LIVE UPDATES
Politike

VD-PD: Fëmijët e të moshuarit janë dhunuar te 5 Maji, detyrohen të dhurojnë banesat

19 Janar 2022, 11:22 Nga DOSJA
VD-PD: Fëmijët e të moshuarit janë dhunuar te 5 Maji,

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Ligjeve Bledion Nallbati pasi ishte pranë banorëve të 5 Majit të cilet jane dhunuar nga policia për t’u larguar nga pronat e tyre, reagoi në Komision duke deklaruar se banorët nuk e dinë se ku do të shkojnë pas debimit qe u eshte bere nga prona e tyre. Ai theksoi se banoret nuk jane kunder projekteve zhvillimore por kunder paligjshmerise dhe indiferences se Bashkise Tirane dhe Kryeministrise. Nallbati bëri thirrje që policia dhe inspektoriati i ndërtimit të tërhiqet.

“Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi“, tha Nallbati.


FJALA E DEPUTETIT BLEDION NALLBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Të gjithë jemi prindër, të gjithë jemi qytetarë, të gjithë kemi fëmijë. Dhe unë atje kam parë fëmijë në moshën e fëmijëve të mi, kam parë prindër në moshën e prindërve të mi, gjyshër në moshën e gjyshërve të mi që nuk jetojnë më të cilët shtyheshin, dhunoheshin, zhgarraviteshin nga forcat e policisë atje. Dhe çfarë kërkonin ata njerëz? Ata njerëz ishin dakord që ajo pronë të zhvillohej por kërkonin që institucionet përgjegjëse të ishin atje me ta, të bënin një marrëveshje konform rregullave dhe ligjeve. Ata zotërinjtë atje të blinin, që po largoheshin nga shtëpitë e tyre por ku do të shkonin sepse atyre u është kërkuar që të firmosin kontratën e dhurimit të pronë së tyre ndaj bashkisë kundrejt një kontrate premtimi evazive që nuk përcakton vendin se ku do ta kenë shtëpinë, sipërfaqen, kohën se kur do ta marrin se ju thuhej dilni sot nga shtëpia dhe do të vini kismet zotit kur ne do ta gjejmë një mundësi për t’ju strehuar. Dhe se ku do të rrinë këta njerëz, këta fëmijë, këta pleq, këta burra e gra nuk kishte as edhe një informacion. Dhe ajo që ishte më e keqja ishte që ata njerëz u ishin drejtuar zyrtarisht të gjitha institucioneve të shtetit dhe sot e kësaj dite nuk kishin marrë as edhe një përgjigje. As nga kryetari i bashkisë, as nga kryeministri, as nga ministria, as nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ndaj ne si Komision Ligjesh sot kemi detyrimin edhe si qytetarë mbi të gjitha të bëhemi bashkë për këtë çështje përtej palëve politike siç e bëjmë ne këtu të gjithë bashkë duke futur dhe veten time. Në radhë të parë tregohemi qytetarë, ne jemi njerëz përpara se të jemi deputet, kryetar bashkish a ku di unë. T’iu kërkojmë llogari atyre institucioneve, t’iu bëjmë thirrje policisë që të tërhiqet që aty, t’i bëjmë thirrje inspektoriatit të ndërtimit apo kushdo qoftë atje që po merr pjesë në atë aksion, të tërhiqen, të japin nja javë kohë, të shkojnë në institucionet atje, të bëjnë marrëveshje me banorët, të sqarojnë banorët dhe pastaj të vazhdojë procesi. Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi. Të sensibilizohemi dhe t’u kërkojmë institucioneve ta lënë sot atë aksion kriminal, sepse në atë mënyrë realisht ishte kriminal, ta ndërpresin dhe të bëjnë një procedurë ashtu siç duhet.

LAJMIKRYESOR:Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledion nallbati shembja e banesave te 5 maji bledion nallbati shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet