LIVE UPDATES
Ekonomi

Për një copë beton…Polici dhunon çiftin e të moshuarve në Dibër/ Prokurori Rifat Kojku u përzë të bijën: S’të ja

26 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
Për një copë beton…Polici dhunon çiftin e të

Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.

“Para derës së madhe patëm shtruar një çimento atje dhe një ditë më thotë gruaja që ka ardhur filani duke bërtitur se pse e keni bërë këtë çimento këtu. I thashë që do merrem vesh me të. Duke fjetur gjumë në drekë më thotë gruaja që ka ardhur. Dal unë i them si është puna. Thotë ke bllokuar këtë vijë. Por i thashë që vijën ja ku e ke, por nëse e ke bllokuar, vijën unë e hap. Ti tha ke mashtruar komshiun ke shtruar rrugën. Nëse të kam prishur punë këtu i thashë fol se e prish dhe çimenton. Unë e prish vetë i thashë dhe e mori atë tokmakun edhe i hyri çimentos i ra dhe derës. I thashë “ke luajtur mendsh” mor burrë. Kapi gruaja tokmakun dhe ai ia rrasi në krahë dhe në sy. Kur i ra gruas shkova ta kap unë se thashë ca bën ky, është i luajtur mendsh. Edhe ma futi me shpullë dhe nxorri pistoletën. Pistoleta më trembi dhe ma vuri këtu në vesh. Si më ra në shpullë më vuri pistoletën. I lëshova duart dhe i ra pistoleta. Nuk isha i zoti unë me marrë pistoletën. Morëm fëmijët dhe në 12 të natës erdhën këtu”, tha i moshuari.

Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallëzim në polici për Zagratin. Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallëzimi. Në të njëjtën kohë, Zagrati montonte çështjen duke sajuar histori sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.

“Jemi marrë në pyetje në orën 09:00 të darkës. Ishte një ftohtë i madh, pleqtë ishin të larguar”, tha vajza e çiftit.

“Rrinin atje dhe ne nuk na merrnin. U trishtova te pistoleta, u stresova. Kjo ka vënë syve, nuk ka pasur syze. E goditi me tokmak guri në sy”, tha i moshuari.

“Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.

Polici Bukurosh Zagrati: Me punën e denoncimit, ky pas një kohe që pati punuar… Ka ikur në Itali.

Gazetari: Ju nuk jeni komshinj me zotërinë?

Polici Bukurosh Zagrati: Ata i ka goditur, vetë fëmija i vet.

Gazetari: Kurse për pleqtë…

Polici Bukurosh Zagrati: Pleqtë, s’kam përdorë dhunë fare.

Gazetari: Jo, jo, është turp zotëri! Si mund të të vijë ty, ose mua, të na i dhunojnë pleqtë?!

Polici Bukurosh Zagrati: Si ta merr mendja, që e kam bë unë?! Absolutisht jo ore! Nuk kam dalë fare, nuk janë dhunuar, kanë modifikuar gjithçka.

Gazetari: Si mund…? Për çfarë arsye?

Polici Bukurosh Zagrati: I kanë modifikuar, pra.

Gazetari: S’kanë asnjë interes, s’kanë as problem me pronat, as probleme me komshiun, asnjë lloj interesi s’ke.

Polici Bukurosh Zagrati: Kanë interes, pleqtë more, gënjejnë, se janë mashtruesa, more…!

Gazetari: Po pse, çfarë interesi kanë?

Polici Bukurosh Zagrati: Interesi, që kanë të më heqin nga puna mua.

Gazetari: Po pse? Ja të hoqën, çfarë?

Polici Bukurosh Zagrati: Janë njerëz, që për të bërë keq, janë të përgatit.

Gazetari: Po jo, more zotëri!

Polici Bukurosh Zagrati: Po, po more, kjo është gjithë realiteti.

Gazetari: Po jo more zotëri, se historia është kështu: ti ke dhunuar dy pleq, ke ik në terezinë tënde, kanë ardhur Ardiani dhe motra nga Italia në dy të natës, kanë ardhur të nesërmen, për të bërë denoncim këtu, që në 7:30 të mëngjesit. E kemi të regjistruar dhe i është marrë denoncimi në 21:00 të darkës. Absurde, ti je polic, të vij unë sot si qytetar, sa duhet të pres unë, të marr denoncimin? Ata ishin duke bërë denoncim, ti lajmërove policinë, kanë vajtur 5 herë, kanë kontrolluar shtëpinë, duke bërë terror dhe në orën 21:00, Aldo Buci ka marrë deklaratën për kallëzim dy pleqve.

“Kanë vajtur tre herë kontroll lart. Filluan sulmet nga Bukuroshi. Kontroll për armëmbajtje pa leje. Nuk gjetën gjë, kontrolluan 10 herë. Shkonin lart, tmerronin fëmijët”, tha vajza.

Prokurori i çështjes, Rifat Kojku, nuk ka bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen, edhe pse dosja ka dy vjet, që fle në sirtarin e prokurorit. “Këto gjëra janë false. Nuk jam dijeni”, tha polici, i cili nuk është thirrur fare në prokurori për këtë çështje.

Vajza e të moshuarve: Si jeni? Mirë?

Prokurori Rifat Kojku: Si kalove? A je mirë?

Vajza e të moshuarve: Unë kisha dy probleme, kërkoj një minutë, jam goca e Rexhepit, Rexhep Muçës!

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Vajza e të moshuarve: Edhe para ca.., një viti, prindërit e mi janë dhunuar nga një punonjës policie, që quhet Bukurosh Zagradi. Desha me dit, ti çfarë ke bërë për këto letrat, që ne kemi bërë denoncimin? Unë kam ardhur nga Italia apostafat. Unë desha të di, ti çfarë ke bë, që mami im është rrahur barbarisht me çekiç biles…

Prokurori Rifat Kojku: Nuk është rraf barbarisht..

Vajza e të moshuarve: Po si?

Prokurori Rifat Kojku: Të ishte rrahur barbarisht, do ishte vepër penale tjetër, unë me një fjalë nuk të jap llogari ty tani.

Vajza e të moshuarve: Po ti llogari, e di, që nuk i jepni as mua, as shtetit, asnjë njeriu, ju e keni çdo gjë në dorë.

Prokurori Rifat Kojku: Jo, s’e kam unë në dorë.

Vajza e të moshuarve: Se gruaja, kur vajti te dera e madhe, i nxorri pistoletën: “unë do t’ju vras” tha, se “kam shtetin”. Doli e vërtetë. Janë këtu, këto letra i ke firmosur ti dhe ti je prokurori Rifat Kojku.

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Vajza e të moshuarve: Je ti, nuk jam gabim, se unë kam 20 vite, që kam ikur nga këtu.

Prokurori Rifat Kojku: Unë nuk të jap llogari ty.

Vajza e të moshuarve: Po kujt do t’i japësh llogari? Po ti, a e njef Bukurosh Zagratin? A e njeh?

Prokurori Rifat Kojku: Po ec pra, tashi!

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale bukurosh zagrati emrije muça rexhep muça rifat kojku bukurosh zagrati emrije muça rexhep muça rifat kojku

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale