LIVE UPDATES
Ekonomi

Dollari bie në nivelin më të ulët që nga viti 2010; Pse nënçmohet euro pavarësisht se në bursa po rritet

26 Maj 2021, 05:23 Nga DOSJA
Dollari bie në nivelin më të ulët që nga viti 2010; Pse

Dollari amerikan shënoi sot pikën më të ulët në 11 vitet e fundit në kursin e këmbimit me lekun. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të martën dollari u këmbye me 100.48 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.43 pikë krahasuar me ditën e hënë. Krahasuar me një vit më parë, dollari amerikan është nënçmuar me mbi 12% në kursin e këmbimit me lekun.

Leku ishte forcuar ndjeshëm ndaj dollarit edhe në tremujorin e fundit të vitit të vitit të kaluar, duke zbritur deri në vlerën e 100.66 lekëve. Në muajt e parë të vitit 2021, kursi i dollarit u rimëkëmb duke arritur deri pranë kufirit të 105 lekëve në fund të muajit mars; pas muajit prill, dollari filloi sërish rënien, që kulmoi sot me nivelin më të ulët që prej vitit 2010.

Sipas ekspertëve, ndryshe nga sa ndodh me euron, kursi i këmbimit të valutave të tjera nuk ndikohet shumë nga tregu i brendshëm. Ecuria e kursit të USD /ALL është kryesisht reflektimi i ecurisë së kursit EUR/USD në tregjet botërore dhe nuk lidhet me faktorë ekonomiko-financiarë të tregut tonë. Rrjedhimisht, forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është një rrjedhojë e dobësimit të dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane në tregun botëror.

Të martën, dollari këmbehej me 0.82 euro, niveli më i ulët vjetor dhe gjithashtu më i ulëti që prej vitit 2018. Gjatë tremujorit të parë të vitit, forcimi i dollarit ishte nxitur nga besimi investitorëve se ekonomia amerikane do të rimëkëmbej më shpejt krahasuar me ekonomitë e tjera të zhvilluara. Ky besim mbështetej në një ecuri më të shpejtë të vaksinimit, por edhe stimujve shumë të mëdhenj monetarë. Në fund të muajit mars, dollari arriti pikën më të lartë, mbi nivelin  e 0.85 eurove. Por, optimizmi në dy muajt e fundit ka ardhur në rënie. Stimujt fiskalë të premtuar nga Presidenti i ri Joe Biden dhe zbutja e qëndrimit të Rezervës Federale nga politikat monetare të shtrëngimit paraprak për t’i paraprirë inflacionit kanë shtuar shqetësimet për një rrezik më të lartë inflacionist mbi monedhën amerikane. Dyshimi në rritje rreth besueshmërisë së Rezervës Federale në misionin për të mbajtur nën kontroll inflacionin vlerësohet nga ekspertët si faktor që mund të rrisë pritshmëritë e investitorëve për një inflacion më të lartë dhe rrjedhimisht humbje të vlerës së dollarit.

Një sondazhi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka treguar se pesha e dollarit amerikan në rezervat e mbajtura nga bankat qendrore ka rënë në 59%, niveli më ulët në 25 vitet e fundit. Kur euro u hodh në treg, në vitin 1999, 71% e rezervave mbaheshin në dollarë amerikanë.

Euro në rënie, edhe pse rritet në bursa 

Në bursat ndërkombëtare, euro u këmbye sot me 1.226 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë që nga janari i këtij viti. Por, në tregun vendas, euro humbi pikë lehtë me 0.02 lekë, duke u këmbyer me 123.02 lekë dhe duke u këmbyer afër niveleve më të ulëta që përpara fillimit të pandemisë. Nënçmimi i euros, pavarësisht rritjes së tij në bursa është dhe një nga arsye e rënies së fortë të dollarit në tregun vendas, për të ruajtur raportet e kryqëzuara me tregjet ndërkombëtare.

Oferta e lartë e euros në tregun vendas vlerësohet nga operatorët e tregut si arsyeja kryesore që e mban të dobët monedhën e përbashkët.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Kursi euro – dollar në bursë

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi kembimi valutor kembimi valutor

Sondazh

Poll
Ekonomi 25 Maj 2021, 05:14

TIRANË– Një sondazh me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i V...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën