"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
22 Shtator 2020, 19:33Nga DOSJA
TIRANE– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri gjatë intervistës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” deklaroi se Partia Demokratike nuk pranon asnjë nga rekomandimet e OSBE ODIHR-it, qëndrim ky që mund të ndikojë në krizën politike.
Gjiknuri më tej është shprehur se qeveria ka plotësuar të gjitha pikat që kërkoi opozita jashtë-parlamentare, në atë që u quajt marrëveshja e 5 qershorit e se kjo parti nuk mund të pranojë asnjë krizë.
“Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezultat. Palët erdhën me të njëjtat propozime. Mbledhja zgjati 2 orë dhe u përsëritën të njëjtat debate. Qëndrimet e palëve janë krejt të ndryshme. Kemi situatë të re, që është miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë, që flet për ndryshime në Kod. Ne kishim rekomandime të ODIHR. Fatkeqësisht i lamë mënjanë rekomandimet e ODIHR për të arritur marrëveshjen e 5 qershorit, që e donte opozita e bashkuar jashtë parlamentit.Këshilli Politik është i rëndësishëm, por ky këshill nuk mund të kthehet në arsye për krizë politike në vend. PD duhet të hyjë në këtë proces që të miratojë ndryshimet kushtetuese. PD nuk ka pranuar rekomandimet e ODIHR, duke thënë se rregullat janë politike e të tilla justifikime.’- u shpreh Gjiknuri.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Komisioni i Ekonomisë vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta mbi ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezion. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë k...
TIRANË– Rikthimi i kazinove pas dy vitesh është komentuar edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për “ABCNews”, Veliaj u shpreh ...
TIRANË– Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të pasur vaksinën e sigurt anti-covid. La...
Aleatët do të mblidhen rregullisht çdo javë per te diskutuar per zgjedhjet e 2021.(A.B)/Dosja.al1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e ...
SHKODËR- Ambasadori britanik, Duncan Norman ditën sotme ka folur nga Shkodra në lidhje me reformën zgjedhore. Ai kërkoi që të respektohet marrëveshja e 5 ...
DURRËS-Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Durrës, këtë të martë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave Anila Denaj, drejtoresh...
TIRANE–Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik Oerd Bylykbashi u shpreh se shkresa drejtuar OSBE/ODIHR është kryer në konsultim me SHBA dhe BE.Ai tha se ...
TIRANE– Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Rudina Hajdari përsëriti edhe një herë apelin per të pasur lista të hapura.Hajdari është shprehur se Gji...
TIRANE– Pas dy orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se opozita erdhi me të nj...
MAMINAS- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana i dha sot çelësat...