6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në një intervistë për ‘Ora News’ u shpreh se ata 10 apo 15 vullnetarë shitës, sikurse i quajti ai, shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si mish për top për një gënjeshtër.
Sipas Bashës, shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve.
Ai shtoi më tej se, 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit.
Pyetje: Në ditët e fundit të kemi parë aktiv për sa i përket takimit me bazën por nga ana tjetër kemi parë edhe përballë disa prej protestuesve të cilët janë në kundërshtim me ju. Si e keni përjetuar këtë situatë dhe si po e gjeni realisht terrenin?
Lulzim Basha: Realisht e kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët sepse prej kohësh zhvillimet e imponuara nga Sali Berisha kanë penguar edhe punën normale, edhe kontaktin me njerëzit, edhe kontaktin me demokratët sikundër kanë penguar betejën tonë me regjimin e Edi Ramës. Ne megjithatë siç e keni parë nuk kemi rreshtuar asnjë ditë, asnjë natë këto 4 muaj e gjysmë që nga konstituimi i parlamentit me 9 shtator me ato që u kemi premtuar dhe jemi zotuar para shqiptarëve, opozitën e përditshme, ballore, pa kompromis kundër Edi Ramës dhe arbitraritetit dhe dhunës së tij ndaj qytetarëve. E patë sot edhe me ngjarjet e Tiranës tek ‘5 Maji’ ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve që po dhunohen në banesat e tyre. Por po kështu po shtyjmë përpara agjendën që jep një zgjidhje afatgjatë problemeve të Shqipërisë, atë të një reforme që përfshin edhe Kushtetutën dhe padiskutim ka në fokus Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Për të gjitha këto dhe padiskutim për të gjitha zhvillimet brenda shtëpisë tonë, ky angazhim, ky bashkëbisedim me demokratët është shumë i dobishëm. Ndërsa ana tjetër që ju përmendët një grup njerëzish që lëviz sa në një takim në takimin tjetër për fat të keq u kujton shqiptarëve fillimin e pluralizmit të ashtuquajturit vullnetarë të një tjetër individi që kishte ngritur kultin vetes dhe është përgënjeshtrimi më i mirë që i bën vetvetes. Sepse normalisht nëse e vërteta do të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha atëherë ç’nevojë ka t’i nxjerrësh vullnetarë një deputeti të shkarkuar nga posti i kryetarit dhe që është në kontakt me demokratët për t’i takuar. E vërteta është krejt ndryshe. Shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve. 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit. Argumente po, debat po, kundërshtime po, garë po. Kemi pasur, i inkurajoj dhe do t’i kemi. Ndaj shumica e demokratëve sot janë më të qartë se kurrë dhe janë në këto takime që unë po zhvilloj dhe në takime të tjera që do të zhvilloj. Dhe shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve shëtitës shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si një fasadë, si mish për top për një gënjeshtër, për gënjeshtrën që demokratët janë të përçarë. Jo! Demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të larguar regjimin e Edi Ramës dhe për t’ju kthyer shqiptarëve shpresën. Dhe unë jam me demokratët dhe do të jem me demokratët deri në fund të kësaj beteje me fitore jo thjesht për PD-në, por për Shqipërinë.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e sotëm të presidentit Ilir Meta dhe kreut të grupit parl...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Ba...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim do të japë mbrëmjen e sotme një intervistë për Erla Mëhillin në ‘Euronews’. Njoftimin për këtë intervistë e ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se datat e propozuara për zgjedhjet e pjesshme lokale. Për gazetarët, kreu i shtetit tha se fjalë...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pari nga përfaqësuesit e partive që i është përgjigjur thirrjes së P...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i tronditur nga tensionet që kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Për g...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar tek ‘5 Maji’ në Tiranë, ku ka pasur përplasje ...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Taulant Balla do të shkojë në Presidencë rreth orës 12:30. Balla do të takohet me Presidentin Ilir Meta pë...
TIRANË– Deputetët Dhurata Çupi dhe Bledion Nallbati dolën ditën e sotme në krah të banorëve tek 5 Maji kundër prishjes pa kontratë të shtëpive...
FIER – Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Agron Kapllanaj ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, me anë të së cilës ka ir...