Protesta/ Blindohet Kryeministria, ministritë vendosin tela. Bllokohen rrugët. Berisha: Kemi skenar!
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë 7 Korrik, 11:54 ...
Pamje nga protesta në Shkup Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më...
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen 6 Korrik, 21:44 ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Për 28 prej të arrestuarve, ditën e sotme u dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asgjë e paligjshme, ashtu siç edhe u pretendua nga ana e mbështetësve të Berishës. Në ambientet e gjykatës, sot ishin të pranishëm deputetë të dy kampeve. Albana Vokshi, Klevis Balliu, Oert Bylykbashki dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit ishin prezentë që në orën 10:00, ndërsa Gazment Bardhi mbërriti në orën 12:00 për të ndjekur nga afër gjyqin për mbështetësit e Bashës që u arrestuan disa ditë më parë.
Të parët që u njohën me masën e sigurisë ishin mbështetësit e Berishës, të arrestuarit jashtë godinës së PD. I pranishëm mes tyre ishte dhe këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili deklaroi se këtë herë është arrestuar kot. Më pas u njohën me masën e sigurisë grupi i dytë i përbërë prej 11 personave, mbështetas te kryetarit Basha. Jashtë godinës, Vokshi tha për mediat se arrestimet ishin të padrejta, duke pretenduar se ata nuk kishin sulmuar. Ndërsa nga ana tjetër, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa tha se të prangosurit nuk u kapën në godinën e PD-së.
Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?
Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Gjykata liroi 34 të arrestuarit e 8 janarit, Sefa: U morën fikset e zjarrit
PËRPLASJET në PD/Vokshi:Nëse ma mbyllin derën e shtëpisë dhe unë do e hapja me dhunë
Protestuesit u liruan, Vokshi: Dëshmoi që protesta ishte paqësore, ne na sulmuan
Protesta e 8 Janarit, lirohen nga burgu 34 të arrestuarit
‘Arrestohem pa bërë gjë’/ Gjykatësi-Stresit: Kështu më the herën e parë
Përballja me gjykatën! DËSHMITË, Stresi: S’e di pse jam këtu, jam arrestuar kot
EMRI/Arrestohet një tjetër mbështetës e Berishës, Policia: Theu dyer e dritare te PD
‘Basha ik’/Selfie dhe të qeshura! Stresi dhe mbështetësit e Berishës brenda Gjykatës
‘Persona me armë në PD’/DOSJA: Në rrjetet qarkulloi video e Hoxhës me 10 persona
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka kërcënuar hapur gjyqtarët ditën e sotme. Teksa ndodhej në një aktivitet së bashku me policinë...
TIRANË– Një 38-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një objekti në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë. Policia informon se 38-vje...
TIRANË– Duket se në selinë e Partisë Demokratike kanë një preferencë për mjetet gjermane, më saktësisht ato tip “Mercedes Benz”. Kryedemokrati Lulzim...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Pro...
GREQI– I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në...
TIRANË– Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar dhe një herë situatën në Kadastrën e Fierit. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e ti...
SHKODËR- Pezullohen nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit në Shkodër. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka pezulluar nga...
TIRANË – Dy punonjës të një poste private janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kryenin kontrabandë me mallra, ndërkohë që në kërkim janë edhe dy ba...
TIRANË – Një nga të arrestuarit për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjy...
TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mullet, ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njër...