LIVE UPDATES
Aktualitet

30 Gusht 2020, 07:23 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Në një intervistë për gazetën “Panorama.al”, Pashaj tregon se përse një dëshirë e tillë greke mund të cenojë ujërat territoriale të Shqipërisë. Ai thotë se për ndarjen e kufirit siç u bë në vitin 2009, por edhe tani, në përcaktimin e 12 miljeve nuk duhet të merren mikroishujt shkëmborë të pabanuar.

Duke marrë si shembull shkëmbin e Barketës, shumë i diskutuar edhe në vitin 2009, Pashaj thotë se ai nuk mund të merret si pikë për të filluar matjen e 12 miljeve detare që kërkon Athina zyrtare. Koloneli Myslim Pashaj ka edhe një kritikë për grupin negociator që po punon për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, pasi sipas tij duhet të ketë ekspertë të nivelit të lartë dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare.

Harta kurifi detar

Më tej, Pashaj tregon edhe problemet që kanë institucionet shqiptare për këtë temë, të cilat sipas tij janë të papërgatitura, pasi nuk janë marrë fare me paktin detar. Myslim Pashaj i bën apel qeverisë shqiptare që të bëjë transparente ecurinë e negociatave të deritanishme me Greqinë dhe të dilet me një qëndrim zyrtar nëse është rënë dakord që të zbatohet parimi i vijës së mesit në ndarjen e kufirit detar.

Gjithashtu, në intervistën e tij Pashaj u kërkon palëve politike në vend që të bashkëpunojnë kur vjen fjala te çështje të tilla me interes të lartë kombëtar, me qëllim që të mos përsëritet edhe një herë historia që ndodhi me marrëveshjen e vitit 2009.

Harta kurifi detar1

Kolonel, pas hartës greke të kalimit nga 6 milje detare në 12 milje, në media ka dalë dhe harta e re e diktatit grek për ndarjen e ujërave territoriale në kanalin e Korfuzit. Opinioni juaj…

Vitet ikin, vitet rrjedhin. Deti Jon është i shenjtë, por ai ka ngelur ende i pandarë. Në vitin 2009 s’kishte kush dijeni se ç’bëhej me ndarjen detare midis dy vendeve, por erdhi koha e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Greqisë. Aty një herë filluan eksplozionet aq të ndjeshme shqiptare, kur thuhej se “detin e kemi të ndarë që në kohë të Enver Hoxhës… etj.” aq e papërgatitur ishte Shqipëria në këtë mision të madh kombëtar. Pastaj nxorën një listë koordinatash, e cila qe dhe fillimi i tymit mediatik të paparë. Unë jam përfshirë në këtë histori, që është edhe histori hartografie në mënyrë rastësore nga një gazetar.

Ne e përmbysëm atë vepër pushtuese që në harkun e një viti, të bëhen negociatat dhe të ndahet deti me “metodën e vijës së mesit të baraslarguar nga të dyja brigjet”, që i barazoi aq shpejt faktorët e detit Jon të Shqipërisë dhe unë u gjenda në Gjykatën Kushtetuese në grupin oponent të Partisë Socialiste, në një përpjekje të pazakontë. Qeveria shqiptare e asaj kohe u mpak, por nuk u dorëzua, ndërkaq filloi anatemimet e pasuksesshme për të mbështetur paktin. Dhe kjo është e turpshme! Ajo s’ishte në gjendje e nuk dinte se ku ishin burimet njerëzore e institucionale që duhet të kishin bërë këtë përgatitje, për t’u ndeshur me fqinjin tonë jugor. Greqia në synimet e saj kombëtare ka ndërmarrë një mësymje të madhe.

Zgjerimi në 12 milje detare nuk është gogol, por është rasti kur një fqinj duhet të gjejë rrugët më racionale, që brenda synimit grek të mos depërtojnë qëllime djallëzore për të rrezikuar integritetin territorial. Harta e paraqitur ditën e djeshme, ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.

Dhe çfarë ka ndodhur më pas?

Ju mund të shihni se si ka rifilluar eksplozioni edhe tani, njëlloj si në periudhën 2009-2010. Institucionet shqiptare të panjohura, të papërgatitura, sepse janë disa institute dhe universitete, që as janë marrë fare me paktin detar.

Po pozicioni juaj?

Unë jam një qytetar shqiptar, i gjendur në frontin tim hartografik, siç e thashë aty pati në mënyrë rastësore, por prapë për fat, në frontin tim. Kam luftuar në të gjitha mënyrat për të mbrojtur kauzën e madhe të përcaktimit dhe ruajtjes së kufijve shtetërorë jugperëndimorë të Shqipërisë në 110 km gjatësi. E gjithë kjo gjatësi detare nuk është thjesht ujore, por njëlloj si dheu kontinental i Shqipërisë.

Druaj, por shumë zyrtarë nuk e dinë këtë, edhe pse mund të jenë përfshirë në grupe pune për këtë çështje. Në këtë periudhë që filloi trazimi, unë vijoj të jem në atë oponencën timen të para 11 viteve, në atë pozicion. Nga pikëpamja politike, kjo është një çështje e Partisë Socialistë dhe Partisë Demokratike, ndërsa nga ana profesionale dhe ekspertizës, unë ngelem pjesë e pavarur në këtë oponencë, sado që të zgjasë.

Kush është emëruesi i përbashkët? Ky është një problem kombëtar. Pse jeni të zhgënjyer!?

Unë si ushtarak dhe hartograf që kontribuoj në këto fusha, jam i zhgënjyer. Duhet njohur thelbi i punëve të institucioneve shqiptare, të cilat nuk janë në misionin e tyre. Dhe ne jemi të papërgatitur, të pazotë. A i ka këto vlera mesatare grupi negociator? Kjo është e trishtueshme, sigurisht!

Keni ndonjë hollësi?

Jo hollësi, por gjëra profesionale që na e ulin kokën. Për shembull, një diplomat i ri artikulon me buzëqeshje se “zgjerimi me 12 milje detare, asgjë e re për Shqipërinë”. Atëherë, unë do t’u thosha shqiptarëve që të shikojnë atë hartë që bashkëshoqëron ligjërimin e Ministrisë së Jashtme, ku është vizatuar e drejta e 12 miljeve detare dhe avancimi nga 6 milje detare në 12 milje detare. Në vitin 2009, deti u nda me një pakt që tanimë është i përmbysur. Para 11 vjetësh, Greqia dhe Shqipëria njihnin në detin territorial grek 6 milje detare, të deklaruara nga Greqia.

Ndarja “sipas vijës së mesit”, e përzgjedhur qorrazi nga shqiptarët, lejoi “pushtimin” në kufirin e 22,22 km nga ishulli Othonoi, pa marrë parasysh rrethanat gjeografike. Shikojeni në hartë se si mësyn e drejta detare e 12 miljeve detare të Greqisë, e cila realizon me sukses qëllimet e saj. Kjo është ndër më të thjeshtat. Por ka edhe më shumë. Unë i kam bërë zë opinionit shqiptar “në di gjë ai, se kujt shteti i përket Cekina shkëmbore e Pleshtit (Barketës) tanimë të njohur? Greqisë apo Shqipërisë? Askush nuk përgjigjet.

Pra, ky shkëmb është histori e papërgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë shtetërore shqiptare, mbasi ky shkëmb që ndodhet në krahun shqiptar të detit territorial, në vitin 1913, kur detit iu la vetëm një frazë nga ndarja tokësore “Përmes Kanalit të Korfuzit”. Ky shkëmb është marrë si qendër për të ndarë detin Jon të Shqipërisë. Dhe ky është mjerimi ynë shqiptar. Dhe diplomati thotë “asgjë e re për Shqipërinë!”

Po mund të kthehemi pak më pas, për çështjen që është bërë alarm ditor i shqiptarëve. Duket sikur po mësyn një qenie detare që po na gllabëron?

Unë do të thosha se kjo është një keqkuptim i madh. Këtu është cituar ligji ndërkombëtar, sipas UNCLOS-82. Këtë të drejtë e kanë të dy fqinjët për ta zgjeruar (për ta marrë këtë të drejtë) dhe ajo ngelet si të ishte dheu kontinental i të dyja shteteve. Ajo që kërkon njohje, përgatitje profesionale dhe ligjore është negociata për ato raste kur kushtet gjeografike nuk e lejojnë zgjerimin. Këtu është çështja! Dhe për këtë shqiptarët kanë të drejtë të trazohen keqazi se kësilloj u dogjën gjatë “pushtimitdorëzimit” që ndodhi në vitin 2009.

Asnjë në hierarkinë e shtetit nuk e tha një fjalë për të sqaruar negociatën, por diplomati i ri tha prerazi se nuk ka negociatë! Automatikisht! Si është e mundur?! Kaq do të duhet dhe “t’i hapet shtegu” kundërshtarit që të “gllabërojë” hapësirën detare, sepse nuk dëshiron të pranojë faktorin tjetër ndarës të së Drejtës së Detit “Equitable Solution” (ndarje e drejtë dhe e ndershme). Më erdhi mirë që zoti Cakaj në një dalje të tij para mediumeve përmendi “atje ku e lejon gjeografia”( shyqyr!). Pra aty do të ketë vlerësim dhe analizë, si dhe negociatë. Po ashtu Cakaj përmendi edhe Gjykatën Kushtetuese e cila nuk përmendet fare.

Po a do të jenë të suksesshme negociatat që po bëhen tani?

Unë nuk di gjë për negociata se ajo është konfidenciale. Pra nuk ndjehet e nuk flitet, ka një draftmarrëveshje, por se ç’ka brenda, s’njihet! Nuk flitet as për parimet të paktën. Për shembull z. Cakaj të na thoshte se në bisedime a është pranuar “Vija e Mesme” apo “Equitable Solution”, po efekti i ishujve dhe cekinave detare? Asgjë nuk del! Aftësia e negociatorëve!?

Ju keni thënë se duhet të japin dorëheqjen, apo jo?

Ky është një mendim qytetar dhe intelektual i imi dhe nuk rrezikon për fatin e karrierës së tyre. Atëherë kur nuk flet ekspertiza, profesioni, shkenca dhe përgatitja intelektuale, këtu të shkon udha e mbrapshtë. Besoj se ndikimi politik “bën hatanë” bashkë me atë “hierarkik”. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të bashkohen në këtë marrëveshje duke vënë interesin kombëtar në krye.

Marrë nga Panorama.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia merr 12 milje nga deti jon myslim pashaj greqia merr 12 milje nga deti jon myslim pashaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë