Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 Boçi: Kemi mbledhur 45 ...
Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak 2 Shkurt, 14:23 ...
Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështj...
TIRANË – Ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani, vrasësi i ish-policit Roland Rexhepi në qytetin e Elbasanit në vitin 2009. Sipas njoftimit të Interpol Tirana, kapja e tij u bë në Gjermani, ndërsa sot është bërë i mundur ekstradimi i tij në vendin tonë.
Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën ‘Arrest me burg’ në shtator të vitit të kaluar, ndërsa Shabani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i Interpol Tirana:
Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.
Si ndodhi atentati ndaj ish-policit në Elbasan:
Atentati mafioz ndaj Roland Rexhepit u realizua më 23 korrik të vitit 2009, duke e lënë të vdekur në vend. Rexhepi u qëllua me breshëri plumbash dhe vrasja e tij u konsiderua një atentat i mirëorganizuar. Identifikimi i autorëve të ngjarjes u bë nëpërmjet krahasimit të provave të ADN-ve përkatëse të autorëve, të gjetura në vendngjarje, si bishta cigaresh, motor dhe kapuç.
Dy personat e tjerë të arrestuar për ngjarjen, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, momentalisht po vuajnë dënimin në Shqipëri për krimin e kryer. Tafa është dënuar me 23 vite burg, ndërsa Llakaj me 24 vite. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
Roli i Florind Shabanit në vrasjen e Rexhepit:
Florind Shabani, rezulton të ketë qenë në rolin e ndihmësit në këtë vrasje, ndërsa gjermanët kanë qenë ata që sollën sinjalet e para, që ndihmuan më tej prokurorinë Shqiptare, në faktimin me provë shkencore të pjesëmarrjes së Shabanit në këtë vrasje.
Ai është arrestuar në Gjermani për tregtim droge dhe në vazhdën e procedurave, policia Gjermane ka sjellë në Policinë e Shtetit, një kërkesë për analizimin e ADN-së së këtij persona.
Nga verifikimi i profilit të ADN-së i mbërritur nga Gjermania me profilet e ruajtura në laboratorin shkencor të policisë, rezultoi se i njëjti profil pështyme është gjendur në një maskë dhe bisht cigare, e sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit në ngjarjen e vrasjes së Roland Rexhepit në 29 korrik 2009.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KUKËS– Thirrjes së policisë së shtetit për të mos penguar qarkullimin e lirë të mjeteve nuk iu është bindur një 33-vjeçar. Policia informon se...
SHQIPËRI – Forumi Ekonomik Botëror ka prezantuar sot raportin e tij të 17-të për Rreziqet Globale, sipas të cilit pabarazia e vaksinave dhe një pabarazi në...
ELBASAN-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesnatën e kaluar në qendër të qytetit të Elbasanit. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet i cili ishte n...
TIRANË– Ditët me ngrica dhe me temperatura nën minus sapo erdhën në Shqipëri. Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojn...
KUKËS- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale një video ku duket qartë se qarku i Kukësit është i mbuluar nga dëbora. Për shkak të ngri...
SERBI- Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në afërsi të Krushevacit në Serbi. Për...
TIRANË– Teatri Kombëtar është mbyllur për shkak të Covid-19. Shkak për mbylljen e aktivitetit mësohet se është bërë infektimi me Covid i dy aktorëve....
LEZHË – Disa fshatra në Lezhë kanë pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike si pasojë e erës së fortë që ka përfshirën zonën, si pasojë e motit ...
TIRANË– Shpëtim Kiri, është shqiptari i cili është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri për të vijuar dënimin e tij. 63-vjeçari ka qënë pjesë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social ‘Tëitter’. Pas vendimeve që u morën dy ditë më parë në mbl...