arsye është shoqëruar në komisariat.

Hajredin Asllan Gjura – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruars e nuk ka asnjë lidhje me protestën, por ka ardhur në Tiranë për probleme vetjake. Ai ka telefonuar vëllain e tij dhe e ka pyetur se ku ishte dhe ai i është përgjigjur se ishte te rruga e Elbasanit, dhe pasi janë takuar të dy bashkë kanë shkuar për tek ura në drejtim të Toptanit. Ai thotë se shkopinjtë i ka gjetur në rrugë dhe ngaqë është hallexhi i ka marrë se i duheshin për t’i përdorur në shtëpinë e tij, pasi i vetmi mjet jetese që ka është punimi i tokës dhe atë e bën me punë krahu. Ka deklaruar gjithashtu se ka tre fëmijë të mitur ku më i madhi është 13 vjeç. Nga Raport-shërbimi rezulton se nga forcat policore rreth orës 12:30 u konstatuan dy vetë duke kryer veprime të dhunshme kundër punonjësve të policisë. Ata u mbajtën nën vëzhgim dhe, pas përfundimit të protestës, u ndaluan. Hajredin Gjura në momentin e ndalimit kishte në duar dy shkopinj druri që janë sekuestruar.

Denis Qemal Luku – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se nuk e pranon akuzën, sepse është anëtar i PD dhe aty ka qenë si anëtar i kësaj partie për një organizim të ligjshëm, për të cilin janë informuar autoritetet përkatëse. Ai shprehet se nuk është personi në pamjet që i janë treguar por, edhe nëse ka qenë, leva aty është gjetur dhe nuk ka marrë ai ndonjë levë me vete. Ai thotë se bashkë me të tjerë ka dashur të hyjë paqësisht brenda, por duke qenë se dera ishte e mbyllur përdorën sende për ta hapur. Ai shprehet se nuk ka kërcënuar njeri dhe nuk ka prishur rendin e qetësinë publike, pasi ka qenë në një mjedis të mbyllur. Ai thotë se nuk ka penguar qarkullimin dhe nuk ka rrezikuar asnjë jetë personi. Nuk ka shkatërruar asnjë pronë, por ka hapur derën e partisë së tij, subjektit që përfaqëson dhe nuk ka kallëzim nga subjekti që përfaqëson në lidhje me këtë. Sipas tij, shoqërimi i tij është i paligjshëm. Ka fotografi që e tregojnë me një levë duke u orvatur të hapë derën e jashtme në katin e parë të PD-së.

Albano Gjovalin Stolaj – I pyetur si person nën hetim në lidhje me intervistën në mjediset e PD-së dhe dyshimet se ka marrë pjesë në veprime të dhunshme ka deklaruar se në protestë ka qenë si anëtar i PD dhe sekretar i degës nr. 5. Ai nuk është dakord me akuzat që i janë treguar nga policia. Në lidhje me këtë shtetas është mbajtur procesverbal këqyrje-marrje pamje filmike, datë 08.01.2022, me pamje të administruara nga mediat ku shihet Albano Stolaj duke dhënë intervistë nga brendësia e selisë së Partisë Demokratike.

Ber Arben Begeja – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për akte të dhunshme ai pretendon që në protestë ka shkuar si kryetar seksioni i PD-së, por nuk pranon të ketë kryer asnjë veprim të dhunshëm.

Duleman Hasan Marku – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me pamje filmike që e tregojnë duke hyrë me dhunë në mjediset e selisë së PD-së, ai nuk pranon të shpjegojë dhe dëshiron të përfitojë nga kjo e drejtë më vonë. Raporti i shërbimit datë 08.01.2022, ora 15:00, në lidhje me këqyrje pamjesh filmike e tregon atë duke hyrë dhunshëm në mjediset e PD-së. Për këtë të dyshuar është kryer këqyrje trupore e shoqëruar me fotografi.

Mirash Zef Rrathori – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me kapjen si pjesë e një grupi vetash me shkopinj në duar, pas selisë së PD-së, ai pretendon që ka qenë i ulur në trotuar sepse nuk ndihej mirë me shëndet, dy policë i janë afruar dhe e kanë kapur për krahu dhe e kanë shoqëruar. Ai pretendon që kishte lënë mjetin e tij në parkingun e qendrës tregtare X, ndodhej në Tiranë për probleme vetjake dhe nuk ka qenë pjesë e protestës. Raporti i shërbimit datë 08.01.2022, tregon që një patrullë policore e DVP Tiranë ka vënë re më 13:40, pas selisë së PD-së, te hyrja e qendrës tregtare, një grup individësh të organizuar, me shkopinj në duar, nën drejtimin e një djali rreth 180 cm shtatlartësi, i shëndoshë, bardhosh, flokërënë, me xhup të zi me mbishkrimin “Moncler”; në orën 13:45, ndërsa i vëzhgonin, një mashkull rreth 40 vjeç, me të zeza, me urdhër të drejtuesit të grupit, u ka marrë shkopinjtë e drurit dhe është larguar me shpejtësi pa u arritur të ndalohet prej policëve. Ndodhur në kushte të pavarazisë në forca, kanë kërkuar ndihmën e forcave Shqiponja, dhe kanë arritur të shoqërojnë vetat e tjerë të mbetur të grupit; ata u identifikuan si Emiliano Çekini, Klavdo Çekini, Mirash Rrathtori e Gjon Pepaj. Raporti i shërbimit i patrullave Shqiponja tregon pak a shumë të njëjtat rrethana.

Emiliano Kolë Çekini – I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të avokatit, në lidhje me kapjen si pjesë e një grupi vetash me shkopinj në duar, pas selisë së PD-së, ai pretendon që ka qenë në afërsi të qendrës tregtare me vëllanë e tij, sepse interesohej për të vlerë disa ngrohëse dhe ndriçues për sipërmarrjen e vet.

Gjon Pepaj-I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Suat Idrizi, ai ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të takuar avokatin e tij sepse ka një çështje civile që po e ndjek; duke qenë se nuk e njeh mirë Tiranën, makinën e ka parkuar te qendra “Toptani”. Më pas është kthyer për të marrë makinën e tij. Ai deklaron se donte të kthehej në shtëpi sa më parë pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në një aksident. Në momentin që është afruar tek qendra “Toptani” ka takuar disa vetë që i njihte; gjatë kohës që ishte me ata, përreth 5 minuta, u janë afruar punonjës policie dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Gjon Pepaj është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.

Klavdo Çekini-I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Ramiz Billa, ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, por pa kryer asnjë veprim të dhunshëm; ndodhej afër qendrës “Toptani” për të marrë mjetin që kishte parkuar aty. Klavdo Çekini është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.

Armando Çardaku-I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe që ndodhej në Tiranë për punët e veta. Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Armand Çardaku është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.

Agostin Pali-I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që kishte marrë pjesë në protestë, kishte ndenjur jashtë oborrit të selisë dhe nuk kishte kryer veprime të kundërligjshme. Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Agostin Pali është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.

LAJMI KRYESOR:Protesta e 8 Janarit/ Të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet