LIVE UPDATES
Politike

“Ndryshimet duhet të jenë transparente dhe të ligjshme”/ Flet ambasadori britanik nga Shkodra: Duam reformën më të mir

22 Shtator 2020, 13:47 Nga DOSJA
“Ndryshimet duhet të jenë transparente dhe të

SHKODËR- Ambasadori britanik, Duncan Norman ditën sotme ka folur nga Shkodra në lidhje me reformën zgjedhore. Ai kërkoi që të respektohet marrëveshja e  5 qershorit mes palëve politike dhe çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe të ligjshme. Ndër të tjera Noman është shprehur se çdo sistem bëhët fundksional nëse ka vullnet politik.

Reforma elektorale është temë e nxehtë dhe Britania e Madhe do ta shohë të implementuar në mënyrën më të mirë. Unë nuk di formën e duhur por çdo sistem bëhet funksional nëse është vullneti politik. Ne ishim ekstremist mbështetës për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshoj. Ndryshimet nëse janë, duhen transparente dhe të ligjshme dhe konsensusi është mes palëve politike“, tha Norman.

Në një intervistë për mediat ai ka folur edhe rreth krimit ku është shprehur se përmes vullneti politik mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku populli të thotë i lirë fjalën e tij. Ai shtoi se Britania e Madhe dhe qeveria shqiptare punojnë ngushtësisht që të luftojnë krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

“Unë besoj se nëse vullneti politik ekziston mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria shqiptare punon intensivisht për luftimin e krimit të organizuar“, tha Norman.

Intervista e Plotë

Jemi në kulmin e reformës zgjedhore, sa besoni se tryeza do jetë frytdhënëse dhe me lista të hapura, janë të mundshme këto në Shqipëri?

Reforma elektorale është një çështje e nxehtë dhe diçka që ne e shohim me rëndësi dhe do donim që të implementohet në mënyrën e duhur. Nuk kam një ide të saktë se cila do të ishte mënyra e duhur, çdo vend ka sistemet e veta politike dhe çdo sistem bëhet mirë funksional nëse ka vullnet politik. Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur.

Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne.

Sa shanse ka të ketë zgjedhje të lira dhe ekonomike kur ka tensione ndërsa edhe krimi i organizuar mund të diktojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve?

Besoj realisht që nëse ekziston vullneti politik Shqipëria do mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria britanike punon ngushtësisht me Shqipërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe do punojmë edhe me fuqishëm në muajt që vijnë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu do vijojmë edhe bashkëpunimet me palët ndërkombëtare në mënyrë që të kemi një monitorim më të mirë të zgjedhjeve të ardhshme.

Ka një tensionim të gjuhës së ashpër të Presidentit ndaj qeverisë, mund të ndikojë kjo në zgjedhjet e 25 prillit dhe a është në gjuhën dhe vendin e duhur institucioni i Presidentit?

Presidenti ka një rol të rëndësishëm dhe të qartë kushtetues dhe ai vepron mbi atë që mendon se është gjëja më e drejtë në raport me Kushtetutën dhe nuk mendoj se është vendi i duhur që unë të komentoj.

Si i shihni përplasjet e fundit në Këshillin politik dhe kërkesat e reja?

Këshilli politik të vijojë punën e vet dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur na duhet të shohim mënyra arbitrimi për ta zgjidhur por nuk jemi ende në atë stad.

Shumë të rinj nga veriu emigrojnë drejt Anglisë dhe përfshihen në krimin e organizuar atje, keni menduar si mund të ndalet kjo?

Lufta ndaj krimin të organizuar një nga prioritetet e mia më të mëdha dhe patjetër që do jetë në fokus të punës time edhe gjatë këtij viti që jam këtu në Shqipëri. Vitin e fundit ambasada jonë është rritur në numër dhe janë të fokusuar të gjithë se janë të fokusuar për të parandaluar krimin e organizuar dhe një pjesë e rëndësishme e asaj që shohim është që të merremi me procesin e krimit të organizuar. Një nga arsyet që njerëzit bëhen pjesë e krimit të organizuar është për të bërë para dhe nëse do kishim mundësi ta ndalonim këtë rrjedhje të burimit të të ardhurave atëherë edhe largimi i të rinjve do ndalohet.

Jeni i kënaqur me reformën në drejtësi deri më tani sepse shumë janë skeptikë dhe kemi parë disa anëtarë bandash që po lirohen nga burgu?

Britania e Madhe është mbështetës i madh i reformës në drejtësi dhe dje pata mundësi të takoj kreun e FBI shqiptare Aida Hajnaj dhe krijimi i BKH është i rëndësishëm dhe patjetër që ne do donim që kjo të ndodhte me shpesh por e vërteta është se nuk kemi alternativa të tjera dhe duhet të shohim reformën në drejtësi që të realizohet.

Integrimi ne BE, Shqipëria po bën hapa pas, keni një koment për këtë?

Britania nuk është me pjesë e BE por ne mbështesim fuqimisht dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe gjitha reformat që Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe do donim që gjërat të bëhen më shpejt, Shqipëria ka shumë për të bërë dhe asgjë nga çfarë kërkohet nuk është se nuk mund të realizohen. Shqipëria do mundet t’i plotësojë kriteret e kërkuara nëse do të bëhet anëtar në BE.

Cila është porosia që keni për shqiptarët për zgjedhjet e 25 prillit?

Mbase nuk kam një këndvështrim se cilën parti shqiptarët duhet të votojnë por jam i bindur se shqiptarët duhet të votojnë. Është një detyrë dhe përgjegjësi që shqiptarët kanë ndaj vendit të tyre dhe vetes së tyre dhe ata janë që vendosin për të ardhmen e tyre.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman duncan norman

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet