Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U kap duke transportuar 5 klandestinë nga Afganistani, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan, do u merrte 200 euro për person
30 Gusht 2020, 08:40Nga DOSJA
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale F.K, pasi u kap duke transportuar një familje me 5 persona nga Afganistani. Policia bën me dije se ai u arrestua në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, teksa po tranportonte 5 klandestinët drejt Kosovës, kundrejt fitimit prej 200 euro për person.
Njoftimi i Policisë:
Vijon puna nga strukturat e DVP Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, gjatë orëve të vona të natës kanë evidetuar dhe goditur një tjetër rast.
Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejtë fitimit 200 € për person.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAPSHTICË- Dalin pamjet me dron nga pika kufitare e Kapshticës, ku qindra qytetarët kanë mbetur sërish të bllokuar. Mes të nxehtit qytetarët janë duke shpr...
TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me biznesmenin nga Mamurrasi, me të cilin policia e gjeti të zhvesh...
DIBËR -Policia e Dibrës ka arrestuar 6 të rinj për shitje të lëndëve narkotike me doza. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 15-vjeçar.Në pranga...
KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se kolona e mjeteve ka shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit dhe qytetarët po...
PATOS- Zjarri në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijon të jetë ende aktiv. Aktualisht, flakët po djegin hektarë me pyje dhe situata është shumë rëndë, pas...
Aktualitet30 Gusht 2020, 07:23
SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...
ELBASAN- Gjatë natës ka ndodhur një sherr masiv në një lokal nate në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta mes nj...
PATOS- Vijojnë ende zjarret në fshatin Drenie të Patos. Mësohet se është janë aktive disa vatra zjarri, të cilat nuk po kursejnë pyllin me pisha në këtë fshat. ...
KAPSHTICË- Bllokohet sërish pika kufitare e Kapshticës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është plotësuar kuota prej 300 personash për...