LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Intervista/ Gent Zenelaj ka një mesazh për ju: Mos u dorëzoni kurrë, mund t’ja dilni!

1 Mars 2019, 12:00 Nga DOSJA
Intervista/ Gent Zenelaj ka një mesazh për ju: Mos u dorëzoni

Kështu nisi dita me Gent Zenelajn, tepër motivuese, impenjative, plot optimizëm dhe art, siç mund të ndodh vetëm me artistët. Genti, komediani më i dashur i publikut shqiptar, një djalë nga deti, kështu siç i pëlqen të njihet, u lind në qytetin e Lezhës, qytet i cili  për herë të parë të sjell ndërmend heroin kombëtar, Skënderbeun dhe pastaj edhe detin.

Gentian Zenelaj ka lindur në Lezhë më 13 gusht 1977, është një aktor dhe komedian shqiptar i njohur në fillim në rolet e tij në Portokalli, ku ishte pjesë e sezoneve rreth në 2004-2007 dhe më vonë në Apartamenti 2XL, në sezonet e vitit 2008-2013. Ai filloi karrierën e tij në 2004 në shfaqjen në Portokalli me grupin ShBLSh, të cilësuar në atë kohë si një nga grupet më humorist, duke e ndryshuar kështu rrënjësisht humorin në Shqipëri në ato vite. Pas 4 sezoneve në Portokalli, ai ndryshoi skenën duke kaluar në Apartamentin 2XL, ku debutoi për tre sezone. Edhe pse edhe sot ka një rol të rëndësishëm në emisionin satire- investigative ‘Stop’, për të sjell disi optimizëm tek të gjithë në kohë kur situate në vendin tonë nuk duket fortë mirë.

Genti ka niur karrierën e tij si aktor me role në skenën e teatrit, si një student duke u shndërruar sot në një nga aktorët më të preferuar për publikun. Teatri për të është ‘magjia’ më e bukur që i ndodh sa herë prek skenën në role komik apo dramatikë.

Sot ai pranoi të tregojë për Dosja.al rrugëtimin e tij në skenë si aktor, si spektator dhe si njeri që e dashuron artin me magjiken e bukur dhe problemet që vijnë rrugës.

Tani me një Boeing Boeing, që po i fton të gjithë në bord, si nisi rrugëtimi yt në aktrim?

Ka qenë një ditë plazhi, se unë jam djali nga deti, teksa rrija në det me trupin tim të nxirë e të palestruar. Ndryshe nga sot ku çdo diet më shëndosh (qesh). Një miku im këngëtar tenor, më tha: “Fizikun e ke shumë të mirë, je djalë që lexon dhe të pëlqen letërsia, pse nuk bëhesh aktor?”

Nga ky çast ai sapo hodhi këtë farën e idesë tek unë dhe menjëherë shkova në shtëpi i thashë babait: “Babi unë dua të shkojënë akademi.”  Babai shumë i gëzuar më tha: “O sa mirë do shkosh në akademinë e rendit, do bëhesh polic.” Dhe unë i them: “ Jo në akademinë e arteve” , prej asaj dite 4 vjet nuk kam folur me të. Kështu nisi rrugëtimi im si aktor, isha si një ‘gur i pagëdhendur’, kokëfortë, mendjemadh, arrogant, por profesorët më ndihmuan shumë. Profesori im kujdestar Mario Ashimi, gëdhendi tek unë një personalitet artistik. Me ndihmën e Altin Bashës, Ndriçim Xhepës, Mira Gjatës, Bujar Asqeriut, Adriatik Hallullit, Petrit Malaj, Kudret Velçës, që janë profesorë të nderuar në akademi, që me shumë durim patën mundësi të ndërtonin tek unë një personalitet artistik dhe të më bënin Gentin që jam sot.

Cili ishte roli yt i parë në teatër?

Rolet e para në teatër kanë qenë rolet në provimet e akademisë, por sigurisht rolet e mirëfillta një student aktor i merr në vitin e 3-të dhe të 4-të të studimeve. Unë pata mundësinë të diplomohesha me veprën “Ëndrra e një nate vere”, me regji të Altin Bashës, ku unë kisha dy nga rolet kryesore të pjesës, Nik Fundi dhe Oberoni, mbreti i zanave, të dyja role shumë impenjative.

Me dëshirën time të paparë për të luajtur role dramatike dhe sugjerim të vazhdueshëm nga profesorët e mi, të cilët shikonin tek unë nuanca humori që unë nuk i shikoja fare, por shyqyr Zotit që unë e ndoqa këshillën e tyre dhe jam sot i përfshirë në komedi, pa veçuar këtu edhe dramat, tragjeditë apo humorin e zi. Ne jemi aktorë dhe mund të bëjmë gjithçka.

Çfarë do të thotë për ty të jesh në skenën e teatrit?

Mund të përdor miliona fjalë, por nuk do mundem ta shpjegojë magjinë që ndjen një aktor që del në skenë dhe salla është plot, e ka dy sy që shohin, këtyre syve ti duhet t’ju bësh magji. Pra, njeriu kur hyn në një sallë teatri pranon të bëhet pjesë e magjisë dhe është shumë e rëndësishme që magjia të funksionojë e ti të përfshihesh. Edh publiku i pëlqen më shumë ata aktorë që impenjohen, që përfshihen dhe u ‘del djersa’ në skenë. Kjo magji është e papërshkrueshme, ka mijëra vite që funksionon dhe publiku rrëmbehet, e gjithë kjo shkarkohet në një duartrokitje të madhe ose jo, nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që magjia gjithmonë funksionon. Nëse aktori përfshihet, magjia vërtet funksionon.

Roli që të ka mbetur më gjatë në kujtesë?

Është si një prind që e pyet cilin fëmijë do më shumë? Ne jetojmë me rolin 3-4 muaj derisa realizohet në skenë, pastaj kalojmë në një rol tjetër. Unë kam pas role, të cilat i kam dashur shumë, përfshijë këtu edhe rolet në akademi. Personazhi që kam në ‘Boeing Boeing’ është i jashtëzakonshëm. Roberti është një njeri fantastik, i hapur e zemërgjerë, ajo çfarë ai përcjell është energjia që më karakterizon vetë mua si njeri dhe është fat për mua kur më vijnë role të tilla.

Përpos shfaqjeve që janë rezervuar në kalendar nga ‘Boeing Boeing’, a do të ketë një projekt të ri së shpejti?

Roli më i dashur për mua është roli që do të kem së shpejti. ‘Venecia’ quhet pjesa dhe është një komedi e zezë argjentinase. Ende jemi në proces e sipër. Kasti i aktorëve, ku në rol kryesor është Mariana Kondi, Ela Cënymeri, Ilda Bejleri dhe Rudina Dembacaj, e vjen me regji të Mito Kutalit. Bëhet fjalë për një shtëpi publike në një fshat të humbur të Argjentinës, ku plaka e cila e menaxhon këtë shtëpi, papritur i lind ideja të gjejë të dashurin që ka pas në rininë e saj. Të gjithë vendosin t’i bëjnë plakës një udhëtim. Do të jetë një pjesë shumë interesante, me shumë poezi, romancë dhe magji. Do jem sërish i rrethuar nga femra, çfarë fati në këtë moshë (qesh).

Si është të punosh me aktorët e ‘Boeing Boeing’?

Ne si kast jemi në një pikë që është kapërcyer çdo lloj kompleksi, diference shoqërore apo moshe. Kjo është meritë e Kiço Londos, që arriti të krijojë një trup të mrekullueshme dhe pse provat ishin një nga projektet më ‘zvarrë’ që kam pasur ndonjëherë.  Punonim 5 ditë ikte një nga aktorët me pushime, pastaj 10 ditë ikte Amosi në punë, pasi provat i kishim gjatë sezonit të verës dhe arrita të besoja që kjo shfaqje nuk do të përfundonte kurrë. Kemi pasur 8 muaj prova, nga të cilat duhet të ishte vetëm 1 muaj i gjithë për provat. Për kaq kohë mendova më mirë do kisha bërë një fëmijë (qesh). Shfaqja e parë këtu në Tiranë nuk qe aq e suksesshme, por fatmirësisht kur shfaqja udhëtoi drejt Fierit, publiku e pëlqeu shumë. Aty mori një rrugë tjetër ‘Boeing Boeing’ se është shumë e rëndësishme si publiku e pret, por nga shfaqja e parë, në shfaqjen e 88, është komplet ndryshe, jemi përmirësuar shumë.  Është shndërruar në një avion të tmerrshëm, që është në rënie dhe gjithçka ndodh.

Cili është momenti më i sikletshëm që të ka ndodhur në skenë?

Një shfaqe teatri është si një makineri delikate, si një mekanizëm ore. Një situatë të tillë ne e quajmë ‘kapërcim zinxhir’, ku një gabim i vogël mund të kushtojë shumë. Ndikojnë shumë edhe detaje të vogla, si psh. thënia e një batute me vonesë, kur dikush flet në sallë apo ardhja me vonesë e një prej aktorëve, por çdo gjë kalon, sa më shumë ta luash një shfaqje aq më shumë perfeksionohet.

Kur ishte hera e fundit që ke parë një shfaqje si spektator?

Hera e fundit ishte pak ditë më parë, kur pashë shfaqjen ‘Mbretëresha e bukur’ dhe po pres me padurim shfaqjen ‘Antigona’. Teatri po punon shumë fortë, me shfaqje për çdo moshë, për fëmijë e të rritur. Më pëlqen që është kështu edhe kjo rrugicë këtu ku ndodhet teatri është plot art e gjithë hapsira këtu pranë, e duhet të ruhet mirë nga çdo qytetar pasi arti i vërtet është këtu.

Mendon se publiku të identifikon vetëm në role komike?

Jo, nuk mendoj kështu, pasi edhe roli që do të sjell së shpejti do të jetë dramatik. Jam i lutmtur që po i jap publikut buzëqeshje në këto kohë të vështira, ku politika ka ‘hyrë’ në shtëpitë tona në çdo lloj mënyre. Më beso, kur njerëzit dalin nga salla pas të qeshurave pafund dhe i harrojnë hallet e tyre gjatë kohës që shijojnë shfaqjen, mesazhet që lexojë janë kënaqësia më e madhe që mund të marr. Në çdo mënyrë ne kemi shumë dramë në jetë, e besoj se na duhet pak diell, pak të qeshura, humor dhe energji positive.

Me gjithë vajzat e bukura të kastit ‘Boeing Boeing’, a bëhet xheloze gruaja juaj?

Nuk ka grua që nuk është xheloze për burrin e vet (qesh). Unë me Aidën kemi që në vitin ’98 bashkë, jemi diplomuar bashkë ajo në juridik dhe unë në aktrim. Pra, ajo e ka parë procesin e punës dhe mundin tim që prej fillimit dhe kështu e di mirë se kjo është vetëm pjesë e punës. Bëhet xheloze nëse unë dua të bëhet xheloze, në raste të tjera nuk ka pse.

Po fëmijët tuaj iu ndjekin shpesh në teatër?

Sigurisht që po. Djali ka një dashuri të madhe për teatrin, e shikoj që i shkëlqejnë sytë, por vajza është tepër e vogël, tani ka nisur një kurs baleti, por mendoj se vajza ka më tepër nuhatje se djali, por janë ende të vegjël. Unë dua që ata të bëhen qytetarë të botës, të jenë të denjë të shijojnë artin, kulturën por edhe politikën. Të jenë pozitiv, pasi kjo është edhe filozofia e jetës sime, të mbaj afër vetëm njerëz pozitiv, sepse ne si popull kemi vetëm nevojë për optimizëm.

Tashmë je pjesë edhe e një familje tjetër të madhe ‘Stop’. Si shkojnë punët aty?

‘Stop’ është një familje e zhurmshme, ku ka punë nga mëngjesi deri në darkë. Genti është një pjesë më pak e rëndësishme aty, kam pjesën më argëtuese, duke i dhënë nota positive apo ironie situatave të ndryshme, sepse kemi nevojë për këtë.

Familja ‘Stop’, është ndryshe si një ‘koloni’ milingonash, ku ka shumë përkushtim. Një falenderim i madh shkon për gazetarët e ‘Stop’ kudo që janë, për operatorët, montazhierët, kryeredaktoren, sepse bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sa kohë do të vazhdojë aty nuk dihet, ndoshta shumë, ndoshta pak, por ‘Stop’ si familje do të vazhdojë gjatë, sepse me çfarë po shoh hallet e shqiptarëve do të vazhdojnë edhe për një mijë vjet ( qesh).

Do të doja të kisha një shkop magjik që të mund t’i zgjidhja të gjitha, por hallet e shqiptarëve do të zgjidhen vetëm kur ata të duan. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve të merren sadopak me politikë, sepse politika është liria e të shprehurit dhe mendimit të lirë, ne kemi nevojë për njerëz që dinë të bëjnë këtë, sepse deri më sot nuk kemi parë ende ndryshim, nëse duam ndryshim ne mundemi.

Linda Karabolli/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture boeing boeing dashuria per teatrin gentian zenelaj nje keshille nga gent zenelaj venecia boeing boeing dashuria per teatrin gentian zenelaj nje keshille nga gent zenelaj venecia


Sondazh

Poll

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara